Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nikoleta Kovaçi: Krimi në Bruksel e gjama në Tiranë

| E marte, 30.09.2025, 06:56 PM |


Krimi në Bruksel e gjama në Tiranë…

Nga Nikoleta Kovaçi

Në Bruksel nji djalë shqiptar asht gjet i varun në nji tabelë! Krimi monstruoz ka mrapa killera që belgët nuk e mendojnë që munden me kanë shqiptarë! Ata i referohen nji modeli meksikan të përballjeve mes kartelëve të drogës! E megjithatë mue s'di pse më rri mendja se e kanë ba shqipot tonë!

Por ajo për të cilën po e sjell këtu nuk asht ngjarja, sepse atë do ta hetojnë ata të cilët kanë çue mas hekurave edhe killerat tanë që kena pas nëpër kamë prej dekadash, killerat tanë që kanë ba akte monstruoze si ai e ma keq (se mos ju rren mendja se i ka kap SPAK-u) por për faktin se ku janë përfshi fëmijët tanë!

E di që ktu masa do nisë arsyetimin moralist, pa grimë morali, por në gjurmët e fatit të atij djali, janë me qindra e mijëra djem që kanë hy në rrugën e trafikut të drogës! E në fakt janë shty me hy, e në fakt s'kanë pa rrugë tjetër ma të shpejtë me u përball me trafikantët e krejt organeve të Shqipnisë, të cilët janë ba sheikë tue i shit zemër e shpirt Shqipnisë kushdo që ka kërkue me i'a marr!

E di që ai djalë do të quhet kriminel dhe do të quhet pikërisht prej atyne që fëmijët e tyne ose i kanë strehue nëpër punëra me lekë të vjedhura, ose thjesht drogohen me lekët që babi e mami i vjedhin këtij vendi, ose nga ata që nuk e dinë se çfarë ju punojnë fëmijët jashtë, por janë mjaftue me ikjen e tyne a thue su sigurojnë bukën e përditshme, ose ilaçet i përditshme!

Krimi në Bruksel duhet të ishte alarm në Shqipni, duhet të jetë gjamë ndër ne, kur shohim që përditë fëmijë e të rinj mbushin Rinasin me ik prej ktij vendi; dikush me shpëtue të ardhmen e vet e dikush me ndryshue të ardhmen e vet! K'ta të dytët, që fatkeqësisht janë të shumtë hyjnë në rrugën e djallit, për t'u barazie me djajtë që nuk iu lanë shteg as frymë pa iu zanë dhe marrë!