Mendime
Nikoleta Kovaçi: Krimi në Bruksel e gjama në Tiranë
E marte, 30.09.2025, 06:56 PM
Krimi në Bruksel e gjama në Tiranë…
Nga
Nikoleta Kovaçi
Në
Bruksel nji djalë shqiptar asht gjet i varun në nji tabelë! Krimi monstruoz ka
mrapa killera që belgët nuk e mendojnë që munden me kanë shqiptarë! Ata i
referohen nji modeli meksikan të përballjeve mes kartelëve të drogës! E
megjithatë mue s'di pse më rri mendja se e kanë ba shqipot tonë!
Por
ajo për të cilën po e sjell këtu nuk asht ngjarja, sepse atë do ta hetojnë ata
të cilët kanë çue mas hekurave edhe killerat tanë që kena pas nëpër kamë prej
dekadash, killerat tanë që kanë ba akte monstruoze si ai e ma keq (se mos ju
rren mendja se i ka kap SPAK-u) por për faktin se ku janë përfshi fëmijët tanë!
E
di që ktu masa do nisë arsyetimin moralist, pa grimë morali, por në gjurmët e
fatit të atij djali, janë me qindra e mijëra djem që kanë hy në rrugën e
trafikut të drogës! E në fakt janë shty me hy, e në fakt s'kanë pa rrugë tjetër
ma të shpejtë me u përball me trafikantët e krejt organeve të Shqipnisë, të cilët
janë ba sheikë tue i shit zemër e shpirt Shqipnisë kushdo që ka kërkue me i'a
marr!
E
di që ai djalë do të quhet kriminel dhe do të quhet pikërisht prej atyne që
fëmijët e tyne ose i kanë strehue nëpër punëra me lekë të vjedhura, ose thjesht
drogohen me lekët që babi e mami i vjedhin këtij vendi, ose nga ata që nuk e
dinë se çfarë ju punojnë fëmijët jashtë, por janë mjaftue me ikjen e tyne a
thue su sigurojnë bukën e përditshme, ose ilaçet i përditshme!
Krimi
në Bruksel duhet të ishte alarm në Shqipni, duhet të jetë gjamë ndër ne, kur
shohim që përditë fëmijë e të rinj mbushin Rinasin me ik prej ktij vendi;
dikush me shpëtue të ardhmen e vet e dikush me ndryshue të ardhmen e vet! K'ta
të dytët, që fatkeqësisht janë të shumtë hyjnë në rrugën e djallit, për t'u
barazie me djajtë që nuk iu lanë shteg as frymë pa iu zanë dhe marrë!