E marte, 14.10.2025, 12:05 AM (GMT+1)

Mendime

Gani Qarri: Spiuni me shumë shokë

E hene, 13.10.2025, 06:55 PM


Spiuni me shumë shokë

Nga Gani Qarri

Mirë ky që u burgos, por kush do të guxojë, ti arrestojë shokët e tij?!

Pas agresionit terrorist serb në Banjë të Zveçanit, duket se Serbia përmes spiunëve shqipfolës në shërbim të BIA-së, ka avancuar dukshëm dhe shumë më tepër se sa ne, mund të kemi besuar, në luftën e saj hibride mediale dhe agjenturore e cila shihet hapur se ka arritur jo vetëm të ndikojë, por ndokund edhe të diktojë drejtpërdrejtë, që nga qendrat mediale, bizneset e varura nga firmat serbe, e deri te emra të dyshuar të kastës politike, ndaj fatkeqësisht tanimë po shihet edhe në realitet se vendi ynë i vogël, është mbushur me spiunë të shumtë, të infiltruar nga kriminelët e niveleve më të larta, të blerë me dinar serb dhe shantazhe agjenturore serbe, për imponimin e interesave të Serbisë në Kosovë.

Ndryshe arrestimi i spiunit të Serbisë Fatmir Sheholli, 26 vite pas lufte, dëshmon se tradhtia dhe tradita e spiunimit, në disa familje e persona, janë përcjellë nga brezi në brez, siç vërtetohet edhe me rastin e Fatmir Shehollit i cili duket se "zanatin" e spiunimit e trashëgoi nga i ati, Maliq Sheholli, i vrarë, në vitin 1998, për bashkëpunim me okupatorin dhe spiunazh për regjimin okupator serb të Sllobodan Millosheviqit, ndërsa përgjegjësinë për vrasjen, përmes një komunikate të lëshuar asokohe, e kishte marrë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Edhe vet Sheholli, sipas një intervistë të dhënë gazetës serbe "Danas", në vitin 1999 në Beograd për anëtarët e të ashtuquajturit "Delegacion Amerikano-Verior për solidaritet me Jugosllavinë", kishte deklaruar, nga Beogradi se: UÇK-ja ma vrau babanë, të cilin e quajtën "tradhtar", dhe e likuiduan vetëm se mbështeti Jugosllavinë dhe qeverinë serbe, e jo regjimin e UÇK-së"....

Arrestimi i spiunit të regjur të UDB-së dhe BIA-së së Serbisë, edhe sipas Ministrit të Punëve të Brendshme, përbën një nga aktet më të rënda ndaj sigurisë dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, ndaj për shkaqe dhe arsye të forta, vet ministri Sveçla u kërkoi organeve të drejtësisë trajtim me seriozitetin më të lartë institucional të këtij rasti, kur dihet se ky njeri, për dy dekada pati kontakte të ngushta me figurat më të larta dhe kryesore politike dhe shtetërore, që nga Hashim Thaçi, e Kadri Veseli, deri të Lufti Haziri dhe Enver Hasani, etj.

Dhe përveç spiunimit të kuadrove me rëndësi si dhe figurave të larta politike dhe publike shqiptare në Kosovë, spiuni i Serbisë Fatmir Sheholli, kishte marrë para nga BIA-serbe edhe për publikimin në media të disa audio-bisedave komprometuese në Ministrinë për kthim e komunitete të Nenad Rashiqit, që në opinion u tha se i publikoi miku për kokë i Fatmir Shehollit dhe shoku i tij i "idealit" Milaim Zeka, i cili edhe vet e pranoi, se përgjimet për Nenad Rashiqin i kishte pranuar nga spiuni i sapo-arrestuar i Serbisë, Fatmir Sheholli.

Andaj fakti se me rastin e arrestimit të spiunit të BIA-së serbe Fatmir Shehollit, Milaim Zeka u gjet në një tavolinë me të, i cili madje u mor edhe në pyetje nga hetuesia për lidhjet e tij "miqësore" me Shehollin, në zyrat e Policisë së Kosovës, dëshmojnë se kooketimi i tyre, ka rrënjë shumë të thella, sesa vetëm këmbim "informacionesh".

