E merkure, 15.10.2025, 11:26 PM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Trimi shihet në vepër

E merkure, 15.10.2025, 06:53 PM


KALOSH ÇELIKU

TRIMI SHIHET

NË VEPËR

(Poemë humoristike për fëmijë)

(LOJË ME FRIKË)

Goni herët në mëngjes

Gojë e faqe plot pekmez.

I vjen babit vetë i tretë:

- Babi, zgjohu, mjaftë ke fjetë!

Koha është të shkosh në punë

Vallë, mos prêt të shkoj unë?!

Babi qesh, e i përgjigjet:

- Goni dalë, dikush mos digjet

Në këtë lojë plot me frikë!

- Jo thotë Goni, se i vë pikë.

Ëndërr të tmerrshme sonte pashë

Një vampir e një drogirash.

Babi shpejt e përzë drojën

E merr n’gji, fillon lojën…

(ORA TURRET

JEP ALARMIN)

Ora ecë, e ecë, s’e ndal hapin

Gjumashët bëjnë luftë me shtratin.

S’e kanë mendjen ta prishin gjumin

Vallë, kështu do ta kalojnë lumin?!

Lëmsh duke shkuar nëpër shtrat

Obobooo, po të kenë Sot: fat!

Vetëm, edhe pak mos vijë mami

Gjumin, t’ua flugë për xhami.

Ora turret - jep alarmin

Hapet dera, ja edhe mami:

- Goni, vrik bëhu gati!

Mos prit të të lusë inati.

Ti, dhe babi për udhëtim

Athua, kështu ecet për n’agim?!

Gjegjet Goni nga t’babit sqetulla:

- Kopshti, oj mami ka shumë rregulla…

3. (TRIMI SHIHET NË VEPËR)

Goni ynë në kopsht sot

Duarkryq, nuk rri kot.

Derisa, hutaqët hanë dredhëzat

Trimi ynë i mbush xhepat:

- Ku ta di unë, ç’ndodh nesër

Trimi, shihet në vepër.

Edukatorja, kur e sheh asganin

E ngre zërin, e bën namin:

- Mirë, o Goni, ç’janë këto shporta

Grykë më grykë mbush me torta?!

Goni gjegjet si e ka zakon:

- Barku im nuk di bonton…

4. (GONI YNË VETË I SHTATI)

Rrugës vjen me setrën zvarrë

Loçi e pret nën një arrë.

Një këpucë n’këmbë e një n’dorë

Goni ynë hyn në oborr:

- Mami, bukë, bërtet nga dera

Lodrat hidhen, bëhet potera.

Mami vrik e vrik i bënë gati

Goni ynë pret vetë i shtati.

E merr bukën dhe delë te pragu

Poeti e ndoqi pas, iu kënaq vargu…

5. (LOÇI E MASHTROI MAMIN)

Nuk shkoi shumë kohë, u hap dera

Gjoksin para hyri potera.

Trimi ynë nuk mendohet gjatë

Mamin e lut: - edhe një çokollatë!

- Mirë, o Goni, e hëngre me shoqin

- Jo, o mami, n’daç pyet Loçin.

Në park është bashkë me shokë

Jo, do të mohojë me kokë.

Gonin, unë vetëm mik e kam

E do të gjegjet ham-haaam.

Mami, pasi del jashtë, kthehet vrik:

E pyeta, Goni unë atë mik.

Më tha: para se të marr “Çukën”

Vërtetë me Gonin e ndamë bukën.

Buzëqeshi Goni matanë një shkami

- Eh, të paska mashtruar, oj mami…

6. (BABI A KE PARE)

Babi lëmsh, sot me vocrrakun

Shpejt e shpejt përgadit vargun.

Po, Goni ynë s’di për hajgare

- Babi, mos qesh, a ke pare?

- Jo, o Goni, i lashë n’vetëshërbim

Atëherë, çohu nga shtrati im!

Babi, buzëqesh, fut dorën n’xhep

Trimit tonë, çokollatë i jep…

(AKULLORET ËSHTË MIRË

TË LËPIHEN)

Babi, kur kthehet nga puna,

Goni ynë i del para me çuna.

Para kërkon për një çokolatë

- Mirë, po me vëllanë, a i ndatë?

Goni qesh, i përgjigjet plumb

- Dreni s’di ku ka humbë.

E, akulloret filluan të shkrihen

- Atëherë, thash mirë është t’lëpihen…

8. (ME PARA BLEJ EDHE

NË “BIT – PAZAR”)

Mami, e thirrë nga veranda

- Hajde, o Goni ecë brenda

Një kos blej te teta Naze!

- Edhe një çokollatë për ty taze!

- Mirë, gjegjet mami si për inatë

Gonit në dorë ia lëshon paratë.

Goni, hynë në shitore saora

Vetëm paratë s’i lëshon nga dora.

E lut tetoja t’ia paguaj mallin,

Po, Goni ynë gjetiu e ka hallin.

Fluturim, i pëgjigjet tetos ky guximtar

- Me para blej edhe në “Bit-Pazar”.

9. (GONI LUFTON PËR DY

BONBONE)

E mbyll derën. Dhe, delë në oborr

Ja, Adelina me bombone në dorë.

E merr me të mirë cucën:

- Po t’nguci kush, e nis luftën.

Me këtë shpatë e çudis “Çairin”

Oborrit tonë kush e prek kufirin.

Cuca krenohet për lëvdata

Me trimin që i zvarritet shpata.

Që, përkrenare e ka një gjysmë topi

E revolen n’brez - dy copa shkopi.

Po, Goni shumë e zgjatë betejën

Karate vrik e sulmon derën:

Çirret, sulet s’di bonton Sot:

- Adelinë, m’i jep dy bonbonë!...

10. (LUFTA ME TORTËN)

Bonboneve, pasi ua jep hakun,

Trimi ynë, e fërkon barkun.

E sheh një tortë që ia bënë me sy

E thirr mamin, pa një pa dy:

- Teta Naze të kërkon në shitore

E tërheq mamin ngadalë për dore.

Mami n’dorë e merr shportën

Trimi ynë, tinëz e shikon tortën.

Mbi tryezë seç ia bën me sy

- Ty, o Goni të dua - vetëm ty!

Ja edhe tetoja shumë s’e zgjatë

Goni ynë është me edukatë.

Një copë të madhe meritoi sot

Dje, Adelinës i ka dalë zot…

(BABAIT NJË SERENATË)

Babai, derisa lexon në verandë

Goni ynë i këndon serenadë.

Me një shkop në vend të kitarës:

- Babi, pak para t’i sulem hallvës!

- Mirë, o Goni, po të ma kthesh kusurin!

- Babi, ti e njeh mirë burrin.

Paratë i merr dhe ikën te teta

Trimi ynë me dy – tri veta.

12. (SHARRA HASI NË GOZHDË)

Babai, ende pa përfunduar gazetën

Trimi ynë, vrik vjen me çetën:

Babi, në gozhdë hasi sharra.

Tetoja të bën shumë të fala!

Ja, ma dha edhe një letër

Çmimin e ke, dihet patjetër.

Babai, tash e humb rrugën

Goni thellë e futi lugën.

Me kryengritësit e armatosur

Ëmbëlsirat i kanë sakatosur.

Vrik e vrik, fut dorën në xhep

Gonit tonë, para i jep…

13. (GONI LAHET NË LIQEN)

Trimat tanë, pasi mbushën barkun

Krah për krahu e pushtuan parkun.

Urraaa, turren kah liqeni i freskët

Këmishat i zhveshën, hodhën brekët.

Që, gjatë natës para pallatit

Shiu e mbushi deri afër katit.

Gllum e dum, në ujë e baltë

Trimat tanë s’dinë kur është mjaftë.

Po vazhdojnë notin me piskamë

Ja, mami me thuprën e tyre – “armë”.

Obobooo, kur atë e panë

Ikën të gjithë, brekët i lanë…

14. (DR. DACI PËRDREDH

MUSTAQET)

Dera hapet - hynë vet trimi madh

Obobooo, ku është vetëstrehimi?

Vetëtimthi rrëmben një çokollatë

Jatak kërkon atje, nën shtrat.

Dr. Daci kotet në gjumë:

- Goni, ku je, të prita shumë?

- Hesht, o mik, mos e ngre zërin

Se, na dëgjon mami. E, bënë namin.

Sot, në liqen e kaluam kufirin

Me çetën time e sulmuam “Çairin”.

Dr. Daci i përdredh mustaqet:

- Struku Goni, se na u grisën faqet!...

Shkup. 1994



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx