E hene, 13.10.2025, 12:26 AM (GMT+1)

Mendime

Rrezart Kalaja: Nazim Cakolli – Nga betejat për liri te përkushtimi për zhvillim dhe dinjitet qytetar

E diele, 12.10.2025, 06:48 PM


Nazim Cakolli – Nga betejat për liri te përkushtimi për zhvillim dhe dinjitet qytetar

Shkruan: Rrezart Kalaja – 10 tetor 2025

Në një kohë kur qytetarët e Prishtinës kërkojnë përfaqësues të ndershëm, me përvojë dhe me ndjenja të vërteta shërbimi, emri i Nazim Cakollit spikat si shembull i rrallë i përkushtimit dhe integritetit. Ai përfaqëson tri shtylla themelore të rrugëtimit qytetar: arsimimin, lirinë dhe zhvillimin.

I lindur më 25 janar 1953Krilevë të Dardanës, Cakolli është rritur në frymën e dashurisë për dijen dhe për vendin. Shkollimin fillor e kreu në “Ramiz Sadiku” në Marec, shkollën e mesme pedagogjike “Milladin Popoviq” në Prishtinë, ndërsa studimet universitare i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin Filozofi–Sociologji.
Si mësues, profesor dhe drejtues shkolle për mbi 30 vite, ai ka formuar breza të tërë me kulturë, vlera dhe dashuri për dijen.

Pas luftës, përvojën e tij e vuri në shërbim të qytetarëve përmes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, e më vonë, nga viti 2014 deri më 2018, në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Komunës së Prishtinës, ku dëshmoi përkushtim, përgjegjësi dhe transparencë në punë publike.


Një jetë në shërbim të lirisë dhe shoqërisë

Nazim Cakolli nuk e nisi rrugën e tij në administratë, por në terrenin e përballjeve kombëtare.
Që nga viti 1989, ai u përfshi në Aksionin e Faljes së Gjaqeve të udhëhequr nga prof. Anton Çeta, si dhe në veprimtarinë e Rinisë Studentore. Si sekretar organizativ i LKÇK-së dhe pjesëtar i UÇK-së në Zonën e Llapit e Gollakut, ai kontribuoi drejtpërdrejt në rrugën e çlirimit të vendit.
Këto përvoja e kanë formuar si njeri me ndjenja të thella përgjegjësie, solidariteti dhe vendosmërie.

Pas luftës, për dhjetë vite me radhë, qytetarët e Prishtinës e zgjodhën kryetar të Bashkësisë Lokale IX, ku ai shërbeu me ndershmëri dhe punë konkrete për komunitetin.


Kandidati që e njeh Prishtinën dhe njerëzit e saj

Në zgjedhjet komunale të 12 shtatorit 2025, Nazim Cakolli garon me numrin 39 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Ai nuk vjen si figurë politike e zakonshme, por si arsimtar, luftëtar dhe qytetar që njeh çdo rrugicë të Prishtinës dhe çdo halle të njerëzve të saj.

“Së bashku e nisëm rrugën,
së bashku do ta çojmë Prishtinën përpara.
Së bashku na priftë e mbara për një Prishtinë moderne, të zhvilluar dhe të bukur.”
Nazim Cakolli


Zëri që nuk hesht për drejtësi

Në një kohë kur shumë flasin për politikë, por pak veprojnë, Nazim Cakolli përfaqëson zërin e njeriut të zakonshëm që punon, mendon dhe ndjen për qytetin e tij.
Ai është pjesë e brezit që i dha Prishtinës dije, përvojë dhe moral – dhe sot është gati të japë përsëri kontributin e tij, kësaj here përmes Kuvendit Komunal.

Cakolli beson se zhvillimi i Prishtinës nuk vjen nga premtimet e mëdha, por nga bashkëpunimi, përkushtimi dhe puna e ndershme. Ai vjen me një vizion të qartë: një Prishtinë më të gjelbër, më sociale, më të drejtë dhe më afër qytetarëve.


THIRRJA PËR PRISHTINËN

Qytetarë të Prishtinës,
Nëse kërkoni një zë që nuk ju harron pas zgjedhjeve, një përfaqësues që del nga mesi juaj dhe që nuk ka frikë të flasë për të vërtetën,
atëherë më 12 shtator votoni për Nazim Cakollin – numri 39 në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

?? Votoni për njeriun që e njeh Prishtinën, që e do zhvillimin dhe që e ruan ndershmërinë.
Sepse Prishtina meriton njerëz me vepra, jo me fjalë.


Nazim Cakolli – një jetë në shërbim të arsimit, lirisë dhe qytetarëve.
Për një Prishtinë moderne, humane dhe me dinjitet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx