E premte, 29.03.2024, 02:04 PM (GMT)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Mosha e Zonjës

E enjte, 19.03.2020, 07:58 PM


Mosha e Zonjës

Nga Edison Ypi

Ça dreqin ke që e pyet Zonjën për moshën ? Zonjën e ke qef, por ngaqë Zonja s'të përfill, e pyet për moshën. Zonja vërtet e ka një mardhënie lozonjare me peshoren dhe pasqyrën. Por problemet me ato sende Zonja i zgjidh vetë me dieta dhe të tjera masa. Nuk i pushton dot kështjellat e Zonjës, nuk e lëpin dot mjaltrat e koshereve të Zonjës me pyetje dinake për moshën. Merru me të tjera mosha. Me moshën e të pa edukuarit, të paqytetëruarit, të korruptuarit, hajdutit, mafjozit, vrasësit. Merru po deshe edhe me moshën e Zojushës, e cila, pavarsisht nga pasqyra rrenacake dhe peshorja hilanjose, nuk është dhe kurrë s’ka për të qënë më joshëse se Zonja. U bo surrati jot me pyt për moshën e Zonjës. Nuk e mposht dot Zonjën duke e pyetur për moshën. Mos u hakmerr me Zonjën duke e pyetur për moshën. Sado të lodhesh, nuk e fiton dot luftën me të vetmen fitimtare kundër tiranisë së kohës. Mos u lodh kot ta pyesësh Zonjën për moshën. Mosha e Zonjës është shpikje e mashkullit frikacak që Zonjën nuk e njeh si njeri që ndjen, lumturohet, dëshpërohet, pranon, refuzon, dashuron, urren. Mosha e Zonjës nuk është kronologjike. Mosha e Zonjës është një mister që ti banali, ti materiali, ti aestetiku, nuk e zbërthen dot. Mosha e Zonjës është diçka që ikën e vjen, duket e zhduket, ngjitet e zbret, ndizet e tërbohet, rrjedh e derdhet. Por kurrë nuk kapet, kurrë nuk matet. Zonjën vetëm komplimentoje, vetëm ledhatoje, puthe, gjunjëzohu para Saj, por kurrë mos e pyet për Moshën. Sa kohë nuk i numuron dot yjet në qiell, s’ke pun me moshën e Zonjës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora