Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Fshati i dashuruar me burgun
E merkure, 01.04.2020, 01:57 PM
Fshati i dashuruar me burgun
Nga
Edison Ypi
Rusia,
Kina, Kuba, Koreja, Lenini, Stalini, Mao, Fideli, të ishin bërë bashkë, nuk do
gënjenin dot sa në një film të vetëm shqiptar.
Komunista
sythellë, brigadiera vetullngrysur, mjelëse që e tejkalojnë planin shumfish,
traktora me zinxhirë tym e rrapëllima, kooperativistë të lumtur mes baltash, të
rinj nga qyteti që me vullnetin e tyre kanë ardhur të punojnë përgjithmonë në
fshat – të shohësh të tilla tmerre, të shtrëngosh nofullat sa të thyhen
dhëmbët, të dali një bisht nga pas, të plasin sytë, të dalin brirë, të hapet
barku të dalin zorrët, të çfaqen neuroza prej të cilave të vuash tërë jetën,
është më se normale.
Filmi,
apo mali me gënjeshtra, ay më i neveritshmi dhe më qesharaku, ay që shqiptarët
i luajti nga fiqiri, është një dhe vetëm një. Ay me atë “zonjën” proletare që
erdhi nga qyteti në fshat.
Punëra
në bujqësi duke kënduar nëpër ara. Solidaritete të pamposhtura, teprime
mikroborgjeze që demaskohen aty për aty me të qeshura robotike njerëzish prej
allçini, ky menderfilm është bërë në fshatin Tushemisht.
Mikro
fshati i super mashtrimit, Tushemishti në lindje të Pogradecit ka më pak se
dyqind shtëpi. Shumica e shtëpive kanë hedhur edhe nga një ose dy kate të
tjerë, ose kanë bërë shtesa. Japin dhoma me qira për pushuesit. Shtëpitë janë
të gjitha me kopshte të gjelbëruara. Në fshat hyhet përmes së vetmes rrugë ku
lëvizin pushimtarë më këmbë ose mbi makina.
-Ditë
e bukur sot, ë ?!
-Të
gjitha ditët e bukura janë në fshatin tonë.
-Por
ka pasur ky fshat edhe ditë të nxira. Për shembull ditët kur u luajt ai filmi plot
me rrena.
-Ato
janë ditët më të bukura të fshatit tonë.
-Në
diktaturë ishit më të lumtur se tani ?!
-Po.
Dy
zonja,
-Kur
xhirohej ai filmi i skëterrshëm, ju zonja duhet të keni qenë në moshën e atyre
vajzave në film të cilat gjezdisnin rrugicat e kalldrëmta me biçikleta duke
qeshur si të kurdisura dhe duke hedhur romuze trashanike. Ishin tepër
artificiale ato vajza kur e tërë Shqipëria rënkonte. Ishte ofendim tepër i madh
për ndjenjat tuaja fine femërore.
-E
ke gabim. Ishte mrekulli. Atë kohë e kujtojmë me mall të madh. Atëherë jeta
ishte e bukur. Tani është e shëmtuar, e frikëshme, e urryer.
-Por
e pasur.
-Jo-jo.
Tani jeta jonë është skëterrë.
-Por
tani ju hani e pini, visheni e mbatheni, bijtë dhe bijat tuaja ndjekin modën,
udhëtoni.
-Jeta
e sotme është më e keqe se jeta atëherëshme, dhe pik’.
-Jo
zonja të nderuara, jeni femra, jeni delikate, jeni të ndjeshme. Ju e bëni
dallimin. Ju e keni vënë re mashtrimin.
-Jo
mor zotni jo. Ai filmi nuk ishte mashtrim. Mashtrime janë këto që dëgjojmë tani
me partira dhe deputeta.
Kalojnë
dy adoleshente, dy monaliza katundi, me rroba banje thuajse inekzistente.
Pranojnë me kënaqësi të fotografohen. Më mirë të mos i pyesësh për filmin. Po
thanë edhe këto se ai film është i bukur, më mirë me vra veten.
Një
zotëri,
-A
je i lumtur ?
-Jo,
nuk jam i lumtur. Isha një herë e një kohë. Tani jam helm e vrer. I lumtur isha
kur xhirohej ai filmi. Ajo artistja e lojti shumë bukur rolin. E di përmendësh
atë film. Ja kroi ku zonja lau këmbët. Ndjeheshim të pasur, të sigurtë. Bëjmë
be’ për zonjën. Ngremë dolli për filmin. Ishim fshat kufitar. Kishim
privilegje. Na jepnin nga një kallëp sapun në muaj për çdo familje.
Fshati
i filmit ka rënë në dashuri me burgun.