Mendime
Florim Zeqa: Një libër i pavlerësuar është libër i palexuar!
E marte, 07.10.2025, 06:58 PM
Një libër i pavlerësuar
është libër i palexuar!
Shkruan:
Florim Zeqa
Librin
e fundit, të dhjetin më radhë, “Personalitete që lanë gjurmë”, fillimisht si
ide ishte sfiduese, pastaj me vështirësi e materializova pas një pune dy
vjeçare. Por mundi u shpërblye. Ky është libri më i lexuar dhe më i vlerësuar
deri më tani nga opinioni publik!
Nuk mjafton vetëm vullneti i mirë që të kuptojnë të tjerët
Për asnjërin nga librat paraprak nuk mora më shumë lëvdata dhe dhurata poashtu. Megjithatë, nuk munguan as kritikat dhe pakënaqësitë nga një pjesë e painformuar e popullatës së lokalitetit për të cilin u shkrua dhe u tha në këtë libër!
Duke i njohur thellë rrethanat
dhe specifikat e lokalitetit bëra përpjekje që libri të jetë gjithëpërfshirës
me personalitete.
Kam
pritur reagime të atyre që nuk janë pjesë e librit, por asnjëherë nuk më ka
shkuar mendja që personalitetet brenda librit do të kundërshtojnë njëri-tjetrin!
Vërtetë
e papritshme dhe e neveritshme ishte pyetja e disa personaliteteve brenda
librit, pse e ke futë në libër “X” apo “Y” personin, ai nuk e ka asnjë vlerë!
Është
dashur të më pyesni mua, tha tjetri, kurse pati edhe të atillë që u kapen edhe
në renditjen e personaliteteve, pse këtë e keni vendosë këtë të parin, e pse
atë tjetrin në mes apo në fund të librit!
Si pasojë e kësaj përplasje paradoksale, janë 10 personalitete në brendi të librit që nuk e kanë e kanë marrë librin e ofruar gratis nga unë!
Në vend të përgjigjes publike të pyetjeve personale
Nga 70 personalitete të Bashkësisë Lokale të Grabanicës që i kam kontaktuar, vetëm 30 prej tyre më janë përgjigjur në mënyrë pozitive, kurse pesë i kam inkorporuar pak para botimit të librit.
Secili nga 35 personalitetet e
librit e ka një vlerë të veçantë që nuk e ka tjetri, andaj kjo i ka shtuar vlerën
librit historik.
Është
e vërtetë që 35 personalitetet e librit i kam mbajtur sekret deri në botimin e
librit!
Asnjëri
nuk e ka ditë që me kë do të takohet në libër!
Këtë
e kam bërë me paramendim, për faktin se, disa prej tyre do të largoheshin para
botimit të këtij libri!
Aq
më tepër, sikur t’i pyesja personalitetet e po të pëlqen ky apo ai tjetri, do
të krijohej një mishmash akoma më i madh!
Kur
është në pyetja renditja e personaliteteve ishte sfidë për veten time!
Cilin
do personalitet që ta vendosja të parin, do ta kinja akoma më të vështirë për
të dytin, të tretin e kështu më radhë deri tek i fundit!
Andaj
zgjidhjen e gjeta tek renditja alfabetike, e jo për nga meritat personale!
Përmes
kësaj zgjidhje jam munduar ta ruaj karakterin tim–thesarin më të çmuar që nuk
blihet me para, të cilin e kam të formësuar me edukatën e shëndoshë të etërve
të mi, gjë të cilën nuk e lejojë të tjetërsohet dhe as të zëvendësohet me asnjë
pasuri të kësaj bote.
Përmes
kësaj zgjidhje (alfabetike) jam munduar të ruaj edhe dinjitetin e
personaliteteve, për shkak se të gjithë e dinë se kush ishte më pak e kush
tjetër më velrëmadh në Bashkësinë Lokale të Grabanicës.
Mision për të hedhur dritë mbi
ngjarjet që i ka mbuluar pluhuri i harresës
Jam munduar që, secilit
personalitet në këtë libër t’i jepë epitete dhe vlera të larta njerëzore, duke
i përzgjedhur vetëm elementet pozitive të jetës së tyre!
Kjo,
përveqse më bën të ndjehem krenar, nuk kam nevojë t’i kërkojë falje askujt për
lëshime eventuale!
Para
se të shkruaj i kam thirrur mendjes dhe zemrës, shpirtit dhe ndërgjegjës time
që të nxjerrë në pah një pjesë të historisë së pashkruar të lokalitetit tonë pa
asnjë lloj subjektivizmi.
Po
të ishte ndryshe, disa nga personalitetet nuk do të bëheshin kurrë pjesë e
librit tim. Për të arritur këtë nivel gjykimi dhe vlerësimi të pavarur, real
dhe analitik e kam tejkaluar veten time për të mirën e përgjithshme dhe për të
vërtetën historike.
Edhe
përkundër sjelljes jo njerëzore të disa injorantëve, nuk e pranova lëndimin e
zemrës time, por eca tutje me forcën e brendshme shpirtërore për të vazhduar me
vëllimin e dytë, “Personalitete që lanë gjurmë në Bashkësinë Lokale të
Grabanicës 2”.
Kjo
është forca ime, ky është misioni im për të cilin jam përcaktuar për të hedhur
dritë mbi ngjarjet që i ka mbuluar pluhuri i harresës.
Do
t’i jamë mirënjohës dhe falenderues secilit banor të lokalitetit tonë që
shprehë gatishmëri për bashkëpunim, në dhënjën e informatave për vete apo
familjarët e tij që kanë lënë gjurmë të pashlyera në historinë më të re,
përkatësisht nga viti 1981 deri në vitin 1995 e jo më pas.
Tashmë
i kam sinjalet e para të bashkëpunimit për vëllimin e dytë! Zoti i bekoftë
zemërmirët dhe shpirtëbardhët e lokalitetit tonë, që janë të gatshëm të
ndriçojnë të kaluarën dhe të trasojnë rrugën e gjeneratave të reja me punë të
mira.
Mos
të harrojmë, se një ditë, secili prej nesh do të largohemi nga kjo botë, në një
kohë që askush s’mund ta përcakton!
Ikim
pa marrë asgjë me vete.
Pas
nesh mbeten vetëm veprat tona, të mira apo të këqija, çfarë do qofshin ato!
Andaj, të mos hezitojmë dhe
t’ua lëmë pas brezave një histori të shkruar me vepra të mira, me respekt dhe
dashuri vëllazërore. Ata që e meritojnë dashurinë e zemrës time dhe ndriçimin e
shpritit tim do ta kenë përjetësisht dhe përgjithmonë!
I juaji: Florim Zeqa, 7 Tetor 2025