E marte, 14.10.2025, 12:03 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: “Tejkalimi” i komunizmit nga partitë politike

E hene, 13.10.2025, 06:56 PM


“TEJKALIMI” I KOMUNIZMIT

NGA PARTITË POLITIKE

NGA KALOSH ÇELIKU

Historirikisht, pushtuesit shekullor nëpër institucionet e shtetit të “përbashkët” jugosllav i kanë mbajtur nën kontrollë  shqiptarët, “vëllezërit maqedonas” jugosllav, dhe argatët shqiptarë me poste politike partiake. Krah për krahu, edhe me partitë politike - fetare. Qofshin, ato komuniste “muslimane” me “Din e Iman” mes qilimave persiane xhamive në Shkupin Shqiptar. Apo, me kisha ortodokse dhe kryqa mbi male, që na lindin si këpurdhat pas shiut. Edhe, takohen shesheve shqiptare me tre – katër kandidatë për kryetar të komunave me shumicë shqiptare gjatë këtyre fushatave parazgjedhore për kryetar komune (2025). Dhe, nuk mund të merren vesh si shqiptarë, dhe parti politike shqiptare?! Edhe, pse Sot: bërlloku dhe politika “madhore” i ka kapur me te dyja duart për fyti.

I kemi dhënë Botës si shqiptarë: pashallarë, agallarë, dhe “vojvoda” me thasë. Kryministra, ministra dhe deputetë. Edhe, kryetar shteti jugosllav (Sinan Hasani). Që, nga Perandoria Osmane: “Serbia e Madhe”, Jugosllavia komuniste. Edhe, Maqedonia  e  shtetit të “përbashkët”. Dje, “vëllazërim - bashkim” komunist. Sot, Neokomunist “demokratik” me plotë parti politike me thasë. Vetëm, shum pak i kemi dhënë Vetëvetes edhe Sotekësajdite si shqiptarë.

Pak, krijuesë shqiptar kanë mundur t’i ikin kësaj politike të “vëllazërim – bashkimit” dhe cenzurës “krijuese” arsimore, kulturore dhe antishqiptare komuniste, edhe në Ditën e Sotshme para fushatave parazgjedhore lokale. Shumica e krijuesve shqiptarë kanë përfunduar nëpër burgje. I kanë lënë  qelive të burgut edhe eshtrat. Pak veta kanë dalë nga burgu gjallë në “liri”. Edhe, atë: si të çmendur, ose spiunë. Ende pa Shtet Etnik Shqiptar. Por, me shtet të “përbashkët” Neokomunist ish jugosllav, edhe Sotekësajdite. Ballë për ballë me fushatat e sotme parazgjedhore lokale për kryetar komune.  I kanë “tejkeluar” edhe fushatat politike parazgjedhore për pushtet dhe pasuri të partive komuniste ish Jugosllave.

Herët, kam lindur si shqiptar gjatë sistemit “komunist” (1951), pas Luftës Dytë Botërore. Mes kafshëve shtëpiake: lopëve me dy kusia plotë tambël, dhe dhënëve me ogiçë brirëpërdredhur rreth veshëve. Poashtu, me kusia tambël te “Jasakët e Tikeve”. Edhe, jam shkolluar me pasurinë e Babait në sistemin komunist jugosllav. Jo, të shtetit të “vëllazërim – bashkimit” komunist jugosllav me bursa politike jugosllave. Poashtu, edhe kam publikuar dhe bashkëpunuar me mjetet të informacionit në sitemin komunist, edhe këtij të Sotmit Neokumonist. Shkrimet e para letrare si nxënës dhe student i kam publikuar asaj kohe letrare edhe në sistemin komunist. Në fillim me vjershat e për fëmijë si nxënës i shkollës fillore. Shkaku, se: asaj kohe vjershave për fëmijë nuk ua vente veshin kush, partia komuniste në sistemin komunist jugosllav si të “rrezikshme”, gjoja me prapavija  “irredentiste”. I donte vjershat për shokun Tito, dhe “vëllazërim – bashkimit” jugosllav. Kohë, kur Librat e leximit, gazetat, revistat për fëmijë ishin plotë me fotografi dhe poezi për Shokun Tito. Shkrimtarët shqiptar, përveç poezive i përkushtonin edhe libra Shokut Tito. Shkaku, se: libri po ta kishte në ballë një poezi përkushtuar shokut Tito, e kalonte lehtë pragun jugosllav të cenzurës nga shtëpitë botuese, dhe shpalljet e konkurseve nga Ministria e Kulturës.

Përsëgjalli, nuk e shkruajta asnjë vjershë për shokun Tito, as për “vëllazërim – bashkimin”. Edhe, pse: fotografinë e tij e kisha përballë gjatë orëve të mësimit me vite në klasë. Fatmirësisht, nuk e mësova asnjë vjershë përmendësh për Shokun Tito dhe “vëllazërim- bashkimin” nga librat e leximit. Dhe, ato vjersha të mia për fëmijë asaj kohe të publikuara: në “Fatosi”, “Gëzimi”, “Pionieri”, “Rilindja për fëmijë, ishin plotë simbole figurative me dy - tri kuptime artistike, dhe ende edhe Sot, lexohen me kurreshtje mes rreshtave nga fëmijët, librave dhe lekturave shkollore.

Asaj kohe nga ana ime  punimet artistike dërgoheshin përmes postës. Edhe, pse jetoja në Shkup dhe Prishtinë. Redaktorët e gazetave dhe revistave letrare për fëmijë dhe të rritur, mendonin se unë jam pseudonim letrar. Nuk i publikonin në gazeta dhe revista për fëmijë, në Shkup dhe Prishtinë. Herë pas here, i botonin me pseudonime: si Kamçe Çuka, Ilir Emini, Ramë Çeliku, por jo edhe me emrin tim të vërtetë në shtypin e asaj kohe me cenzurë të ashpër komuniste.

Tek, tashti e shoh, se: kemi shtyp të lirë (“sallmadi demokratike”). Kujt t’i teket shkruan dhe publikon shkrime publicistike. Shpif, sipas arshinit të partive dalldisura politike. Askushi, nuk jep përgjegjësi. Fatkeqësisht, edhe më keq, ende kemi cenzurë të partive politike edhe në “demokracinë” Neokomuniste nga politikanët që mbyten si qentë e tërbuar për një ashtë të hudhur nga dritarja në rrugë për poste – politike – partiake dhe pasuri. Dikur, nga “probatimat” e sistemit komunist jugosllav. Sot, nga “vëllezërit” e Ministrisë të Kulturës me poste partiake dhe emërime nëpër komisione për sakatimin e kulturës dhe letërsisë shqiptare. Ende, vendosin për arritjet e kulturës dhe letësinë shqiptare me partizanë të partive politike. Janë argatë besnik për pushtet Neokomunist, poste partiake, personale, familjare dhe partiake. Vendin e fotografive dhe poezive të shokut Tito, Sot: e kanë zënë këto prtizanë të partive politike me gërshërë komuniste në duar për arnimin e arsimit dhe kulturës shqiptare. Dhe, sa herë që hipin në pushtet e mbushin Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës me gjysëmanlfabetë për vlerësimin e kulturës dhe letërsisë shqipe. Kulturofagë, që në jetën e tyre jo që nuk kanë shkruar ndonjë libër, por nuk kanë as edhe libër në shtëpi.

Unë, si shkrimtar shqiptar Sotpërsot, nuk i përkas asnjë partie politike “maqedonese”, as shqiptare të “vëllazërim - bashkimit” ish  jugosllav për Ditën e Nesërme. As, këtij të Sotmit Neojugosllav. I besoj lexuesit tim besnik të shkrimeve mia publicistike dhe librave. Nuk u besoj premtimeve të tyre me “besë” e pabesë.  “Largpamësive” tyre për Ditën e Nesërme. Përderisa, mbyten si qentë e tërbuar dhe kacafyten për pushtet, poste partiake dhe pasuri. Ende, këmbekrye në partitë politike ish  jugosallave në Maqedoninë e Veriut me këmbët dhe trutë në Legen...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx