E diele, 28.09.2025, 10:15 PM (GMT+1)

Mendime

Presidenti i Edi Ramës kërkon punëtorë nga Bangladeshi, reagon Marin Mema

E diele, 28.09.2025, 06:54 PM


Marin MEMA:

Presidenti i Republikës së Shqipërisë nuk e ndjen dhimbjen e shqiptarëve që po ikin çdo ditë, nuk shqetësohet për qytetet që po zbrazen dhe fshatrat që po shuhen. Mesa duket, vizioni i tij “global” e ka bërë të harrojë interesat e vendit që përfaqëson.

Në vend që të flasë për hallet e shqiptarëve, Presidenti i kërkon Kryeministrit të qeverisë teknike të Bangladeshit, Muhammad Yunus, të sjellë punëtorë nga vendi i tij. Pra, le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!

Kjo nuk është mbrojtje e kombit, kjo është tradhti ndaj tij. Kjo është të kujdesesh për xhepat e politikës dhe biznesit, jo për të ardhmen e shqiptarëve.

Me gjithë respektin për popullin e Bangladeshit, unë sot dua mbështetje për shqiptarët: vende pune, ekonomi të qëndrueshme, mundësi të vërteta për të rinjtë që po ikin me valixhe në dorë. Kjo duhet të jetë detyra e çdo shtetari që mban mbi supe emrin “President i Republikës së Shqipërisë”. Dhe nëse ai nuk e ndjen këtë përgjegjësi, atëherë nuk përfaqëson dot as popullin e vet.

https://www.facebook.com/profile.php?id=100044253258409



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Florim Zeqa: Referendumi pa shtet dhe shteti pa Referendum! Idriz Zeqiraj: Pan-i bllokon Kosovën, shkak Vetting dhe Byroja Milazim Zeqiraj: Roli i SHBA në raport më Kosovën që nga 24.3.1999 deri të vendimi për pezullimin e dialogut strategjik me 12.9.2025 Llesh Ndoj: Bo(sh)llëku (dez)informativ dhe konsumatori Klajd Kapinova: Kash Patel deklasifikon raportin: FBI futi qindra agjentë civilë në turmat e 6 janarit 2021 Kalosh Çeliku: Kamaleoni Asllan Dibrani–Luani: Hebrenjtë mbi 200 Nobelistë, shqiptarët vetëm një: Ç’na mungon neve? Florim Zeqa: Votoni asambleistët më të mirë! Adil Fetahu: Drejtësia ndërkombëtare është në krizë, sepse të fortit nuk e respektojnë Asllan Dibrani-Luani: Tokat Historike të Izraelit – Midis së Drejtës dhe Luftës së Përhershme dhe Beteja për Rikthimin e Tokave të Veta Florim Zeqa: Thirrje kandidatëve - Bëni fushatë të qetë dhe dinjitoze Milazim Zeqiraj: Situata politike në Kosovë pas zgjedhjeve Asllan Dibrani-Luani: BIK-u në Serbi e Kosovë – vegla të Beogradit kundër kombit shqiptar Rrezart Kalaja: Hoxhallarët – spiunë të rinj të Serbisë Idriz Zeqiraj: Pezullimi i Dialogut Strategjik - ndëshkim kolektiv i klasës politike! Asllan Dibrani – Luani: Parada e Beogradit dhe Mashtrimi i Dyfishtë ndaj Shqiptarëve Florim Zeqa: Votoni më të mirët, ndëshkoni mashtruesit! Jaho Brahaj: Ku po Shkojmë(!?) Asllan Dibrani (Luani): Gjendja dramatike e politikës botërore dhe përplasja në Lindjen e Mesme Klajd Kapinova: Otomani Vaso Pasha sa i bardhë për shqiptarët e tij aq i zi për libanezët

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx