E premte, 04.07.2025, 11:31 AM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Armiku

I qetë pranë dritares duke vështruar socializmin që ndërtohej dhe Shqipërinë që shkatërrohej; i tërbuar duke çjerrë fytyrën nën jorgan para se të zinte gjumi; duke përplasur kokën pas muri në ndonjë skutë ku s'të shihte kush; e pamundur ti jepje një kuptim cilësimit "Armik". Sa më hollë ta mendoje, aq më tepër...

Edison Ypi: Ladi

Ladi i tallte pedagogët. Unë jo. Ladi i bashkohej “shumicës dërrmuese", siç e quanim me tallje kopenë e atyre që shkonin nëpër aksione. Unë nuk shkoja. Luaja rolin e budallait. Ladi më lutej t’ja mësoja rolin e budallait. Nuk mundja. Rolin e budallait nuk e luaja. Budalla isha...

Edison Ypi: Albanicus Modernicus

Ecën rrugës sikur nuk e ka mëndjen, sikur nuk i intereson asgjë shqiptare, sikur Shqipëria dhe shqiptarët janë një realitet që ky është lodhur shumë për ti bërë si Italia dhe italianët, por ka hequr dorë sepse këtu njerëzit janë të prapambetur, të pa gdhëndur, të egër, ndërsa ky është i përparuar, i ndriçuar...

Edison Ypi: Rruga Saraçve

Rruga Saraçve është një lloj rakie që po të zuri prej saj nuk bëhesh dot kurrë esëll.Rruga Saraçve është si ajo femra aq e dashur prej së cilës nuk ndahesh dot as në të gjallë as në të vdekur.Rruga Saraçve është e vetmja ...

Edison Ypi: Kanoçja

Nga fundi i viteve '70, mes përpjekjeve të ethëshme me tuba, rrjeta, tela, tepsira, mekanizma, për të parë ndonjë televzion tjetër veç hales propagandistike RTSH, u muar vesh se me anë të një antene të ngushtë dhe të shkurtër që mund të vendosej edhe brenda shtëpisë, në bandën UHF mund të shihej kanali i dytë jugosllav, dhe gjatë ...

Edison Ypi: Viva Alketa

Tornitore apo saldatore veshur me kominoshe dhe rrecka të pista nëpër turnet e treta, traktoriste duke çarë male e kodra e fusha, kooperativiste duke prashitur nëpër ara, mjelëse të dalluara me rendimente të larta që punonin për shekullin e ardhshëm - femrat shqiptare u shfytyruan si burra. Të tilla i paraqiste...

Edison Ypi: Pasul

Qaf Thanë. Po afron mesnata. Dogana e shkretë. Kryej formalitetet në të dy anët. Po iki në Kosovë. Për herë të parë. Vetëm. Pa makinë, pa shok, pa shoqërues, pa këshilla, sugjerime, spjegime. Erresirë, ftohtë, shi, erë. Përpara një vend i panjohur. Ja një taksi. E vetme, e vogël, delikate, e mjerë, antipod i Benzave tanë...

Edison Ypi: Monument

Aq mahnitëse është Lugina e Erzenit, sa, për me ja bo qefin syve duke parë nga lart me të gjithë madhështinë e saj atë luginë, edhe sikur të jeshë duke vajtur në Durrës për të marrë paret e llotarisë së Kinës, e pamundur mos me u kthy majtas diku përtej Vorrit të Ashikut në fshatin Manskuria mbi ca kodra që duken herë si qafa femrash ...

Edison Ypi: Sala Saliu

Pyete; Cili është lideri legjendar i Partisë Demokratike ? Po tu përgjigj “Sala”, dije se përpara ke një azgan djalë. Shqiptar i kulluar që sheh punën e vet. Banon, të themi, diku në Laknas. Ka tre fëmijë. Gruan, pleqtë, dhe fëmijët, i mban me sakrifica. Mban mënt mirë tmerret e kooperativës. Ka qënë pak vite në emigracion...

Edison Ypi: Kodi Kadare

Ëndërra sheh. Era e dheut të deh. Disa herë në pyll natën ke fjetur. Dëshpërimin që shkakton ndajnat’hera e ke mik të pandarë. Në detin e një pike lot disa herë je mbytur.Ke lexuar të paktën nja dy a tri tragjedi të Shekspirit, disa romane nga letërsia klasike, disa novela nga Çehovi...

Edison Ypi: Dashurohemi

Në fshatin tonë i duam marrëzisht gratë. Për Dashurinë vrasim e vritemi, rrahim e rrihemi, vjedhim e vidhemi. Kur vjehrri im ishte ushtar në Shkodër dhe njohu vjehrrën time, për hatër të saj rrahu një mëhallë të tërë. Kot. Ose si thuhet nëpër libra; Për Dashurinë e pafundme ndaj saj. Ndërsa vëllai i tij kur u fejua...

Edison Ypi: Voce Zela

Shqiptarët do ishin shurdhuar nga ulurimat e kongreseve, urratë e aksioneve, trokitjet e çizmeve të parakalimeve nëse të gjitha këto nuk do t'i hidhte në hale 1 zë i vetëm, gjenialja Voce Zela.Voce Zela nuk ka qënë kurrë festival, vals, shi, lemzë, djalosh, fëmijë i parë, lumturi, atdhe, gërshet...

Edison Ypi: Farmaqe

Shqiptari patriot është njeri inteligjent, thellësisht i kulturuar, i sofistikuar, i sjellshëm, modest. Mirpo sorollopat gjoja atdhetarë, gjoja nacionalistë, që sheh në televizor janë budallenj me brirë, aspak modestë, gdhëra që ta shpifin, të papëmbajtur, invadentë, burracakë. Tek ua dëgjon gomarllëqet, këmbët nuk të mbajnë...

Edison Ypi: Budallai i bukur

Të veshur, të mbathur, të larë, të krehur, me muhabete të thjeshta dhe të rrafshëta deri në neveri, pa asnjë vullnet për të bërë diçka të dobishme, budallenjt tanë të bukur çfaqen kudo si tulla të njëllojta që sapo kanë dalë nga fabrika.Budallenj të bukur kemi pasur...

Edison Ypi: Mos cito

S'ka gjë që e zbulon mjerimin intelektual më tepër se citimet.Ti që shkruan në gazetë e në revistë, që flet në televizion, që mban fjalime, llomotit në kafene, e s'lë rast pa cituar mendimtarët e shquar, filozofët, shkrimtarët, ekonomistët, politikanët, ideologët...

Edison Ypi: Shpirt Artisti

-Rënkoj kur flas, qaj kur këndoj, e kam gjoksin zjarr, mëndjen vullkan, kam Shpirt Artisti, më duhet një skulptor.-Pra e do skulptorin të gdhendi në allçi kuaj me krahë, kuçedra që nxjerrin zjarr nga goja, tigra dhe luanë ëndërrash, shqiponja krahëhapura në fluturim që t'i vendososësh te porta...

Edison Ypi: Pastruse

Të jetosh vetëm. Të shkruash pa u paguar. Të ikësh si i hazdisur me naftën tënde nëpër katunde të thella për të parë ngjyrat marramendëse, nuhatur aromat dehëse të pyjeve, dëgjuar muzikën më të bukur; shushurimën e përrenjve, dhe shtëpinë ta mbash të rregullt - e pamundur pa një pastruse...

Edison Ypi: Shetitje

Llafazanë, dembelë, shpifarakë, intrigantë, hipokritë, dallkaukë, rroça, poça, pyka, tyça, tyta; mblidhuni dhe ejani të shetisim nëpër Shqipëri. Ngadalë si gjarpri. Shtrembër si drapëri. Shpejt si drita. Drejt si shigjeta. Teposhtë si rrufeja...

Edison Ypi: Kurrë

Kurrë nuk i kuptova. Kurrë nuk i desha. Kurrë nuk i durova. Kurrë nuk i mora seriozisht. Kurrë madje nuk më është dukur se kanë ekzistuar. Kurrë nuk na rrahu e njëjta erë. Kurrë nuk na lagu i njëjti shi. Kurrë nuk na terri e njëjta natë. Kurrë nuk na zbardhi e njëjta ditë. Kurrë nuk na ngrohu i njëjti diell. Kurrë nuk na zbehu e njëjta ...

Edison Ypi: Keni fukarallëk, por përdorni smartfona

Keni fukarallëk, por përdorni smartfona.Keni ankesa, por në Prokurori nuk shkoni.Keni biznese, por nuk paguani taksa.Keni dëshirë të qeveriseni, por votën e shisni.Keni shpirt, por ua mposht instinkti i kopesë.Keni fantazi, por e përdorni për dallavere...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx