E merkure, 08.10.2025, 11:47 PM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: ‘’Zagarët’’ e Ali Ahmetit

E hene, 06.10.2025, 06:57 PM


“ZAGARËT” E ALI AHMETIT

(Fragment i huazuar si ide nga Abetarja.

Dhe, i përpunuar Ditën e Sotme).

NGA KALOSH ÇELIKU

“Zagarët” e Ali Ahmetit, vetë vullnetarisht pa brekë - lakuriq, dolën në sipërfaqe gjatë këtyre fushatave parazgjedhore lokale në Maqedoninë e Veriut (2025). Ende, turren me të katra me brekët nëpër këmbë pas “Lepurit”, dhe Ali Ahmetit në sistemin e Sotshëm ish Neokomunist jugosllav. Veshëgjatë, me bishtin cung pas bythe të këputur nga shqiptarët, duke e ndjekur dëllinjave me armë dhe Penë në dorë, shekuj me radhë shkurrave malore mes dëllinjave. Ose, pa bisht fare në ikje fushave dhe maleve nga qentë besnik të Sharrit Plak. Që Sot, dalin haptas dhiareve Shqiptare Kryengritëse, se: ua ka fajin armiku, Ujku delengrënës?! Aspak e vërtetë, se: fajin ua ka Vetëvetja me këmbët dhe trutë në Legen. Sot, nuk turren pas “Lepurit”, por pas posteve partiake politike dhe pasurisë.

Kurrë, nuk kanë qenë më të përçarë si politikanë, sesa Sot: as në Perandorinë Osmane, e as në “Serbinë e Madhe”. Gjithë jetën me poste partiake si zagarë pas “Lepurit” pa bisht i fshehur dëllinjave malore: Dje, pashallarë, dhe vojvoda. Sot si: kryeministra, ministra, zv/ ministra, drejtorë, deputetë të popullit... Fyt për fyti me të katra turren për pushtet pas posteve politike partiake dhe qeveritare në shtetin e “përbashkët” ende këmbekrye ish jugosllav. Pasurisë personale, familjare, klanore dhe partiake. Jo, t’i turren përmbrapa Ujkut delengrënës me cfurkun e Bariut të Abetares, që ende me vite e shekuj na i hanë qëngjat te “Përroni i Thanës” dhe në vathë, Breglumit malor të Zajazit mes Shqipërisë. Por, pas herdheve të dashit brirëpërdredhur rreth veshëve si dhelpëra dinake, mos i bien udhës pasi ta kërcejë gardhin në livadh. I turren, vetëvetes?!

“Zagarë”, të Ali Ahmetit dhe partive politike shqiptare. Fatkeqësisht, ende i kanë plotë me bërllok kontejnierët e partive politike dhe lagjet shqiptare. Parqet e mbuluar me ferra dhe tela. Pallatet e biznesit pa leje ndërtimi, që lindin si këpurdhat pas shiut mes parqeve dhe gjelbërimit. I prenë edhe pemët, që i mbolli ish sistemi komunist. Sot, i mbushin me ferra, tela dhe pallate biznesi pa leje ndërtimi. Nuk gjuajnë më lepuj, as ujqër delengrënës, por turren pas posteve partiake dhe pasurisë personale, familjare dhe partiake. Edhe, qenëve Sharrit besnik të maleve. Që, nuk i polla Unë, si shkrimtar shqiptar. I pollët vetë ju si politikanë në gjirin e partive politike shqiptare të “vëllazërim – bashkimit” ish jugosllav. Sot, Neojugosllav me “Din e Iman” dhe “Allahu Akber” në minaret e xhamive me katër minare. Parti Politike Shqiptare pas mullarit rreth “Bit – Pazarit”, në mes të Shkupit Shqiptar me poste partiake dhe pasuri personale, familjare, partiake. Kopila, të cilëve ua dimë nënën, por jo ende edhe babën, që i pollët në grazhdin e Lopës në shtetin e “përbashkët” me kurva politike, të cilët sot e vrasin për poste partiake qeveritare edhe babain e vet në Ditën e Sotme. Dhe, na i leni pasmesnate pjellat e juaja para dere si kopila.

Unë, Kalosh Çeliku gjatë këtyre viteve në “liri” vetëm i strehova në bibliotekë si personazhe letrare në shkrimet e mia publicistike dhe libra për Ditën e Nesërme. Përtej, Historisë Shqiptare të Ditës Sotme. Sot, edhe me disa parti politike Shqiptare këmbekrye në “Shtëpinë Publike” me këmbët dhe trutë ne Legen. Parti Politike Shqiptare, pasmesnate me poste partiake politike dhe pasuri personale, dhe familjare marramendëse.

Seç, ma kujtuat Sot fushatën e parazgjedhjeve të kaluara në një fshat të Kërçovës me premtime partiake: ndërtimin e rrugëve, parkingjeve nëntoksore, çerdheve të fëmijëve, shkollave, universiteve... Sot, kur nuk kemi nxënës dhe studentë. Reagimin e një katundari nga fundi i sallës:

- Zotëri, por ne nuk kemi fëmijë? Reagimi i kanditatit për kryetar komune, i përgjigjet publikisht para kamerave televizive:

- Partia, do t’ju lindë edhe fëmijë...

“Zagarë”, që nuk turreni pas Ujkut delengrënës, i cili tinëz na i hanë me vite dhe shekuj qëngjat te lumi gjoja, se: ia turbullojnë ujin nën urë. Edhe, pse, Qëngji lara – lara i përgjigjet Ujkut:

- Unë, nuk ta turbulloj ujin që pi nën ty, rrjedhën e lumit malor. Shkaku, se: Uji rrjedhë nga burimi dhe malet shqiptare mes lisave. E, unë pi ujë nën rrjedhën e Lumit, nën këmbët e Urës.

- Jo. I përgjigjet Ujku delengrënës nga bregu i lumit. Ti, jo! Por, Dje: Babai yt ma ka turbulluar ujin nën urë.

Dhe, Sot: Ujku Delengrënës, nuk turret pas “Lepurit” frikacak që fshihet nën dëllinja, por i kërcen në shpinë qëngjit, duke e hëngër copë – copë në breg të lumit. Arsye, pse: Ende, nuk bëhet Shtet Shqiptar me këto “zagarë” me afat skadimi përdorimi të partive politike shqiptare. Hajdutë me vite kokë më kokë te “Përroni i Thanës” mes dëllinjave.

“Zagarët” e Ali Ahmetit, Sot: nuk gjuajnë lepuj, por u bënë kameleonë...



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx