E hene, 13.10.2025, 11:59 PM (GMT+1)

Mendime

Xheladin Zeneli: Ngritja e monumenteve të turpit në Mal të Zi

E hene, 13.10.2025, 06:58 PM


NGRITJA E MONUMENTEVE TË TURPIT NË MAL TË ZI

Nga Xheladin Zeneli

Kohë më parë qeveria e Malit të Zi ka miratuar propozimin për ngritjen e monumentit të mitropolitit serb Amfillohije Radoviq (1938-2020). Kush ishte mitropoliti Amfillohije ?

Për një kohë të gjatë Amfilohije ka qenë prijës i Kishës Ortodokse Serbe (KOS) në Mal të Zi dhe i njohur për  qëndrimet e tij anti-shqiptare, përkrahës i fuqishëm i politikës serbo-madhe dhe të ish liderëve të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq-it dhe Ratko Mlladiq-it, të tre këto të shpallur kriminel të luftës nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës.

Kujtojmë lexuesit se me ardhjen e Slobodan Millosheviqit në pushtet në Serbi në vitin 1989,KOS-i ka qenë bartës dhe motivuesi  kryesor i politikës se tij luftënxitëse  e cila rezultoj me  shpërbërjen e pergjakshme të Jugosllavisë gjatë viteve '90-ta.Amfilohije e ka vizituar  Karaxhiqin  në burg kur ai ishte i arrestuar para se ta dërgonin në Hagë. Kurse nënën e tij, pra të Karaxhiqit ai e ka quajtur "nënë e heronjëve epik serb".    vitin 2005, kur Karaxhiq-i kerkohej nga Haga, ambasadori amerikan, Riçard Hollbruk, pat njoftuar publikun se ate e fsheh Kisha Ortodokse Serbe,ndërsa gazeta "Monitor" e Podgoricës shkruante atëherë se Karaxhiq-in e fsheh mitropoliti Amfilohije.Amfilohije ka pasur mik të ngushtë edhe kriminelin tjetër të njohur serb, Arkanin, dhe ai i ka 'bekuar' gupet  e tija kriminele që kanë vrarë e masakruar mijëra njerëz në Bosnjë dhe në Kosovë.

Shqiptarët në Mal te Zi e njohin mirë mitropolitin Amfiloje Radoviq i cili derisa ishte në krye të KOS-it në Mal te Zi,( për rreth tre dekadave), ka udhëhequr fushata agresive në tjetërsimin e objekteve dhe monumenteve të kulturës shqiptare. Ai, bashkë me përkrahësit e tij, shpeshëherë edhe të armatosur, kohë pas kohe kanë zhvilluar të ashtuquajtura 'ekspedita liturgike', në vendbanimet shqiptare,përmes të cilave ata kanë tentuar të bëjnë uzurpimin dhe përvetësimin e monumenteve të historisë dhe të trashigimisë tonë kombëtare, si p.sh. në qytetin e lashtë të Shasit, në malin e Rumisë,në Krajë, në Martinaj të Gucisë e gjetiu.

Monumentet e figurave historike shqiptare zëvendësohen me ato kriminale serbe

Në vazhdimësi të asaj çfarë u tha më lart, afër qytetit të Beranit në Mal të Zi kemi të ngritur një përmendore tjetër e turpit, ate të komandnatit çetnik Pavle Gjurishiq ( 1909-1945). Të dhënat që tashmë janë publike, tregojnë se si Gjurishiq në fillim të vitit 1945,vetëm brenda tre muajve, trupat e tij kanë vrarë  dhe masakruar 10,000 burra,gra dhe fëmijë të popullsisë jo sllave ( pra bashnjakë dhe shqiptarë) në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Sanxhak.

Në ndërkohë, në Gusht të këtij viti, në bazë të një vendimi të Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi, pushteti lokal i Gucisë zbatoi urdhërin për heqjen e monumentit të heroit kombëtar shqiptar të kësaj zone, Isuf Kamer Çelaj në fshatin Vuthaj.Isuf Çelaj është figurë e shquar e rezistencës shqiptare ndaj okupatorëve i cili luftoj dhe dha jetën e tij në luftë kundër çetnikve siç ishte Pavle Gjurishiq.

Vendimi për heqjen e monumentit të Isuf Çelaj,është sulm i drejtëpërdrejtë ndaj figurave historike të shqiptarëve por edhe tentim i pushtetit për të nën vlerësuar dhe anashkaluar ata që ishin në anën e drejtë të historisë.

Mali i Zi i cili ne vend që të distancohet një herë e përgjithëmonë nga figura të tilla të cilët kanë sjellë aq shumë vuajtje, dhunë e dhimbje popujve jo sllav të këtyre zonave, ata përmes ngritjes së këtyre monumenteve po ringjallin fantazmat e një të kaluare shumë të hidhur dhe kriminale, posaçërisht për shqiptarët dhe për këtë arsye ato nuk mund të karekterizohen ndryshe përveç si monumente turpi. Glorifikimi i kriminlëve të luftërave apo i përkrahësve të tyre, është një veprim i cili ka filluar dhe praktikohet në Serbi dhe tani këte dukuri të shëmtuar po e ndjek edhe Mali i Zi, çka tregon qartas se çfarë rruge kanë zgjedhur këto dy shtete të Ballkanit Përendimor për të ardhmen e tyre!?.

Subjektet politike shqiptare vazhdojnë të jenë pjesë e pushtetit..!?

Pas gjithë kësaj që u tha më lart,pyetja që nuk mund ti shmangemi dot është se ku janë përfaqësuesit politik të shqiptarëve në Mal të Zi ?.

Shqiptarët janë të përfaqësuar me numrin më të madh të tyre në pushtetin qendror si dhe mbajnë pozita të larta qeveritare si asnjëherë më parë. Janë mbushur dy vite që kur dy subjektet(kualicione) politike shqiptare janë pjesë e pushtetit dhe gjatë këtyre dy viteve kanë ndodhur shumë ngjarje dhe veprime të inicuara nga ky pushtet të cilat janë kundër interesave të shqiptarëve në këtë shtet. Ngritja e monumentit të çetnikut Gjurishiq dhe plani i ngrtitjes së monumentit të mitropolitit Amfiloje, si dhe heqja e munumentit të Isuf Çelaj janë vetëm disa nga të fundit. Lidhur me këto ngjarje, vertetë  që ka pasur reagime nga ana e subjekteve dhe të përfaqësuesve politik të shqiptarëve në Mal të Zi, por reagimet (në formë të deklaratave), në vete janë për konsumin publik dhe si të tilla nuk kanë peshë dhe ndikim në ndryshimin pozitiv të këtyre veprimeve. Reagimet dhe deklaratat publike janë për organizatat jo qeveritare, kurse subjektet politike shqiptare, në veçanti ato që janë pjesë e pushtetit e kanë për detyrë dhe obligim që me veprime konkrete të ndikojnë  në vendim-marrjen e atij pushteti, gjithëmonë në favor të interesave shqiptare që ata do të duheshin ti përfaqësojnë. Mund të konstatohet se deri më tani subjektet politike shqiptare që janë pjesë e bashkëqeverisjes nuk kanë pasur sukses në ndikimin e atyre vendimeve dhe veprimeve të qeverisë  që kanë shkuar në dëm të shqiptarëve. Pasi bashkëqeverisje do të thotë  bashkëpërgjegjësi, atëherë subjektet politike shqiptare mbajnë përgjegjësinë e vet për çdo vendim të qeverisë i cili nuk përkon me interesat e shqiptarëve në Mal të Zi.

Përkundër kësaj, ata (pra dy kualicionet  shqiptare) edhe më tutje vazhdojnë të jenë pjesë e një pushteti i cili në përbërjen e vet ka elemente të forta të klero-nacionalizmit serb me tendenca shoveniste, të cilët me veprimet e tyre e kanë dëmtuar dhe vazhdojnë ta dëmtojnë pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi dhe që i kanë kontribuar degradimit të të drejtave të tyre kulturore e kombëtare.

Xheladin Zeneli

Tetor 2025



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kalosh Çeliku: “Tejkalimi” i komunizmit nga partitë politike Gani Qarri: Spiuni me shumë shokë Idriz Zeqiraj: Ndërtimi i urave paralele, zhvlërsuan në zero Urën e bllokuar evropiane! Lekë Mrijaj: “Më mirë me e meritue e mos me e fitu, se sa me e fitu pa e meritu” Rrezart Kalaja: Nazim Cakolli – Nga betejat për liri te përkushtimi për zhvillim dhe dinjitet qytetar Florim Zeqa: Zgjedhni më të mirët nga të gjitha listat zgjedhore! Asllan Dibrani – Luani: Bashkim Fazliu Për një Ferizaj Europian, të Sigurt dhe me Identitet Kombëtar Klajd Kapinova: Çmimi fallco, mashtrues e i mirëfilltë politik, i vetëquajtur Nobel për “Paqe” Kalosh Çeliku: Elegji me çifteli Florian Toti: Duajini Sytë Tuaj Florim Zeqa: Një libër i pavlerësuar është libër i palexuar! Bardhyl Mahmuti: Reagim ndaj kërcënimeve ndaj Luljeta Pulës Klajd Kapinova: Marksisti Zohran Mamdani mbështeti Antifën dhe BLM-në në aksiomën e tyre antiamerikane Kalosh Çeliku: ‘’Zagarët’’ e Ali Ahmetit Florim Zeqa: Kosova shtet me (vet) qeverisje lokale! Llesh Ndoj: Frika dhe përkulja ndaj të keqes, prag diktature Florim Zeqa: Nga zhgënjimi tek kënaqësia shpirtërore! Albert Zholi: Flet avokati Ndue Pjetra: Ambasadorja Yuri Kim do të mbetet një figurë kontradiktore në historinë e drejtësisë shqiptare Florim Zeqa: Pa largimin e drejtorëve politik nuk ka rritje cilësisë në arsim! Fritz Radovani: Papa Gjon Pali II do t’kujtohet n’shekuj tek na!

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx