Mendime
Florim Zeqa: Lista Serbe "Kalë Troje" për justifikimin e dështimeve në formimin e institucioneve!
E marte, 21.10.2025, 06:53 PM
Lista Serbe "Kalë Troje" për justifikimin e dështimeve në formimin e institucioneve!
Shkruan:
Florim Zeqa
Duhet
me qenë tepër naiv për të besuar atë që po e thotë presidentja Vjosa Osmani, se
kinse vonesat në krijimin e institucioneve janë duke u shkaktuar nga Lista
Serbe!
Ëndrra me "sy hapur" e
Presidentes
Deklarata e Vjosa Osmanit:
"Vonesa që po tentohet të krijohet nga Lista Serbe i dëmton jo vetëm
interesat e Kosovës por të gjithë qytetarëve përfshirë edhe serbët që jetojnë
në Kosovë", është një hipokrizi e kulluar!
Vonesat
nuk janë për shkak të Listës Serbe por për shkak të mungesës së numrave të ish
partive shqiptare në pushtet dhe atyre në opozitë!
Shkaqet
e vonesave janë të qarta, ish partia në pushtet me aleatët e saj, gjegjësisht
LVV+G+A nuk i kanë numrat për formimin e qeverisë, sikurse që nuk i kanë as ish
partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK.
Ish
partitë opozitare përveqse nuk i kanë numrat, ju mungon edhe koordinimi si
forcë opozitare në Kuvend!
Prandaj
partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, fajin për paaftësinë e saj në
formimin e qeverisë po tenton ta hudhë tek Lista Serbe!
Nuk
kemi mbetur që afro 9 muaj pa qeveri me mandat fuqiplotë shkaku i Listës Serbe,
por shkaku i egove dhe inateve personale të liderëve partiakë, të cilët kot
thirren në patriotizmin fallco të tyre që ua mundësuan 120 deputetëve t'i
marrin pagat e plota për 9 muaj rresht duke e dëmtuar buxhetin e shtetit pa
bërë asgjë për të mirën e vendit dhe qytetarëve!
Bazuar
në ketë, atëherë lirisht mund të themi se armiqt më të mëdhenj të shtetit të
Kosovës janë partitë shqiptare që e konsiderojnë shtetin e tyre si 'plaçkë
lufte' e jo si Atdhe të tyre!
Përtej
kësaj janë kalukulimet personale të Vjosa Osmanit, e cila është duke e
pshtjelluar lëmshin më qëllim deri në arritjen e afatit kohor, që e synon ajo
rizgjedhjen e sërishme në postin e Presidentes së shtetit!
Pra,
problemi nuk është tek Lista Serbe, por tek krerët shtetëror dhe partiakë që
janë duke lozur bixhoz me fatin e shtetit dhe të qytetarëve për interesat e
tyre personale!
Kjo
qasje hipokrite e presidentes me kalkulimet e kryeministrit në njërën anë dhe
kalkulimet e liderëve partiakë në anën tjetër janë shkaktarët kryesorë për
vonesat e skandaloze në konstituimin e Kuvendit dhe në krijimin e
institucioneve të reja shtetërore, përkatësisht, të krijimit të Qeverisë me
mandat të plotë nga legjislatura e 9-të, e cila do të mbetet gjatë në kujtesën
e qytetarëve si legjislatura e sabotimit të shtetit!
Në
fakt, partitë shqiptare dhe lierët e tyre me ndikim tek deputetët servil në
Kuvendin e Kosovës e kanë dëmtuar interesin shtetit të Kosovës më shumë sesa Lista
Serbe!
Lista Serbe është duke u përdorur si
alibi për kusuritje të brendshme në funksion të kalkulimeve partiake dhe
personale të liderëve partiakë! Përtej kësaj, Lista Serbe po përdoret edhe si
"Kalë Troje" për justifikimin e dështimeve në formimin e institucioneve
të reja! Mbase një ditë Lista Serbe do të akuzohet edhe për instalimin e
spiunëve shqipfolës nëpër të gjitha partitë politike shqiptare!
P.S: Ëndrra mundëson
satisfaksionin e maskuar të dëshirës në pritje. Interpretimi i saj është 'rruga
mbretërore' e cila mundëson ndërgjegjësimin e të pandërgjegjshmes gjatë jetës
përrallore në luksin e pushtetit pambarim.