Fatmir Sheholli, që në publik ekspozohej vetëm si përfaqësues i shoqërisë civile "Instituti për Avancimin e Marrëdhënieve Ndëretnike", në vitet e okupimit klasik të Kosovës nga Serbia, ka punuar pandërprerë për UDB-në, ish-Sigurimin Shtetëror të Serbisë, kurse pas lufte, çuditërisht thuhet se ka punuar për "SHIK-un" megjithëse ai gjithmonë jo vetëm është përfolur nga njerëzit që e njihnin nga afër, por edhe është dëshmuar me fakte, se ka pasur dhe mbajtur lidhje të vazhdueshme agjenturore të spiunazhit me Serbinë fashiste.

Për aq më tepër pas vitit 1993, Sheholli ishte caktuar nga regjimi pushtues i Millosheviqit, të punonte edhe në Radio Prishtinë, kohë kur figurat tradhtare shqipfolëse si bie fjala e ashtuquajtura nga publiku;"Hajrie Spikerica", zinin vendet e gazetarëve dhe reporterëve patriot shqiptar, të dëbuar nga puna, prej organeve të dhunshme të Serbisë okupatore.

Kurse sot, me Fatmir Shehollin, çuditërisht drekon e darkon edhe Enver Hasani, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese, i cili përveç daljes në krah të të ashtuquajturës "listë serbe" pas publikimit të audio-incizimeve nga spiuni Fatmir Sheholli e Milaim Zeka, kundër Rashiqit, Enver Hasani, del e kundërshton publikisht edhe votimin e Nenad Rashiqit për nënkryetar Kuvendi, sikur Rashiqi të ishte anglez dhe jo pjesëtar dhe deputet nga pakica serbe.

Andaj problemi i spiunazhit në favor të Serbisë, kohët e fundit duket se është shtrirë e zgjeruar tepër i thellë dhe i fuqizuar jashtë mase, fakt që vetëm hetimet serioze të drejtësisë, ndoshta do ta vërtetojnë më së miri, megjithatë lind pyetja e patejkalueshme dhe shumë e dyshimtë, se si u lidhën kaq fort dhe pashkëputshëm, figurat kryesore udhëheqëse të të ashtuquajturave parti të dala nga lufta deri te matrapazët më të zhurmshëm, si Hisen Berisha, Milaim Zeka e Lutfi Haziri me spiunin Fatmir Sheholli.

Shoqëria e Hisen Berishës me spiunin Sheholli kishte bërë, që para dy-tre vitesh në një seancë të Kuvendit të Kosovës, kryeministrin në detyrë, z. Albin Kurti t`ia tërhiqte vërejtjen në mënyrë publike deputetit të PDK-së Hisen Berisha, që të mos vazhdonte të rrinte dhe shoqërohej me spiunin e Serbisë Fatmir Sheholli, duke e ditur se kush ishte ai.

Përveç me Hisen Berishën, habit fort afërsia e frikshme e Fatmir Shehollit edhe me shumë figura tjera të të ashtuquajturit "krahu I luftës", dhe krijon dyshimin se si u bë një spiun kaq i njohur i UDB-së dhe BIA-së Serbisë si Sheholli, edhe subjekt aq fort i preferuar për politikan, si dhe specialist i shumëkërkuar për "analiza" politike në televizionet e mafiooligarkëve me adresa në Serbi, FYROM apo edhe në Mal të Zi.

Kjo nuk do shumë argumente të vërtetohet, mjafton të shikohen vetëm fotografitë e publikuara këto ditë, se spiuni i Serbisë, Fatmir Sheholli, përveç Hisen Berishës, gëzonte "besueshmëri" të plotë dhe kishte miqësi të madhe edhe me Hashim Thaçin, Enver Hasanin, Daut Haradinajn,Lutfi Hazirin etj, gjë që duke pasur parasysh ekspozimet e Lutfi Hazirit edhe sa u takon qëndrimeve politike për veriun e Kosovës, si dhe afria e madhe e L.Hazirit me PDK-në, as që është më rastësi, por më tepër del të jetë një koordinim i qëllimtë, veprimesh konspirative, me pjesëmarrës nga të gjitha partitë, të cilat duhet hetuar thellë dhe gjithanshëm nga sistemi prokurorial dhe ai gjyqësor i Republikës së Kosovës, se çfarë në fakt i lidhte këta njerëz kaq shumë me Fatmir Shehollin dhe cilat ishin arsyet e vërteta, që ata ishin dashuruar kaq fort dhe shoqëroheshin gjithkah me këtë spiun kaq të rafinuar të Serbisë.

Derisa Fatmir Sheholli besohet se ka marrë para të majme nga BIA për publikimin në media të disa audio-bisedave në ministrinë e udhëhequr nga Nenad Rashiqi, auto incizimet në fjalë i ka marr edhe Milaim Zeka, po çfarë i duheshin Milaim Zekës ato audio-incizime, apo ka marrë para edhe Milaimi nga BIA direkt, ose përmes spiunit të saj Fatmir Sheholli, që të bëjë propagandë kundër konstituimit të Kuvendit të Kosovës, nëse nënkryetari i fundit, nuk do të zgjidhej nga e ashtuquajtura "listë serbe".

Prandaj jo vetëm që nuk habit fakti se edhe kur u arrestua spiuni i BIA-së serbe Fatmir Sheholli, në shoqërimin e tij gjendej Milaim Zeka, por ata duhet të hetohen seriozisht se mos vallë ata edhe bëjnë-bashkë, të njëjtën punë, kanë për mision spiunazhin në favor të Serbisë dhe kjo i lidhë ata që të bashkëpunojnë me njëri tjetrin dhe gjenden gjithkund bashkë, për realizimin e projekteve serbomëdha dhe dështimin e shtetit të brishtë të Kosovës, duke rekrutuar spiun nga të gjitha shtresat e shoqërisë dhe forcuar ish agjenturat e spiunazhit shtetëror të Serbisë në Kosovë.

Çështje që duhet analizuar mirë, dhe të merren shumë seriozisht duke hetuar nga organet kompetente, në të gjitha dimensionet, ngase ky lloj spiunazhi kaq i rafinuar pro-Serbisë, vërtetë po bie erë të keqe, krijon dyshime të arsyeshme, se mund të jetë shumë më i thellë dhe kërcënon rëndë sigurinë qytetare, ardhmërinë e popullit dhe të shtetit të Kosovës.

Aktet e spiunimit në favor të Serbisë, janë shpeshtuar shumë, sidomos pas shtrirjes së shtetësisë në veri dhe vendosjes së rendit e të ligjit gjithandej shtetit tonë të pavarur, nga Qeveria Kurti, për shkatërrimin e të arriturave definitive të pas pavarësimit të vendit, imponimin e një të ashtuquajture "republika srpska" dhe ndarjen përfundimtare të shtetit të pavarur të Kosovës.

Andaj, Qeveria, partitë politike dhe institucionet e sigurisë së shtetit, duhet të kërkojnë edhe ndihmën e qytetarëve për goditjen e madhe dhe shkatërrimin përfundimtar të qendrave të spiunazhit serb në Kosovë, të cilat përmes spiunëve shqipfolës, po përpiqen të pengojnë avancimin në shtetndërtim dhe të rrezikojnë ekzistencën e shtetit tonë të lirë.

Propagandë e dimensioneve të luftës, që tash e sa kohë me ndihmën e spiunëve dhe televizioneve e mediave satelite shqipfolëse të saj, me veprimtari "legale" në Kosovë, Serbia sikur ka arritur ta kontaminoi edhe ndërgjegjen e pastër patriotike dhe vetëdijen e fuqishme atdhetare të shqiptarëve të Kosovës, gjë që po shkakton ngarkesë të paparë emocionale te të gjithë qytetarët dhe po fut përçarje të thellë kombëtare gjithandej.

Prandaj shteti duhet të veprojë shumë më shpejt dhe me më shumë vendosmëri, ndryshe me një kastë të degraduar politike, media të shitura e biznese të varura nga spiunë të infiltruar të Serbisë, të cilat promovojnë krime dhe prodhojnë kriminelë të niveleve më të larta, vendi ynë po rrezikohet hapur, të pësoj serish ndonjë goditje të rëndë nga terroristët serb apo edhe agjentura të specializuara ruso-serbe për aksione terroriste në vendin tonë.

Edhe arrestimi i spiunit të Serbisë Fatmir Sheholli, mu në kohën kur ishin duke qëndruar bashkë me Milaim Zekën në një tavolinë, hedh dyshime të forta, se kjo nuk ishte rastësi dhe përveç dyshimeve të bazuara për afërsinë e madhe ndërmjet tyre, nga procesi i ndalimit të Shehollit, përfundimisht pritet të dalin të "përlyer" edhe shumë figura tjera publike dhe personalitete të larta politike e shtetërore, që për kohë të gjatë, jo vetëm janë shoqëruar, por dhe kanë bashkëpunuar ngushtë me veteranin e UDB-së e të BIA-serbe Fatmir Shehollin, dhe spiun të tjerë të infiltruar nga rrjeti agjenturor i Serbisë në Kosovë, për të punuar kundër vendit tonë dhe në favor të Serbisë hegjemoniste e cila edhe 26 vite pas lufte, përveçse shpreh pretendime të hapura territoriale ndaj pjesëve më jetike, përmes spiunëve të rekrutuar dhe inkuadruar shqipfolës, ëndërron apo edhe tenton ti jetësoj kundër Republikës së Kosovës!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Idriz Zeqiraj: Ndërtimi i urave paralele, zhvlërsuan në zero Urën e bllokuar evropiane! Lekë Mrijaj: “Më mirë me e meritue e mos me e fitu, se sa me e fitu pa e meritu” Rrezart Kalaja: Nazim Cakolli – Nga betejat për liri te përkushtimi për zhvillim dhe dinjitet qytetar Florim Zeqa: Zgjedhni më të mirët nga të gjitha listat zgjedhore! Asllan Dibrani – Luani: Bashkim Fazliu Për një Ferizaj Europian, të Sigurt dhe me Identitet Kombëtar Klajd Kapinova: Çmimi fallco, mashtrues e i mirëfilltë politik, i vetëquajtur Nobel për “Paqe” Kalosh Çeliku: Elegji me çifteli Florian Toti: Duajini Sytë Tuaj Florim Zeqa: Një libër i pavlerësuar është libër i palexuar! Bardhyl Mahmuti: Reagim ndaj kërcënimeve ndaj Luljeta Pulës Klajd Kapinova: Marksisti Zohran Mamdani mbështeti Antifën dhe BLM-në në aksiomën e tyre antiamerikane Kalosh Çeliku: ‘’Zagarët’’ e Ali Ahmetit Florim Zeqa: Kosova shtet me (vet) qeverisje lokale! Llesh Ndoj: Frika dhe përkulja ndaj të keqes, prag diktature Florim Zeqa: Nga zhgënjimi tek kënaqësia shpirtërore! Albert Zholi: Flet avokati Ndue Pjetra: Ambasadorja Yuri Kim do të mbetet një figurë kontradiktore në historinë e drejtësisë shqiptare Florim Zeqa: Pa largimin e drejtorëve politik nuk ka rritje cilësisë në arsim! Fritz Radovani: Papa Gjon Pali II do t’kujtohet n’shekuj tek na! Klajd Kapinova: I love New York - Historia, shifra dhe fakte ndër vite për New York City Ben Blushi: Pse nuk duhet njohur Palestina

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx