Mendime
Adil Fetahu: Mitet, rrena, vetëlavdërimi dhe ankimi – tipare të popullit dhe të shtetit serb
E premte, 17.10.2025, 06:58 PM
MITET, RRENA, VETËLAVDËRIMI DHE ANKIMI – TIPARE TË POPULLIT DHE TË SHTETIT SERB
Nga
Adil Fetahu
Mendoj
se në botë nuk ka një popull dhe një shtet tjetër që shërbehet me mite, rrena,
lavdërime dhe ankime, sikur e bëjnë këtë populli dhe shteti i Serbisë,
me tërë infrastrukturën e tij shoqërore:
kisha, akademia, shkenca, arsimi, kultura, letërsia, politika, diplomacia. Për këto veti kanë
krijuar mite të rrejshme, me të cilat e kanë ushqyer, indoktrinuar dhe helmuar popullin shekuj me radhë.
Mitet
e rrejshme
Në
kuptimin filozofik dhe në perceptimin letrar, mitet janë të përhapura në
kulturat e të gjithë popujve. Mitet nuk janë diçka negative deri sa janë në
domenin e letërsisë, por kur ato barten në jetën reale, në diskursin politik -
shndërrohen në propagandë e mitomani, atëherë ato keqpërdoren për të krijuar
emocione ekstreme në masë për qëllime politike. Në këtë kuptim, asnjë popull apo shtet tjetër, nuk i
shfrytëzon mitet për qëllime politike, hegjemonizëm, homogjenizim dhe urrejtje
kundër popujve tjerë, siç bëjnë institucionet shoqërore dhe shtetërore të
Serbisë me mitet e tyre etnonacionaliste. Tërë historia e tyre është një
fantazi epike. Në mite të ndryshme potencohen veçantitë e tyre si vlera të jashtëzakonshme, vetitë më pozitive,
heroizmi, vuajtjet, sakrificat ‘’çfarë nuk i ka asnjë popull tjetër në botë’’. Ja disa nga mitet serbe:
Serbët janë popull hyjnor; Serbët janë populli më i vjetër në botë; Serbët janë
populli më i mirë në botë; femrat serbe janë më të bukurat në botë; gjuha serbe
është më e vjetra, prej së cilës kanë dalë gjuhët tjera;, alfabeti serb
(çirilica) është më i vjetri; Serbët në Mesjetë kanë hëngër me lugë të arit; Serbët
janë populli më trim e heroik në botë; Serbët kanë miq të përhershëm dhe kanë
armiq të përhershëm (miti për komplotin (konspricaionin) botëror kundër
popullit serb!).
Miti
kryesor serb është miti për Kosovën, për ‘’fitoren’’ në luftën e Kosovës 1389,
kur serbët e zgjodhën alternativën më të mirë për t’u bërë popull qiellor! Ky
mit për Kosovën është ngulitur dhe ka
marrë karakter specifik në vetëdijen e popullit serb dhe të institucioneve të
shoqërisë serbe sa që nuk do t’iu
shqitet edhe në shekujt e ardhshëm..
Profesori
i amerikan për historinë e mesjetës. Tomas A. Emert, thotë se ‘’Serbët janë
të burgosur të historisë kur flasin për mitin e Kosovës. Miti i Kosovës është
mbjellë në shoqërinë serbe, politikanët e kanë ujitur dhe ai ka mbirë e
është rritur’’, thotë Emert.
Mitin
për Kosovën, si dhe mite tjera, i kanë krijuar prelatët e Kishës, i kanë
përhapur në popull dhe janë bërë agjendë e politikës dhe diplomacisë serbe..
Dhe tash në Serbi më shumë u besojnë miteve e gënjeshtrave që përhapin kisha,
politika dhe tabloidet, sesa syve të vet.
Rrena
– ‘’virtyt’’ i lindur në vetë qenien serbe
Rrena
kjo fjalë e shkurtër, por me ‘’bisht të
gjatë’’, është një prej veseve më të këqija të njeriut. Shqiptohet shpejt, por
zbulohet ngadalë; e ëmbël në fillim, por e hidhur në funt. Rrena shërben për
zgjidhje të përkohshme të ndonjë problemi, apo për realizim të ndonjë
interesi pa të drejt. Ndonjëherë është
edhe e dobishme, madje i shpëton kokën njeriut! Si e tillë, rrena është e
përhapur gjithkund në botë, por askund nuk e ka fituar atributin e vlerës
kombëtare, siç e ka fituar te populli serb. Është çudi që nuk e kërkojnë
mbrojtjen e saj në UNESCO, si vlerë kombëtare serbe!
Vet
‘’babai i kombit serb’’, shkrimtari, akademiku, ish-kryetari i Federatës
Serbi-Mali Zi, Dobrica Qosiq, në romanin e tij ‘’Deobe’’ (1961) e ka shpallur
rrenën si virtyt dhe vlerë kombëtare serbe. Për vlerën dhe rëndësinë e
gënjeshtrës, Qosiqi ka thënë: ‘’Ne gënjejmë për ta mashtruar vetveten dhe për
t’i ngushëlluar të tjerët; gënjejmë nga mëshira, gënjejmë nga turpi; gënjejmë
për të kurajuar dhe për ta fshehur mjerimin tonë. Gënjejmë për shkak të nderit.
Gënjejmë për shkak të lirisë. Gënjeshtra është formë e patriotizmit serb dhe
vërtetim i inteligjencës sonë të lindur. Gënjejmë në mënyrë krijuese, me
imagjinatë dhe invencion. Gënjeshtra është interes shtetëror serb. Gënjeshtra
është në vetë qenien e serbit. Në këtë vend, secila gënjeshtër në funt bëhet e
vërtetë. Serbët aq shumë herë gjatë
historisë i ka shpëtuar gënjeshtra’’!
Me
këtë ‘’alet të virtytshëm’’ shërbehet kisha, arsimi, shkenca, letërsia, politika, diplomacia, mjetet e
informacionit, librat shkollore, fjalimet e politikanëve, propaganda serbe
brenda dhe jashtë vendit të tyre. Gënjeshtra serbe është bërë aq e zakonshme
dhe e popullarizuar, sa që askush nuk skuqet kur flet gënjeshtra.
Në
një fjalim të mbajtur në Forumin Ekonomik në Kopaonik (mars 2014), në të cilin kishin marrë pjesë biznismenë e
diplomatë të jashtëm, ministri Ivica Daçiq, në stilin e lavdërimit të rremë
serb, kishte thënë: ‘’Nuk do të më hidhërohet ambasadori i Gjermanisë
dhe ambasadorët e tjerë të Bashkimit Europian, që do t’ua përkujtoj se Serbia
tash shënon 900-vjetorin e lindjes së Stefan Nemanjës, i cili e ka nënshkruar
në Nish marrëveshjen e parë ndërkombëtare me sundimtarin e atëhershëm gjerman
Barbarosa. Stefan Nemanja u nënshkroi, ndërsa Barbarosa dha shenjat e gishtit
të madh’’!
Historiani
Dejan Ristiq, në librin e tij ‘’Mitevi srpske istorije’’ (2019), e demanton
gënjeshtrën e Daçiqit dhe thotë se as ka pasur as është nënshkruar kurrëfarë
marrëveshje midis Stefan Nemanjes dhe Friedrich Barabarosës. (Bëhet fjalë për
vitin 1189. Aq larg shkon gënjeshtra serbe, v.j.).
Lavdërimi
për heroizmat dhe rrena për viktimat serbe
Një
karakteristikë tjetër serbe është vetëlavdërimi i tepruar dhe krejtësisht i pa
bazë. Përveç vetëlavëdirimit për çështje tjera, të theksuara më lart, në mënyrë
të veçantë lavdërohen për trimëritë dhe heroizmat e popullit dhe veçmas të
ushtrisë së Serbisë që gjoja ka treguar në të gjitha luftërat e zhvilluara. Po
sa ka të vërtetë në lavdërimin e tyre, tregojnë shembujt e mëposhtëm:
Në
kohën e Krizës së Lindjes, në luftën midis ushtrisë sllave (serbe+ruse) kundër
ushtrisë turke, në Gjunis (afër Llazarevcit), në vitin 1876, ushtrinë sllave e
kishte komanduar gjenerali rus Mihal Çarnajev. Në atë luftë, ushtria sllave kishte
pësuar debakël. Gjenerali rus i kishte dërguar telegram perandorit të Rusisë,
me këtë përmbajtje: ‘’Të gjithë serbët ikën, ndërsa të gjithë rusët u vranë’.
Në
vitin 1915, pas sulmit të Austrohungarisë mbi Serbinë, tërë ushtria serbe, në
krye me Shtabin e Përgjithshëm ikën nga vendi i tyre, dhe duke bërë krime
kundër popullsisë civile shqiptare në Kosovë e në Shqipëri, nga bregdeti
shqiptar dolën në Korfuz, prej ku pas një kohe u transferuan në Selanik. Nga
Selaniku u kthyen në Serbi, pas tri vjetëve, pasi forcat e koalicionit e kishin
fituar Luftën e Parë Botërore. Ka shembuj në botë që të ketë ikur mbreti me
suitën e vet, apo kryetari i shtetit me qeverinë e vet, por që të ikë një
ushtri e tërë (më se 250 veta) me tërë udhëheqjen, kjo nuk i ka ngjarë askujt,
përveç ‘’ushtrisë heroike të Serbisë’’!
Në komunikatën e Komandës Supreme
Gjermane në Ballkan, të datës 29.Xi.1915, thuhej: ‘’Pasi që ushtria serbe
nuk ekziston më, përveç do mbeturinave të mjera, të cilët kanë ikur nëpër malet
e Shqipërisë e të Malit të Zi, ku do të vdesin pa ushqime, për këtë shkak ne i
kemi ndërprerë operacionet e mëtejshme dhe nuk do të ju dërgojmë më raporte
nga lufta në Ballkan’’.
Ushtrinë
e Serbisë të ikur në Selanik e kanë mbrojtur tri vjet ushtria franceze dhe ajo
angleze, të cilat e ndihmuan që pas tri vjetëve të kthehet në atdhe, dhe e
trajtuan si aleate të Luftës së Parë Botërore, pa dhënë asnjë kontribut në at
luftë!
Në
periudhën e Luftës së Dytë Botërore, 1941-1945, ushtria serbe nuk ka dhënë
ndonjë kontribut në anën e aleatëve. Në Serbi gjatë asaj kohe ka sunduar
regjimi kuisling i Millan Nedigjit, i cili ka bashkëpunuar ngushtë me
okupatorin dhe e ka zbatuar politikën naziste për shfarosjen e hebrenjve. Ushtria
serbe, e ndarë në çetnikë e partizanë, ishte radhitur në dy krahë të ndryshëm të
luftës: dhe më tepër zhvillonin luftë civile etnike se sa luftë për çlirim nga
okupatori. Lufta kryesore për çlirimin e Jugosllavisë është zhvilluar në
Bosnje, e jo në Serbi, ndërsa Serbinë e ka çliruar Ushtria e Kuqe Ruse. Madje
edhe brigada të ushtrisë së Shqipërisë e kanë ndihmuar çlirimin e Serbisë!
Është
interesant dhe gati në domenin e fantastikës, tregimi i historianit amerikan të
Luftës së Dytë Botërore, Colin D.Hadson, i cili tregon se vetëm shtatë ushtarë gjerman, me kapitenin 26
vjeçar Fritz Klingenberg, më 12 prill 1941, me një mashtrim (truk) fantastik që
i bënë kryetarit të qytetit, e pushtuan Beogradin, e çarmatosën ushtrinë dhe
policinë serbe ashtu që këmbsoria gjermane hyri në Beograd më 17 prill, pa
pasur nevojë të shkrepë asnjë fyshek! Kur kryetari i qytetit e kishte marrë
vesh trukun e kapitenit gjerman, kishte bërë vetëvrasje (më gjerësisht për këtë
shih: World Warr II, revistë për historinë e Luftës së Dytë Botërore, marrë nga
‘’Credox, 12.04.2024). Këto janë shembuj që demantojnë heroizmin e ushtrisë
serbe.
Shumëfishimi
i shifrave të viktimave serbe
Atë
që ushtria dhe shteti i Serbisë nuk e ka arritur në frontet e luftës, gjithnjë e
kanë arritur në paqe, në tavolinën e bisedimeve, duke përfituar favore të pa merituara, në
saje të gënjeshtrave për viktimat e pësuara, numrin e të cilëve e ngrisin shumëfish mbi
shifrat reale.
Për
viktimat e ushtrisë serbe në Luftën e Parë Botërore jepen shifra të ndryshme. Në një burim serb
(‘’Albanska golgota’’) thuhet se gjatë tërheqjes nëpër Shqipëri, në luftë me
shqiptarët (!), nga të ftohtit, nga uria dhe nga
sëmundjet, kanë mbetur 240.000 viktima, kusrse në një tjetër burim përmendet
shifra prej 72.000 viktimave, ashtu që në bregdetin shqiptar kanë arritur
150.000 ushtarë dhe 2350 oficerë. Në raportin e ministrit të ushtrisë serbe,
gjenerali Bozhidar Terziq, dërguar kryetarit të Qeverisë, Nikolla Pashiqit,
thuhej se ‘’Gjatë tërheqjes (lexo: ikjes, a.f.), kanë vdekur, janë vrarë ose
janë zënë rob 243.887 vetë. Përgjithësisht për viktimat serbe në Luftën e Parë
Botërore është folur dhe është shkruar se në atë luftë Serbia ka pësuar
1.100.000 deri 1.300.000 viktima, që paraqet 60% të popullsisë mashkullore, apo
¼ e popullsisë së gjithmbarshme.
Këtë
praktikë të shumëfishimit të shifrave të viktimave serbe e kanë vazhduar edhe
për viktimat në Luftën e Dytë Botërore, duke e ngritur atë shifër në 1.700.000
deri në 2.200.000 viktima.
Në
Konferencën e Paqes në Paris, Jugosllavia e kishte paraqitur një studim për
viktimat e Luftës së Dytë Botërore me shifrën prej 1.700.000 viktima, për të
cilat kërkonte reparacione. Por ajo shifër nuk u pranua, duke pasur parasysh se
të gjitha 18 shtetet fituese të luftës kishin pasur gjithsejt 5 milion viktima,
kurse shifra e paraqitur nga Jugosllavia ishte 34% të të gjitha viktimave të asaj
lufte!
Propaganda
serbe akoma gënjen e trumbeton për 700.000 viktima serbe që gjoja kanë pësuar
në kampet e Jasenovcit dhe Nova Gradishkës (Kroaci). Bile diku e ngritin
shifrën në 1 milion (Bullatoviq), për të rënë në 83000 (Bogolub Koçeviq,
‘’Svjetlost’’,Sarajevë, 1990), kurse Miletiq me listë të emrave të viktimave të identifikuara, arrinë deri në 30.000 veta
(‘’Narodna knjiga’’,Beograd,1987).
Është
bërë epikë letrare propaganda serbe për pushkatimin e 7000 nxënësve me
profesorët e tyre në Kragujevc më 21 tetor 1941, shifër kjo e trefishuar dhe e sajuar rrejshëm kinse
të gjithë ata kanë qenë nxënës e profesorë. E vërteta është në dokumentin,
komunikatën e Komandaturës vendore të ushtrisë gjermane të dhënë ditën pas
pushkatimit, që thotë se për 10 ushtarë gjermanë të vrarë dhe 26 të plagosur,
janë zënë e pushkatuar 23,00 qytetarë të Kragujevcit dhe rrethinës, duke
llogaritur 100 të pushkatuar për 1
ushtar të vrarë dhe 50 për një ushtarë të plagosur. Në mesin e të pushkatuarve
ka pasur edhe të rinjë dhe nxënës, por shumica dërmuese ishin qytetarë tjerë.
Serbët
e kanë zhvilluar narracionin e tyre, se janë viktimë e përhershme, qysh prej
vitit 1389 e deri më 1999: se dikur ishin viktimë e Turqve, më vonë e
Austrohungarisë, pastaj e ustashëve, e shqiptarëve, e deri te viktimë e NATO-s.
Dhe tërë ky viktimizim i serbëve është një komplot botëror kundër popullit
serb, shpeshherë i ndihmuar edhe nga trathtarët e vendit,- thotë propaganda
serbe. Miti për serbët si viktimë e përhershme shfrytëzohet nga politikanët për të mobilizuar dhe
unjisuar botën serbe dhe sllave kundër të tjerëve, për të arsyetuar dhe
zhvilluar konflikte. Kështu, Serbia është bërë peng e miteve për veçoritë,
heroizmat, viktimat. Dhe, pa u çlirua prej këtyre miteve, nuk ka gjasa të
demokratizohet Serbia as të stabilizohet Ballkani.