Mendime
Florim Zeqa: Kosova shtet me (vet) qeverisje lokale!
E hene, 06.10.2025, 06:55 PM
Kosova shtet me (vet) qeverisje lokale!
Gjysëm
shtet është vendi në të cilin nuk respektohen vendimet e institucioneve të
pavarura shtetërore
Kosova tetë muaj nga zgjedhjet
parlamentare ende është pa Parlament të konstituar, pa Qeveri dhe pa
institucione qendrore funksionale! Mbajtja e zgjedhjeve lokale pa institucione
shtetërore funksionale dhe fuqiplote më shumë i gjason një shteti autonom me vetëqeverisje
lokale sesa një shteti të pavarur dhe sovran!
Shkruan: Florim Zeqa
Deri në këtë deregje shtetin e solli kjo klasë e papërgjegjshme
politike, pa dallim pushtet dhe opozitë, që nuk po mund merren vesh për ndarjen
e tallit të pushtetit në gjysëm shtet!
Pse gjysëm shtet?!
Sepse, nuk ka si të quhet
ndryshe një vend, politikanët e të cilit nuk arrijnë të themelojnë
institucionet e shtetit në përputhje me vullnetin e qytetarëve të shprehur në
zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti!
Gjysëm shtet është ai vend,
liderët e të cilit nuk kanë koordinim mes tyre as në planin e brendshëm dhe as
në atë të jashtëm!
Gjysëm shtet është ai vend
i cili mbetet peng i egove dhe inateve personale të liderëve partiakë!
Gjysëm shtet është vendi në
të cilin nuk respektohen vendimet e institucioneve të pavarura shtetërore, duke
filluar nga ato të gjykatave themelore e deri tek kushtetuesja si organi më i
lartë juridik!
Edhe pak më pak se gjysëm
shtet është ai vendi i cili mbetet mbi tetë muaj pa Parlament dhe pa Qeveri
funksionale!
Këtë boshllëk
instituaiconal është duke e shfrytëzuar presidenca, përkatësisht Presidentja e
shtetit me kompetenca më shumë ceromoniale sesa vendimarrëse në vendin tonë
shkaku i sistemit qeverisës (parlamentar) që e kemi.
Si pasojë e këtij boshllëku
politik në shtetin që e përfaqëson, Presidentja në vend që të luaj rolin
unifikues për bashkimin e subjekteve politike për formimin e institucioneve
shtetërore, e ka zgjedhur rrugën e luksit dhe të kënaqësisë shpirtërore me
vizitat e shpeshta dhe të stërgjatura në SHBA dhe gjithandej shteteve
evro-perëndimore pa asnjë lloj dobie për shtetin!
Nëse i llogarisim vizitat e
shumta të Presidentes së gjysëm shtetit më të vogël në botë brenda një mandati
politik, atëherë Ajo ua kalon të gjithë homologëve botëror, anipse kompetencat
dhe niveli i saj është dukshëm më inferior sesa i të gjithë liderëve të
shteteve të rajonit!
Vizitat e shpeshta të
Presidentes së shtetit pa institucione të kujtojnë atë thënjen e moçme
popullore: "Fshati digjej, plaka krihej"! Thënë ndryshe, Presidentja
nuk e ka hallin e shtetit dhe as të qytetarëve të varfër pa sigurime
shëndetësore dhe pa përspektivë jetësore, por të egos së saj, se si të kënaqet
me paratë e shtetit, të shtetit i cili dita-ditës po fundoset drejt greminës së
pakthim!
Këtë e dëshmojnë vizitat
ndaras të dy liderëve shtetëror në SHBA dhe aktivitetet diplomatike dhe private
po ashtu ndaras janë pasqyrë e moskoordinimit të tyre. Vjosa në margjinat e
tryezave ndërkombëtare, kurse Albini në "Vatra" me bashkatdhetarë
paraqesin kontrastin më të keq të diplomacisë (inekzistenete) shtetërore të
Kosovës!
Të paktën, pas zgjedhjeve lokale të 12 tetorit do të bëhemi me
institucione të reja komunale apo me (vet) qeverisje lokale në shtetin më pak
sovran dhe më shumë autonom të Kosovës! Fundja ka kohë që Kosovës i është
vendosur fusnota* në vend të Republikës në takimet ndërkombëtare, gjë të cilën
e kanë përfillur edhe liderët aktualë të shtetit tonë, Kosovo* pa Republikë!