E hene, 29.04.2024, 12:54 AM (GMT+1)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Ku e keni ndjeshmërinë njerëzore?

Kur 30 vjet të shkuara zbarkuat me mijëra në Itali e gjetkë, u sollët sikur italianët dhe të tjerë ua kishin borxh tu mbanin e tu sajdisnin, tu vishnin, tu mbathnin, tu ngopnin, tu gjenin edhe punë.Sot sirianët që po ikin nga lufta dhe nga diktatura, nuk duan të rrinë këtu, ata thjesht po kalojnë...

Edison Ypi: Fal Internetit

Loqemadh Katunari nga Taplasi, Komuna e Tarrasit, Prefektura e Tangopit, fal Internetit u shpall "Shqiptari i vitit".Gjithashtu fal Internetit, "Shqiptari i Shekullit" është ai që ishte dhe gjithmonë do jetë, Takap Tahipi nga Marrujti, Komuna e Briskut, Prefektura e Biçakut...

Edison Ypi: Bike Boys

Biçikletën dhe korsitë e biçikletave, tashmë i dashuroj më tepër se sulltani femrat e haremit.Kalërimi mbi biçikletë nëpër korsi dhe rrugica të asfaltuara, ndez gjakun, forcon muskujt, hap mendjen, të mbars me emocione dhe ide të reja, të zgjat jetën...

Edison Ypi: Leka Kulo

Pas një dite të lodhëshme gjatë së cilës nuk vodhi dot asnjë Lek dhe nuk lëpiu dot asnjë Kulo, Leka Kulo u shtri të flinte.Në mendje i rrotulloheshin gjithato mendime për Shqipërinë, shqiptarët, hallet e tyre.Tha Leka Kulo me vete; Së bashku këtu...

Edison Ypi: 3 pikat

1 pikë në fund të fjalisë, pas rrotës është shpikja më e madhe e botës. Pa atë rreth pambarimisht të vogël, pa atë mikrokozmos të pafundëm, të shkruarat do ishin përrenj me qyrre, lumenj me lotë, det me llum.2 pika në fund të fjalisë do t'i vendosnin me kënaqësi ushtria e mediokëve për të cilët e shkruara...

Edison Ypi: Biçikleta

Biçikleta ishte një rraqe metalike tepër e vyer.Biçikleta blihej, shitej, falej, këmbehej, vidhej, flinte, zgjohej, plagosej, rënkonte, sëmurej, shërohej, por kurrë nuk vdiste.Biçikleta në shitje kishte aq rrallë sa nuk mbahej mend kur kishte ndodhur....

Edison Ypi: Venat e Qytetit

Qafa të trasha, balle të dhjamura, bythë të gjëra, barqe burrash, Tirana dhe Shqipëria po përmbyten nga monstruozitete antropometrike.Recetat e dietologëve, këshillat e mjekëve, vizitat te ekspertët, frekuentimi i palestrave dhe pishinave, sado të efektshme, sado të shtrenjta, nuk po i ndalin deformimet...

Edison Ypi: ''Nuk shkohet në Protestë me biçikletë''

Më 28 janar 1990 pasdite u nisa me biçikletë në Protestën e Heshtur. Diku te Medreseja, takova mikun e vjetër, antikomunistin e përbetuar Sofokli Karpuzi.Sofo tha;"Nuk shkohet në Protestë me biçikletë. Nuk është serioze...

Edison Ypi: Qytet

Në qiell nuk fluturojnë zogj. Nëpër pemë nuk dëgjohen cicërrima. Era nuk vallzon. Flladi nuk freskon. Me gjethet e vdekura nuk merret Poeti por fshesari. Shitësi i bulmetit është një veremli. Ndreqësi i bravave një derr. I veglave elektronike një skuth. Shqipen po e shkruajnë për ibret. Gazetat janë të palexueshme...

Edison Ypi: Miqt e vjetër

Nja pesë a gjashtë nga miqtë e vjetër u ndali zemra nga Dashuria. Nja shtatë a tetëve u ra damllaja nga Bukuria. Dy a tre i gërryu kanceri. Njërin e shkeli makina. Tjetrin e zuri një shkëmb që u përmbys. Ca ikën të pinë raki në botën tjetër se nuk u mjaftoi e këtushmja...

Edison Ypi: Shetitje

Shetiteni Shqipërinë. Pa aspirina, paracetamola, antidepresiva. Me të tilla prishet magjia.Dhe pa shami lotësh. Ku laget syri dhe hallakatet mendja, lotët fshihen si ka thënë Murgu; Me duar.Do shihni kodra të bukura dhe fusha të mbjella rrethuar...

Edison Ypi: Manjola

Manjola kalonte rrugës dhe nuk kuptohej nëse vinte apo ikte, ecte apo vraponte, vallzonte apo fluturonte.Manjola nuk ishte shtatlartë, me sy të jeshilta, me gjoks të kërcyer, këmbë të drejta, fytyrë vezake, tipare të rregullta, dhe të tjera si këto. Manjola ishte mpleksje qiellore e një pafundësie hiresh femërore...

Edison Ypi: Po japim lajmet

Të dashur bashkatdhetarë vllavrasës, kafepirës, gazetangrënës, internetshetitës, hashishtymosës, zemërbardhë, mëlçizinj, shpirtkatranë, ku jeni e ku s'jeni para tavave të dhesë, zjarreve të ftohura, vatrave të fikura, oxhakëve pa tym, ndalni llomotitjet, thashethemet, intrigat, dallaveret, kollitjet, teshtitjet, frymat, dhe...

Edison Ypi: Keni, por s'keni!

Keni fukarallëk, por përdorni smartfona.Keni ankesa, por në Prokurori nuk shkoni.Keni biznese, por taksa nuk paguani.Keni dëshirë të qeveriseni, por votën e shisni.Keni shpirt, por ua mposht instinkti i kopesë.Keni fantazi, por e përdorni për dallavere...

Edison Ypi: Dasma ime

-Që thua ti, në katundin tim kurrë nuk ka ndodhur gjë më interesante se dasma ime. Pas pesë vitesh që erdha nga emigracioni ku fitova ca çika lek, vendosa të martohem. Pyet këtu e këtje, ja vura syrin për shoqe të jetës një perrie në katundin tjetër. Fola me babanë e vajzës. Bëra përgatitjet. Erdhi dita e dasmës...

Edison Ypi: Grusht Spiunit

Iku me anije duke u betuar se nuk do kthehej më kurrë. Megjithatë më çoi haber se kishte ardhur. U takuam në kafene.-Po thonë se ne të përndjekurit kemi qënë të gjithë spiuna, tha. Asnjëri nga ne s’ka goditur me grusht një persekutor. Unë erdha t'ja rras me grusht njërit prej tyre, spiunit tim. E kërkova...

Edison Ypi: Buçiti Lasgushi

Të mos më spiunonte katundari, të mos më gjakoste teli me gjëmba, të mos më kafshonte qeni, të mos më sharronte kalashnikovi, arratisesha natën "jashtë shtetit" me anë të radios.Në një nga këto netë me kufje në vesh dëgjova ca fjalë të mbytura si ...

Edison Ypi: Rruga

Rruga që nuk kishte formën e rrugës së plumbit quhej “rrugë e shtrembër”."Rruga e shtrembër" përfundonte në një gropë që quhej “internim” ose në një humnerë që quhej “burg”.Rruga më e rrezikshme ishte “Rruga e armikut”...

Edison Ypi: Mokra ka vdekur

Burra zamani me mustaqet deri te veshi që dinë si pihet rakia, si respektohet Kanuni, janë të rrallë, por ndoshta kanë mbetur në Mokër.-Mokra është e bukur, thotë një polic rrugor afër Quksit, ka ajër të pastër, njerëz të urtë. Por kot lodhesh. S'ke për të gjetur asnjë burrë rakie dhe kanuni. Pijetarët janë bërë qumështorë...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora