E merkure, 22.10.2025, 11:20 PM (GMT+1)

Mendime

Gjon Keka: Ka nis epoka e re e rikthimit dhe rilindjes sonë kombëtare e shpirtërore

E merkure, 22.10.2025, 06:58 PM


Ka nis epoka e re e rikthimit dhe rilindjes sonë kombëtare e shpirtërore

Nga Gjon Keka

Si asnjë herë më parë edhe sot është domosdomshëri e kohës që të punohet me patriotizëm të pastër Kastriotian në shpëtimin dhe rikthimin e popullit tonë te rrënjët e tij kombëtare e shpirtërore dhe në shtëpinë e përbashkët të civilizimit të familjes së kombeve europiane.

Beteja për identitetin kombëtar dardano-arbëror europian është një betejë e shenjtë, e urdhëruar nga vetë Natyra e Zoti, sepse ne jemi të rrënjosur thellë me anë të veprave të paraardhësve tanë që i ruajtën rrënjët tona për pasardhësit e tyre besnik.

Më shumë se kurrë, fjalët e Gëtes zbatohen në një rast të tillë: "Ajo që ju e quani shpirti i epokave është në thelb shpirti i vetë mjeshtrave, në të cilin pasqyrohen epokat."

Pra pasqyrimi më i mirë i epokave të njerëzve të mëdhenjë të kombit tonë është vetë shpirti i tyre. Një nga ata që ka lënë gjurmë të përjetshme dhe ku ne mbështetemi përjetësisht është kryeheroi ynë Gjergj Kastrioti. Sot ai është frymëzim për secilin dardano-arbëror që i qëndron besnik rrënjëve të veta, pro edhe i atyre që i rikthehen rrënjëve të veta dhe rilindin si shpërtërisht dhe kombëtarisht në të njëjtën frymë që pati Gjergji ynë i Madh, në të njëjtën frymë që pati Konstantini i Madh, në të njëjtën frymë që pati Pjetër Bogdani i Madh, në të njëjtën frymë që pati Nënë Tereza e Madhe, në të njëjtën frymë që pati Idriz Seferi i Madh, në të njëjtën frymë që pati Dr. Ibrahim Rugova i Madh etj. etj.

Pra, le t'i besojmë vetëdijes sonë të brendshme e kombëtare dhe të mos e konsiderojmë një iluzion që besojmë se po qëndrojmë para një pike të re kthese në rrjedhën e kombit tonë dhe njerëzimit, se populli i Kosovës ka vendos të nxitojë drejt një epoke të re të bazuar në frymën e vejtër të paraardhësve të lartëcekur dhe po i dorëzohet me zemra të ripërtërira gëzimit që ndiejmë për të. Dhe kjo është në të vërtetë mjaft e gëzueshme, ky gëzim për diçka që është plotësisht njohur për mua!

Në të vërtetë unë e kam pritë me padurim këtë epokë të re që bazohet në frymë e parardhësve themeltar dhe kjo si të tillë sapo ka ardh dhe vërtetë ekziston e që do të jetë një epokë e frymës së madhe të rikthimit e rilindjes kombëtare e shpirtërore. Dhe unë këtë e ndiejë gjallërisht deri në thelb madje kjo epokë e frymëzuar nga paraardhësit e ka edhe përfitimin që na sjell sot jo vetëm ne si individ si shoqëri, popull e komb, por edhe si shtet që mendon të ardhmen e tij brenda familjes europiane si një shtet e popull apo komb me vetëdije të lartë kombëtare dhe vitalitet të shtuar.

Ky në thelb është sekreti i këtij aktiviteti të gëzueshëm kombëtar të rikthimit dhe rilindjes sonë: shpresoj se populli ynë,Dardania jonë (Kosova jonë) e tërë kombi ynë e dëshironë dhe është përgatitur për këtë epokë të re të rikthimit e rilindjes kombëtare europiane të popullit të Kosovës respektivisht Dardanisë sonë. Ndoshta e kanë parë dhe kuptuar edhe pse jo të gjithë se jo çdo epokë e re sikur është kjo tani sjell pikëpamje krejtësisht të reja, por është një vazhdimësi e udhës apo asaj epoke të rikthimit e rilindjes që e nisi Gjergj Kastrioti me rikthimin e tij në atdhe dhe sigurisht që ai u rikthye në besimin e Krishter pra iu rikthye pltësisht atdheut si kombëtarisht ashtu edhe në sferën e besimit të vetë paraardhësve të tijm,pra kjo epokë e rikthimit mbështetet në idealet e vjetra të braktisura më parë qëllimisht tek disa nga barbaria e pushtuesve, tek disa sipas rrethanave, trysnisë etj, këto ideale të vejtra thjesht po rifreskohen dhe fitojnë një pamje në dukje të re vetëm përmes mjedisit të ndryshuar të kushteve të kohës dhe shekullit që tani jemi pra shekullit XXI. Dhe kjo mund të jetë i njëjti shembull sikur shembulli Rilindjes dhe Epokës së Humanizmit, njerëzit e popujt iu rikthyen idealeve të filozofisë greko-romake të cilat epoka bizantine i kishte shpallur më parë me neveri si të varrosura e të pakthyeshme ,por ja që iu rikthyen, kështu edhe epoka e rikthimit të popullit tonë në këtë filozofi të re të europianizmit e humanizmit të kombit tonë është e mbështetur në idealte e vjetra të Gjergj Kastriotit, Konstantinit të Madh, Pjetër Bogdanit etj.

Prandaj nisur nga kjo kushdo që dëshiron me zell të promovojë të mirën e kësaj epoke, të punojë në rikthimin te rrënëjt e tij të mos ankohet, as të mos hedh gurë në rrugë, por ta ndihmojë këtë hap historik sepse është hap i natyrshëm dhe i bazuar në idealet e paraardhësve tanë të mëdhenjë. Kjo në fakt tregon se ne jemi të vulosur me vulën e autenticitetit iliro-arbëror europian që mbanë emrin e Gjergj Kastriotitdhe se kjo vulë është ajo që na pranohet brenda familjes europiane sepse është vulë e themeleve të civilizimit të këtij kontinenti, është një nga vulat e rëndësishme të kësaj familje të madhe të kontinentit europian.

Jo rastësisht e lidha këtë me rikthimin e Gjergj Kastriotit sepse edhe ai u rikthye me besim në Jezus Krishtin dhe këtë hap e mori duke analizuar rethanat si familjare, të paraardhësve, të politikës e gjeoplitikës së kohës, të kulturës shpirtërore e fizike dhe të vetë civilizimit të familjes europiane. Prandaj ai e bëri këtë hap sepse ishte etja e madhe e popullit për dashurinë e Jezus Krishtit për një Zot jo me shpat e zjarr, por për një Zot të dashur, të paqes, mbojtës e të lirisë ,pra që e ka në qendër të saj Lirjnë përmes të vërtetës. Sikur thoshte edhe vetë Jezus Krishti: „E vërteta do të ju bëjë të lirë." është treguar edhe më parë përgjatë historisë se Krishterimi si besim tek ne mund t'i ndihmojë popullit tonë dardan në Rilindjen e tij apo më mirë me thënë në Rikthimin e tij në rrënjët e tij kulturore ,shpirtërore e kombëtare të vërteta, pra në rrënjët dardano-arbërore europiane.

Jezusi i varfër nazareas pushtoi botën me dashuri dhe solli paqe,shërim,ringjallje e bekim kudo që ai shkeli e foli. A nuk ka etje populli ynë i Kosovës, pra populli dardan për dashurinë e tij ,paqen e tij, bekimin e tij,Fjalën e tij të gjallë, pra a nuk ka etje zemra dardane për Jezus Krishtin ashtu sikur kishin etje Flori e Lauri, Konstantini i Madh, Gjergj Kastrioti, Pjetër Bogdani, Nënë Tereza, Gjergj Fishta, Shtjefën Gjeçovi etj. etj.

Nevoja jonë kombëtare dardano-arbërore është për shkak të natyrës fisnike të popullit tonë e cila shprehet tërësisht në këtë besim, pra në Krishterim, d.m.th. se kombi ynë i ka vendos rrënjët e tij në Krishterim pothuajse gjatë gjithë zhvillimeve tona historik dhe vetëm Jezus Krishti mund t'ia shuaj etjen kombit tonë për të cilën ka tepër nevojë sot në këtë shekull të udhëkryqeve, devijimeve, mohimeve e verbërisë.

Me pak fjalë çdo Lëvizje apo Organizatë kombëtare dardane e arbërore që nuk ndjek utopi, por merr parasysh realitetin pozitiv dhe për këtë arsye e di se çfarë dëshiron, do të duhet ta përfshijë në programin e saj dhe në sferën e aktiviteteve të saj këtë dashuri të krishtere që Jezus Krishti e solli në Botë, kjo nuk do të thotë ta fetarizojë Lëvizjen as Organizatën, por me këtë do të nënkuptonte se fryma kombëtare e jona ka nevojë për këtë dashuri dhe mbi të gjitha këtë frymë që i ndihmon rilindjes dhe rikthimit te rrënjët tona iliro-dardane (arbërore)europiane.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx