Mendime
Florim Zeqa: Pa largimin e drejtorëve politik nuk ka rritje cilësisë në arsim!
E enjte, 02.10.2025, 06:55 PM
Pa largimin e drejtorëve politik nuk ka rritje cilësisë në arsim!
Shkruan: Florim Zeqa
Ku më pak e ku më
shumë, diku nga niveli qendor e diku tjetër nga qeverisjet lokale, pothuajse 90
% e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme janë drejtor politik të emëruar
drejtëpërdrejt nga liderët partiak!
Drejtor pa asnjë
ditë përvojë pune në arsim
Meqë isha pjesë e
sistemit arsimor, i njoh mirë kriteret që duhet t'i plotëson një kandidat për
t'u zgjedhur drejtor i një shkolle. Përvoja e punës në arsim është kriteteri
themeltar, pastaj vijnë sukseset në procesin edukativo-arsmor, aftësia
menagjeriale dhe ngritja e nevojshme në aspektin pedagogjik.
Shumicës së drejtorëve politik nëpër shkollat e Kosovës,
edhe pse nuk ju mungojnë titujt shkencor (me plagjiaturë dhe pa mbulesë
profesionale), atyre ju mungon përvoja në arsim!
E keqja bëhet akoma më e madhe, kur këta persona
katapultohen në postin e drejtorit të shkollës sillen sikur kapadinj, nuk
përfillin rregulla dhe ligje, nuk përfillin planprograme mësimore, e çka është
më keq nuk i përfillin konkurset dhe nuk i respektojnë kriteret vlerësuese për
pranimin e kuadrove të reja nëpër shkolla!
Për më tepër se kaq, drejtorët politik vendosin për
(mos)pranimin e nxënësve në shkollat e mesme profesionale e jo komisioni vlerësues
apo 'Këshilli i Shkollës' i cili është barometër më ekzakt për vlerësimin e
aftësive të nxënësve!
Kështu, drejtorët politik i mbushin shkollat me familjarë
dhe militant partiakë me diploma të fabrikuara gjithandej trojeve shqiptare,
duke i lënë jashtë procesit mësimor kuadrot e mirëpërgatitura me tituj meritor
për lëmitë e caktuara!"
Si pasojë e kësaj, e kemi vlerësimin më negativ të
mundshëm të PISA-s, e cila po e rendit Kosovën ndër vendet e fundit në botë sa
i përket rezultateve të nxënësve në testin e parashtruar!
Për këtë nuk janë fajtor nxënësit, por përformanca e dobët
e mësimdhënësve e cila reflektohet në suksesin e nxënësve!
Me drejtor politik
dhe në mungesë të inspektorëve dhe pedagogëve nëpër shkolla, dita-ditës kemi
rënje të cilësisë në arsim! Poli(e)tikanët e kanë shpikur mësimin 'tërëditor'
kinse për rritje të efikasitetit në arsim, por rezultatet në arsim nuk arrihen
me zgjatjen e orarit mësimor për nxënësit, por me ngritjen e cilësisë në arsim
e cila do të arrihet vetëm me largimin e drejtorëve politik dhe me testimin e
përformancës së mësimdhënësve!
Florim Zeqa, 2 Tetor 2025