Mendime
Gjon Keka: Pranimi i azilkërkuesve nga Britania do t'i shkaktonte Kosovës dëme të mëdha dhe pasiguri
E premte, 24.10.2025, 06:55 PM
Pranimi i azilkërkuesve nga Britania do t'i shkaktonte Kosovës dëme të mëdha dhe pasiguri
Nga
Gjon Keka
Kosova
nuk e ka luksin e pranimit të azilkërkuesve nga Britania, kur dihet se një
pranim i tillë do t'i shkaktonte Kosovës dëme të mëdha dhe pasiguri.
Është
e temrrshme të degjosh pushtetarët e tanishëm se sa lehtë e bëjnë Kosovën vatër
të pasigurisë së brendshme me pranimin ee azilkërkuesve nga Britania. Kosova
nuk është „shport bërdhogu" ku secili mund të hedh çfarë të dojë dhe sjell
llojë llojë rreziqe për vendin dhe të shkaktojë dëme të pallogaritshme duke
cenuar edhe vetë sigurinë e brendshme ,sepse në mesin e azilëkrkuesve nga
Britania mund të ketë edhe kriminel e terrorist që mbështillen me petkun e
viktimave por që nga brenda janë ujqër me gojën hapur. Pra sjellja e azilkërkuesve
të tillë në Kosovë nga Britania e që mund të jenë me të kaluar kriminale apo
terroriste etj,mund të shkaktojë pasiguri jo vetëm në Kosovë e rajon, por edhe
në vendet e Bashkimit Europian. Kosova ka vetë problemet e saj të brendshme ,
ka individ të radikalizuar nga ideiologjia islamike gjë e cila ka prodhuar edhe
terrorist, ka kriminel dhe dukuri tjera negative që ende e rëndojnë ,prandaj
sjellja e azilkërkuesve nga Britania do të thotë për shtetin e Kosovës dhe vetë
Kosovën më pak siguri dhe më shumë pasiguri e dukuri negative që i shtohen si
plagë që mund ta dëmtojnë rëndë ndërtimin dhe forcimin e shtetit dhe të ardhmes
së Kosovës.
Aq
më tepër Kosova si shtet ende nuk i ka kapacitetet e hyrjes në marrëveshje të
tilla me vendet tjera kur dihet se ka mungesë të sigurisë e stabilitetit të
brendshëm dhe herë pas herë edhe lëkundje të vetë orientimit të saj për një
shtet demokratik dhe i integruar në familjen eurpiane.
Prandaj
para se të bëhet vonë më mirë do të ishte të analizohet kjo gjë nga vetë
pushtetarët dhe më pas të merret ndonjë vendim rreth kësaj e jo krye në vete
sepse Kosova nuk është e pushtetarëve e as e partive politike, por e dëshmorëve
, e heronjëve, njerëzve që derdhën gjak e djersë ,e patriotëve të vërtetë,
pastaj e popullit e të gjithë qytetarëve atdhetar që e duan atë dhe duan siguri
e të ardhme të mirë, pra Kosova nuk duhet të bëhet shportë bërdhogu në asnjë
mënyrë.
Nga
kjo duhet nënvizuar edhe këtë se në vend se pushtetarët respektivisht
kryeministri në detyrë të merret me forcimin e shtetit nga brenda, të sigurisë
së krejtë Kosovës dhe jo vetëm të një pjese të Kosovës, të rendit e të
zhvillimit të përgjithshem dhe afrimit sa më shumë me familjen europiane dhe të
një lidhje të ngushtë me ShBA dhe me vendet mike europiane, këta merren me marrëveshje
për azilkërkues nga Britania që do të mund ta rrezikon Kosovën dhe sigurinë e
saj.
Është
koha që Kosova si shtet nuk duhet parë si një vend që sjell pasiguri nga jashtë
se mjaftë ka pasiguri nga brenda, por një vend që ndërtohet në themele të shëndosha
të demokracisë së mençur dhe të një standardi e dinamike krahas me vendet e
rajonit që kanë bërë hapa në rrugën euroiane si dhe më vendet e Bashkimit
Europian.









