E hene, 13.05.2024, 11:21 PM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Tefta

Tefta ecte si kalë, tundej si mushkë.Tefta i shoqëronte hapat e mëdhej me kërrusje të thella para dhe prapa si bëjnë malësorët që e kalojnë jetën duke u hedhur nga një shkrep në tjetrin.Shumica ishin të mendimit se Tefta ishte qelbësirë.Por kishte edhe që thoshin se Tefta ishte pocaqi'.Dhe të tjerë që ngulmonin ...

Edison Ypi: Shkartisje

Meqënse nuk shkulen edhe po tua mbash në lule të ballit, që të vazhdojnë të jenë po ata por me të tjera cilësi, prerja dhe ndërrimi i kokave me njëritjetrin, pra shkartisja e kokave, duket e vetmja zgjidhje.Për të dalë nga bataku ku kemi ngecur, për ti dhënë fund pritjes së pafundme për rezultat të...

Edison Ypi: E dashur Bishnicë

Më raftë pika që s'të kam njohur më parë.Në fakt, këtë herë, nuk u nisa për te Ty. U nisa për të dalë nga Mokra në Gramsh duke kaluar në Kukur. Ishin kallauzët që më ndihmuan rrugës ata që më thanë se për të arritur në Kukur duhej të kaloja nëpër Bishnicë. Ç'ësht' e vërteta, kallauzët s'lanë fjalë të mirë pa thënë...

Edison Ypi: Zemra Roskovecare

Duke vajtur në Roskovec, befas, shtrirë nën hije pranë e pranë, më dolën para ca roskovecarë të rrumbullakët me zemra të kuqe.Janë të urtë. Janë të pasherr. Rrinë në hall' të vet. Ikin edhe në kurbet. Por nuk qahen, nuk ankohen. Nuk flasin. Nuk bërtasin. S'janë në Fejsbuk. S'janë në Instagram. S'kanë email. S'lexojnë gazeta...

Edison Ypi: Çuni oficerit

Çuni oficerit nuk ishte i keq, i flliqt, i pabesë, llapaqen, intrigant. Çuni oficerit ishte të gjitha këto bashkë.Sekretari i partisë duhej rrahur. Drejtori i ndërmarrjes duhej shkelmuar. Spiuni i lagjes duhej pjekur në hell. Çuni oficerit duhej pështyrë...

Edison Ypi: Lubinja

Lubinja, 5 kilometra nga Gramshi, mbi faqe mali.Katundet e tjerë andej rrotull, Mollas, Drithas, Dardhas, Guras, etj, emra që ua vuri kurvi në vend të emrave të vjetër, ta shpifin, janë emra për ibret, duken si depo kooperative.Katundet e tjerë kanë lapidarë, kanë përkujtimore, flasin për luftën, mburren se kanë kaq e aq Dëshmorë...

Edison Ypi: Fshati me emër qëni

Do i bie Labërisë si gjuetari sorkadhes, brinjë më brinjë, nga Vlora në Tepelenë.Sado e vështirë të jetë, sado pengesa të ketë, edhe sikur pa ujë e pa bukë të mbetem, edhe sikur të dërrmohem e të gjakosem.Do vete ta shoh atë vend të magjishëm...

Edison Ypi: Shko në Lapardha

Njëri nga familjarët mezi pret rastin me të ngul një sqepar në kurriz.Duan me të fut urgjent një chip nën lëkurë me anë të vaksinës.Vendin e punës do me ta zën patjetër një bangladesh.Largoju këtyre tmerreve.Shko në Lapardha.Jo nga Lushnja. Rruga për Lapardha nga Lushnja është plot me...

Edison Ypi: Poeti Piro Kuqi

Vdiq Poeti Piro Kuqi.Nga uria ?Jo nga uria. Nga uria vdesin fukarenjtë. Poeti Piro Kuqi ishte i pasur. Njëqind dollarot në muaj që i jepte shteti Poetit Piro Kuqi i mjaftonin e i tepronin për të ngrënë e për të pirë.Nga të ftohtit ?...

Edison Ypi: Majlinda Bufi

Majlinda Bufin, Kryetaren e Roskovecit, zor se e ka bërë mami dhe babi. Për ta ngjizur Majlinda Bufin kanë bashkëpunuar qielli, dielli, toka, uji, zjarri, shenjtëria e Tomorrit  serioziteti i Shpiragut, vërshimi i Semanit, magjia e fushës, flladi i kodrave, kripa e detit, pjelloria e tokës, dehja e vreshtave, gjaku i qershive...

Edison Ypi: Vrite tjetrin

Mos e bëj ate gabim me e lën tjetrin pa e vra.Po fillove me dyshime, jo ti po un, jo un po ti, vjen tjetri të vret ty.Po vazhdove me hizitime duhet apo s'duhet ta vrasësh ti tjetrin, ta bën tjetri gropën ty.Çlirohu nga ankthi torturues duke e vrarë ti tjetrin para se tjetri të vrasi ty...

Edison Ypi: Password

Passwordin "jenitëgjithëgomerë", pra Passwordin plot me veshë të gjatë, samar, bisht që tundet, thundra, e kam shum qef. Është Password inspirues që të degdis menjëherë në labirintet e errëta të psikes shqiptareske. Duke qënë me shumë gërma dhe me simbole, edhe Guglli e pranon me qef këtë Password. Por nuk guxoj...

Edison Ypi: Budallai

Budallain që ishte aq budalla sa për asgjë nuk mendonte dhe asgjë nuk dinte të bënte, e kërkonin me qiri në cilin katund rënkonte, në cilin pyll kulloste, me cilën dhi bënte qef, e quanin njeri me mendje të kthjellët, me shpirt të pastër, me ndërgjegje të pandotur, bolshevik të lindur, proletar të paepur...

Edison Ypi: Çukovi

Çukovi s'kishte asgjë shqiptare. As prej Vermoshi as prej Konispoli. As prej Devolli as prej Divjake. As prej Gramshi as prej Ndroqi.Çukovi ishte si i ardhur nga Azia, nga stepat, trojkat, tajgat, tundrat.Çukovi ishte aq i sovjetizuar sa, ta dëgjoje, të dukej sikur po flisje me...

Edison Ypi: Bakllava

Ta bëra bakllavanë me petë të holla dhe të buta si mëndafsh, ta poqa në ngjyrë vishnje, merre haje, gjakedhjam, tha furrxhiu duke më treguar me krenari tepsinë plot me thela si pridha të ëmbël dhe të shijshëm.Duke vajtur në shtëpi me bakllava ndër duar, rrugës njerzit më shihnin me dyshim...

Edison Ypi: Bardhuli

Fshati i Bardhulit ka kodra të buta me forma femrash, lumë, ara të mbjella, ullinj, shumica e shtëpive të reja, të tjerat të ndrequra, kopështe të sistemuara me gardhe të bukura me hardhira. Rrugica bosh. Kanë ikur në kurbet. Katër a pesë lokale.Gdhihu, ngrysu, mbars gruan, rrit kalamajtë; jeta e Bardhulit ...

Edison Ypi: Vegime

Me sy mbyllur lexova një libër të mirë. Me sy hapur pashë në një vitrinë librin e palexueshëm të një spiuni të ndyrë.Me sy mbyllur pashë një djalë që i bëri një vajze një kompliment të bukur. Me sy hapur pashë një djalë që i tha një vajze "qeke derr femre"...

Edison Ypi: Shitem

Po të më blejë e djathta, në emër të konservatorizmit, seriozitetit, vlerave, me britma patetike si ekstremist majtist dhe revolucionar i paepur, do tund dheun, do ja shkul së majtës dhëmbë e dhëmballë. Si fanatik i pamposhtur, si militant i zjarrtë konservativ, do ti xhvas Shqipërisë ç'të mundem. Do ngre lart një flamur me shkabë...

Edison Ypi: Dora te koburja

Nuk vuaj më. Tani e kam të qartë. Si zgjidhen problemet. Si të mos më ndali zemra. Si të mos më bjerë damllaja. Tash e tutje ka ku më vete mendja, ka ku më shkon dora. Te koburja.Koburen e mbaj gjithmonë pranë. Kudo ku jam, kudo ku vete, koburen kurrë...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora