Mendime
Ben Blushi: Pse nuk duhet njohur Palestina
E merkure, 01.10.2025, 06:53 PM
PSE NUK DUHET NJOHUR PALESTINA
Nga
Ben Blushi
Njohja
e Palestinës nga Franca dhe Britania ka ngritur një pyetje themelore mbi
moralin e popujve.
Pyetja
është kur e meriton një popull të ketë shtetin e vet ?
Bota
ka ende shumë popuj që nuk kanë shtet, megjithëse kanë luftuar më shumë se
palestinezët, megjithëse kanë rezistuar më gjatë se ata, megjithëse nuk ia kanë
zaptuar askujt tokën sic kanë bërë arabët palestinezë për shekuj dhe megjithëse
nuk kanë krijuar organizata terroriste që vrasin fëmijë duke lozur në oborr.
Në
80 vitet e fundit palestinezët kanë bërë cdo gjë keq.
Ata
kanë qenë armiqtë më të mëdhenj të shtetit të tyre.
Në
vitin 1947 ata refuzuan formulën e OKB për krijimin e dy shteteve,Palestinës
dhe Izraelit dhe shkuan në një luftë guerrile të cilën e humbën.
Më
pas shkuan sërish në luftë në vitin 1967 me ndihmën e shteteve të tjera arabe
dhe humbën përsëri.
Në
vitin 2000 e refuzuan marrëveshjen e Paqes së Presidentit Klinton, sipas të
cilës Izraeli dhe Amerika e njihnin shtetin palestinez dhe po ti mbledhësh refuzimet
palestineze, del se Izraeli e ka refuzuar më pak shtetin e Palestinës se vetë
palestinezët.
Duke
kaluar nga dështimi në dështim palestinezët humbën me rradhë kohën,
tokën,financat, ushtarët, aleatët dhe shpresën.
Mjafton
të shohësh shifrat e rritjes demografike të këtyre dy popujve për të kuptuar si
janë sjellë ata me veten.
Në
vitin 1947 gjithë territori palestinez kishte 2 milion banorë.
Nga
këta 1.4 milion ishin arabë dhe 600 mijë ishin hebrenj.
Sot
numrat janë përmbysur.
Palestina
ka rreth 5 milion banorë, ndërsa Izraeli 10 milion.
Në
80 vjet Izraeli, ky shtet i krijuar nga emigrantë që erdhën nga Evropa pasi
ishin masakruar dhe shpronësuar nga Hitleri, krijoi në shkretëtirë bujqësinë më
të përparuar në planet,ndërtoi ushtrinë më inteligjente që kemi parë deri sot,
është lider i padiskutueshëm në AI dhe ka një ekonomi që prodhon 600 miliard
dollarë në vit, disa herë më të madhe se të shumë vendeve evropiane që sot po
njohin Palestinën dhe dy herë më të madhe se Irani, megjithëse nëntoka e tij e
thatë nuk pikon asnjë gram naftë.
Ndërkaq
Gaza dhe West Bank,ku jetojnë 5 milion palestinezë nuk bëjnë dot më shumë se 15
miliardë dollarë ekonomi në vit dhe kjo përpara luftës.
Duke
parë këto numra nuk ka nevojë të jesh ekonomist, për të kuptuar se cfarë ka
bërë në 80 vjet një popull dhe cfarë ka bërë populli tjetër.
Por
nuk mbaron këtu.
Krahasimi
i standarteve të demokracisë së këtyre dy popujve është edhe më i dhimbshëm.
Izraeli
është një demokraci e fortë, aty shtypi është i lirë, shumica e gazetave janë
kundër qeverisë, populli del cdo javë në protestë, parlamenti funksionin,
zgjedhjet mbahen cdo katër vjet dhe gjykatat mezi po presin ta burgosin
kryeministrin në detyrë, me dyshimin se gruaja e tij ka marrë shpërblim disa
dhurata të shtrenjta.
Nga
ana tjetër palestinezët kanë njëzet vjet që nuk bëjnë zgjedhje.
Dhe
një herë që votuan zgjodhën Hamasin, i cili natyrisht nuk lejon më zgjedhje që
nga dita që ka marrë pushtetin.
Pyetja
është pse ky ndryshim?
Pse
dy popuj që jetojnë në një vend, që ushqehen nga e njëjta tokë, që pinë të
njëjtin ujë dhe që lagen nga një det ndryshojnë kaq shumë.
Si
ka mundësi që Izraeli u kthye në një superfuqi ekonomike për 80 vjet, ndërsa
palestinezët nuk prodhuan dot as demokraci dhe as ekonomi për të njëtën
periudhë kohe?
Ata
që duan të justifikojnë palestinezët thonë se Izraeli i ka penguar të
zhvillojnë ekonominë dhe demokracinë.
Për
ironi të fatit zgjedhjet e fundit në territoret palestineze janë zhvilluar në
vitin 2005 kur izraelitët u larguan nga Gaza dhe ia lanë palestinezëve.
Që
atë ditë aty nuk janë bërë më zgjedhje dhe prandaj është e cuditshme të mendosh
se palestinezët shkojnë në kutitë e votimit vetëm kur janë të pushtuar.
Kur
janë të lirë ata nuk i duan zgjedhjet.
Pikërisht
kjo është kriza e vërtetë e Gazës që asnjë njohje nuk e zgjidh dot.
Pamundësia
e palestinezëve për tu qeverisur vetë.
Paaftësia
e tyre për të njohur demokracinë si instrument bashkëjetese.
A
e meritojnë palestinezët shtetin në këto kushte?
A
duhet të ketë shtet një popull që në vend të institucioneve të zgjedhura,
pranon të qeveriset nga një grup terrorist i armatosur?
A
është gjithë Gaza Hamas?
A
e duan palestinezët Hamasin?
Për
fat të keq po.
Në
dy vitet e fundit miliona izraelitë kanë protestuar kundër luftës, por asnjë
palestinez nuk ka kundërshtuar Hamasin
Të
rinjtë palestinezë që kapërcejnë tela me gjemba për të vrarë vajza izraelite në
koncert, nuk janë rebeluar kurrë kundër Hamasit.
Ata
që sakrifikojnë jetën për të masakruar civilë izralelitë të pafajshëm mund të
kishin rrezikuar për tu ngritur kundër Hamasit.
Por
kjo nuk ka ndodhur.
Palestinezët
e adhurojnë Hamasin.
Terroristët
ata i shpallin martirë.
Në
Gaza nuk ka asnjë parti, asnjë lider dhe asnjë grup politik që e kundërshton
Hamasin.
Prandaj
njohja e Palestinës pa kushte është një shpërblim që populli palestinez nuk e
meriton.
Popujt
duhet të mbajnë përgjegjësi për aktet e tyre.
Ne
shqiptarët i sollëm komunistët në pushtet me vota dhe për 45 vjet nuk bëmë
asgjë për ti rrëzuar.
Komunistët
na dhunuan dhe ne iu nënshtruam dhunës.
Sikur,
larg qoftë, komunistët shqiptarë të kishin dhunuar edhe një popull tjetër, ne
do ishim njëlloj përgjegjës ,sic janë përgjegjës gjermanët që e sollën Hitlerin
në pushtet dhe ia dhanë fëmijët ushtarë për të pushtuar botën.
Sot
gjermanët ia njohin vetes këtë ultësirë morale dhe jetojnë me kokën ulur që me
votat e tyre krijuan një përbindësh.
Por
nga ky kriter moral nuk mund të përjashtohen palestinezët.
Hamasi
është përbindëshi i tyre.
Ata
e lindën këtë mostër dhe prandaj duhet të jenë njëlloj përgjegjës si gjermanët.
Në
emër të moralit, palestinezëve u duhet vënë si kusht zhdukja e mostrës që
krijuan.
Shfarosja
e Hamasit nuk mund të jetë vetëm detyrë e Izraelit, por e vetë palestinezëve.
Atyre
ju takon mos ia japin fëmijët ushtarë, atyre ju takon të mos i strehojnë
terroristët, atyre u takon ti nxjerrin vrasësit e pamëshirshëm përfundimisht
nga zemra.
Palestinezët
duhet të kalojnë një proces ekzorcizmi, duhet të nxjerrin djallin nga shpirti.
Vetëm
nësë e bëjnë këtë akt civil mund të fitojnë të drejtën për të patur shtetin e
tyre.
Prandaj
gabohet kush beson se cështja e Palestinës ka lidhje vetëm me Izraelin.
Qeveria
e Izraelit kanë bërë shumë gabime, ushtria e saj ka vrarë qytetarë të
pafajshëm, gra pleq dhe fëmijë të pambrojtur prandaj shumë njerëz me të drejtë
besojnë se ndëshkimi i merituar për këtë vend është të ketë fqinj një
përbindësh si Hamasi që kafshon cdo ditë.
Njohja
e Palestinës është ndëshkim për Izraelin që po vret pa u ndalur, por ndëshkimi
i dikujt nuk mund të jetë dhurata e dikujt tjetër.
Palestinezët
nuk e meritojnë shtetin që po ju falet, sepse nuk kanë bërë asgjë për ta
merituar atë.
Njohjet
perëndimore rrezikojnë të krijojnë një Goliath të ri në kufi të Izraelit, një
shtet të egër që kërcënon dhe lufton pa pushim.
Por
Goliathi mitik ka qenë palestinez, megjithëse nuk ka qenë arab dhe ndoshta të
kesh fqinj një përbindësh është destini i Izraelit që sot nuk i ngjan fare
Davidit, bariut të varfër hebre që shpëtoi popullin e vet duke vrarë Goliathin.
Ata
që duan ti amnistojnë palestinezët nga të gjitha fajet e tyre, thonë madje se
Goliathi dhe Davidi kanë ndrruar vendet.
Tani
Davidi i dobët është palestinez dhe Goliathi i tmerrshëm është izraelit.
Mirëpo
zgjidhja nuk gjendet te legjendat e riciklueshme.
Cështja
e Palestinës nuk ka të bëjë vetëm me Izraelin por me moralin e kohës
Palestina
nuk është gati për të bashkëjetuar me pjesën tjetër të botës së qytetëruar.
Kjo
është cështja.
Palestina
nuk është gati për të bashkëjetuar me ne.
Palestina
nuk është gati për të jetuar si ne.
____________
Lexoj
shumë komente që krahasojnë Kosovën me Palestinën, çka është shumë e gabuar, dhe
ja pse:
Kosovarët
nuk bënë në asnjë moment atë që po bëjnë palestinezët.
Kosovarët
nuk krijuan një organizatë terroriste si Hamasi.
Ata
krijuan UÇK për t’u mbrojtur nga dhuna e paramilitarëve serbë në Kosovë.
UÇK
nuk u fut asnjëherë në territorin e Serbisë duke vrarë fëmijë, duke përdhunuar
gra dhe duke i prerë kokën burrave të pambrojtur.
Në
të kundërt, militantët e Hamasit vranë 1200 veta që po kërcenin në një koncert
më 7 tetor 2023 dhe morën 250 pengje, nga të cilat shumë vdiqën barbarisht dhe
52 ende nuk janë kthyer.
Nëse
UÇK do të ishte sjellë si Hamasi, Kosova nuk do të ishte bërë kurrë shtet.
Ky
është ndryshimi i madh, dhe prandaj palestinezët që ushqejnë dhe mbrojnë
Hamasin nuk e meritojnë të kenë shtet, sepse nuk janë ndarë ende nga dhuna dhe
barbaria.
Dhe
duhet ta dini se represioni serb në Kosovë dhe masakrat e viteve 1912-1913 kanë
qenë të llahtarshme dhe të pakrahasueshme me atë që po ndodh në Gaza.
Prandaj
mos e krahasoni Kosovën me Palestinën dhe kosovarët me palestinezët.
Edhe
diçka: kosovarët ishin dhe janë në tokat e tyre, ndërsa palestinezët arabë kanë
ardhur aty pas viteve 700.
https://www.facebook.com/benblushi.al