E hene, 29.04.2024, 07:51 AM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Faleminderit o plehra

Më i mrekulluar se para çdo vepre arti, qëndroj i shushatur para malit me plehra me ngjyra që ka grumbulluar në oborr pastruesja.Ke qef ta shohësh;Në një kuti kartoni gjysma e djathit që duket i freskët, është flakur.Nuk kuptohet nëse qumështi nga kutia e kartonit është pirë apo derdhur...

Edison Ypi: Shporrje

Prej ca kohësh më shkaktonte ankth sita.Erdh' e u trash ky ankth derisa u kthye në dëshpërim që nuk do ma largonte dot as një oqean me kamomili trazuar me një kontinent sheqer.Ndoshta s'do ta kuptoja kurrë ç'po më ndodhte...

Edison Ypi: Cene

Një gramshak ndezi një qiri. Pas pak qiriu u fik. E provoi disa herë me shkrepse, çakmak, eshkë. Meazallah. Prej asaj dite nuk ndezi dot asgjë Shkakun e këtij ceni e mësoi pas shumë vitesh: Gjyshi nga nëna kishte hedhur në erë një Kishë në Myzeqe.Një durrsak sot e kësaj dite ka neveri...

Edison Ypi: Të humbësh me sukses

Llomotit sa më tepër kundër partisë. Që të jesh sa më i besueshëm, llomotitjen bëje në stilin "kush të do të rreh".Kafen pije gjithmonë me të njëjtët miq. Bindeni njëritjetrit se jeni më të mirët, më të squtët, më interesantët, jeni ajka, jeni krema. Me të tilla stuhira masturbative brenda filxhanit të kafes, pakngapak do...

Edison Ypi: Tuç Zyma

Tuç Zyma jetonte në ishull. Ishulli i Tuçit kishte 1 banor. Banori i vetëm i ishullit të Tuçit ishte vetë Tuçi.Ishulli i Tuçit ishte garazhi i shtëpisë së tij. Nga garazhi i Tuçit ku të mahniste Xhaz-i dhe Blues-i, deri te trotuari i Rrugës Fortuzi ku të tmerronte çizmja e ushtarit, as 10 metra, ishte oqeani që ndante...

Edison Ypi: Sizifi Rinush Idrizi

Mësuesi i Letërsisë Rinush Idrizi hynte në klasë si dikush që vjen nga larg, furishëm, me frymëmarrje të shpejtuar, që haberin e mirë do ta sjelli patjetër, gjallë a vdekur, si Maratonomak, dhe dilte nga klasa si Sizif, i pakënaqur që shkëmbin e rëndë sa herë e ngrinte lart aq herë i rrokullisej teposhtë...

Edison Ypi: Yxhym

Yxhym mbi kë të mundni, mbi kë tu zërë syri qorr, kë tu kapi veshi shurdh, kë tu thotë truri i kalbur.Mallkoni, shani, shpifni, intrigoni, inxhinierët, mjekët, shkrimtarët, diplomatët, ambasadorët.Kurvi do lëvizi në varr nga qefi ...

Edison Ypi: Ky koc

Ky koc jetën plot vuajtje nuk e këmben me asnjë rehati banale, meskine, mediokre.Ky koc e konsideron Fat që është inxhinier dhe nuk bëri shkollim letrar që do t'ja kishte vrarë kënaqësinë që i jep shpallja brendësisë së tij përmes të shkruarit bukur...

Edison Ypi: Dashnorja

Kënga "S'kalohet jeta pa dashnore" shkrehte në lotë si të rehatuarit e lumtur që dashnore kishin, dhe fatkeqët që dashnore nuk kishin, por pas pak do kishin.Kur dikush që dashnore kishte i tha dikujt që dashnore s`kishte "Hë mo dhe ti, nuk gjen dot një cop' dashnore", ky i fundit, nga vuajtjet e...

Edison Ypi: Mbledhje Partie

Shuli tha: Të nderuar hajdutë dhe halabakë të shquar nga të gjitha viset e Shqipërisë, duhet të bëjmë çmos të marrim të gjitha votat e të gjitha subjekteve, sektorëve, skuadrave, kompanive, reparteve, regjimenteve, batalionave. Si ato të sektorit 7 të grupseksionit 3/5, edhe ato të divizioneve 9 dhe 15, që janë hambarë...

Edison Ypi: Tango

Kontrabanda ndjeu nga pas në sup dorën e akullt të Shtetit. Nervoz, zevzek, flokët xhelatinë, mustaqespic, shteti e mbërtheu dhe e tërhoqi Kontrabandën vrullshëm në një rrotullim marramendës. Kur fytyrat e të dyve, Shtetit dhe Kontrabandës, u ndodhën ballë për ballë, ja krisi me zjarr Shteti...

Edison Ypi: Dyqan veglash

Mekanizma rrotullues për pjekje në hell.Sharra nga më të ndryshmet për prerje gjymtyrësh.Tryela të dimensioneve të ndryshme për çpim kockash.Thika të mprehta dhe të ndritëshme për coptim mishrash.Shiringa të trasha nga të ndërzimit artificial për thithje gjaku në qafë...

Edison Ypi: Trimëria labe

Qesh' nisur nga Berati për në Këlcyrë. Në Buz më thanë se rruga për në Këlcyrë nga Qafa e Kiçokut është e pakalueshme.Desha-s'desha, helm-e-vrer ja thera teposhtë më të djathtë për në Memaliaj.Ik e ik tatëpjetë nëpër ca kthesa e ca bukurira...

Edison Ypi: Tollovi

Njoha një nëpunëse. Sa e keqe ajo nëpunësja. I kishte zënë vendin një kurve që mezi nxjerr ndonjë lek me djersën e fundshpinës.Nuk mbarova dot punë paradite në një zyrë. U mërzita. Më thanë se vendin e punës së atij që ngrihej herët në mëngjez e kishte zënë një tjetër të cilit gjumi i dilte në mesditë...

Edison Ypi: Shkrim e Këndim

"Shkrim e Këndim" ka vetëm Gjuha Shqipe.Të gjitha gjuhët e tjera kanë "Shkrim e Lexim".Shkrim e Këndim është një përparësi absolute që Shqipja e ka ndaj të gjitha gjuhëve të tjera."Shkrim e Këndim", pra ...

Edison Ypi: Përqafimi

S'ndjehej mirë. I ishte prishur qetsia. I merreshin mentë. I vinte bota rrotull.Iku te një pyll jashtë qytetit. U mbush me frymë. U lehtësua. Por jo plotësisht.Vajti te një zabel për të dëgjuar ca cicërima zogjsh. I dëgjoi. U kënaq. Mirpo oreksi për të tilla gjëra j'u shtua.Priti pranverën. Me të ardhur pranvera vajti...

Edison Ypi: Qena dhe komunista

Komunist mos mu boft as qeni shpis !Sentencën madhështore e uluriti me duart nga qielli një mirditor mu në mes të restorantit.Nga fjalët e fuqishme me bukuri të pashoqe të gjithë mbetën me gojë hapur dhe lugët pezull.Krejtësisht i ngrirë nga ky befasim i mrekullueshëm, pronari i restorantit j’u drejtua mirditorit...

Edison Ypi: Si ta kuptosh që je budalla

Nëse pushtimi të duket çlirim, ndalimi i Shqipes progres, përvetësimi i Besimit fetar të pushtuesit, Fat, nuk je derr, maçok, qen zorraxhi, gomar, zhapik, zvarranik, je budalla.Është më se e natyrshme të ecësh rrugës duke kqyrur femrat. Sisët, shalët, kërthizat, harqet, format, vithet, lëvizjet, nazet, ojnat e tyre...

Edison Ypi: Të dashurohesh me qelinë

Këtë pyetje i bëri Ismail Kadarea Pjetër Arbnorit gjatë një vizite në shtëpinë e Kadaresë, ku veç Arbnorit, ndodhesha dhe unë e ca të tjerë.-Duke udhëtuar nëpër botë, u përgjigj martiri i burgjeve Pjetër Arbnori, po shoh qytete të kaltra të kristalta, grataçiela marramendës që ngrihen drejt qiellit si gjilpëra...

Edison Ypi: Rrumpallhane

Shqipëria është vendi më i rëndësishëm i botës që përcakton fatet e planetit, ndërsa shqiptarët janë njerëzit më inteligjentë, më puntorë, më trima dhe më heroikë të rruzullit.Ky pohim është budallallëk. Megjithatë në rrumpallhane lejohet ta thuash sa herë të vjen ndërment dhe ta përsërisësh sa herë të intereson...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora