E premte, 24.10.2025, 10:44 PM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: 'Çairin' e Shkupit sot e fitoi bërlloku

E premte, 24.10.2025, 06:56 PM


“ÇAIRIN” E SHKUPIT SOT

E FITOI BËRLLOKU

NGA KALOSH ÇELIKU

Gjatë zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut (2025), “fitoi” bërlloku politik shqiptar, por jo edhe populli shqiptar?! Fatkeqësisht, nuk e fitoi BDI -ja e Zajazit, por e “fitoi” BDI -ja e “Çairit”. BDI -ja që me tre mandate dhe vite e sakatoi Komunën e “Çairit”. Humbi gjelbërimi, parqet dhe pemët, që i mbolli sistemi ish komunist jugosllav për partzanët e tyre partiak.

Fundekrye, Shkupin shqiptar e mbuloi bërlloku i partive politike “maqedonase” – shqiptare i “vëllazërim – bashkimit” ish jugosllav. Ende me këmbët dhe trutë në legen. Hithëra, ferra, tela dhe pallate biznesi pa leje ndërtimi, që na mbinë para dere: rrrugëve, parqeve dhe lagjeve të Shkupit Shqiptar. Varreza të makinave, që na i kanë pushtuar edhe trotuaret e këmbësorve. Jo vetëm, këto: por, edhe me thasë bërlloku e kontenierë na presin para dyerve të çerdheve fëmijëve dhe shkollave. Portave të shtëpive familjare. Nuk fitoi BDI -ja e Zajazit, por “fitoi” BDI -ja  e “Çairit”.

Bërllok, dhe bërllok përplotë me kontejnierë, që nuk i kemi pasur Dje, as në sistemin komunist jugosllav, dhe i kemi Sot: në sistemin Neojugosllav me gjithë këto parti politike me thasë kanapi të grisur dhe arnuar arnëm përmbi arnë të “vëllazërim-bashkimit”.

“Çairin” e Shkupit, Sot: e fitoi bërlloku...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx