| E diele, 28.09.2025, 06:54 PM |
Marin MEMA:
Presidenti
i Republikës së Shqipërisë nuk e ndjen dhimbjen e shqiptarëve që po ikin çdo
ditë, nuk shqetësohet për qytetet që po zbrazen dhe fshatrat që po shuhen. Mesa
duket, vizioni i tij “global” e ka bërë të harrojë interesat e vendit që
përfaqëson.
Në
vend që të flasë për hallet e shqiptarëve, Presidenti i kërkon Kryeministrit të
qeverisë teknike të Bangladeshit, Muhammad Yunus, të sjellë punëtorë nga vendi
i tij. Pra, le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!
Kjo
nuk është mbrojtje e kombit, kjo është tradhti ndaj tij. Kjo është të kujdesesh
për xhepat e politikës dhe biznesit, jo për të ardhmen e shqiptarëve.
Me
gjithë respektin për popullin e Bangladeshit, unë sot dua mbështetje për
shqiptarët: vende pune, ekonomi të qëndrueshme, mundësi të vërteta për të
rinjtë që po ikin me valixhe në dorë. Kjo duhet të jetë detyra e çdo shtetari
që mban mbi supe emrin “President i Republikës së Shqipërisë”. Dhe nëse ai nuk
e ndjen këtë përgjegjësi, atëherë nuk përfaqëson dot as popullin e vet.
https://www.facebook.com/profile.php?id=100044253258409