E shtune, 04.05.2024, 12:22 AM (GMT+1)

Editorial

Frank Shkreli: Gëzuar Vitin e Ri

Shqiptarët kudo po bashkohen për të festuar mbarimin e një viti dhe fillimin e Vitit të Ri- por edhe fillimin e shekullit të dytë të Pavarësisë Kombëtare. Ishte fryma e atdhetarizmit të patriotëve të kombit shqiptar të cilët shpallën pavarësinë 100-vjetë më parë në Vlorë, ajo që mbajti gjallë endërrën kombëtare brez pas brezi ...

Elvi Sidheri: A kishte 28 nentor edhe per Arbereshet dhe Arvanitasit?

Gjate festimeve te 100 vjetorit, une vura re nje mungese, qe uroj thellesisht te kete qene nga pakujdesia!Pa pasur aspak nevoje t`i citoj nje per nje, te gjithe "fjalim-mbajtesit" e ceremonive zyrtare qe ndodhen mes Tiranes dhe Vlores "se bukur ne grope", secili prej tyre sidoqofte, me apo pa qellim, nuk e shqepi gojen t`i  ...

Entela Binjaku: Të jesh i papunë në Shqipëri

Në vijim të shkrimit të mëparshëm, në qendër të këtij shkrimi do të jetë përjetimi i papunësisë në shoqërinë tonë. Papunësia është një ndër dukuritë e mundimshme dhe aktualisht e pranishme në shumë familje shqiptarësh.Dikush mund të mendojë se nuk ja vlen të merresh me problem që dihen ...

Gani Mehmetaj: Heshtja e frikshme e intelektualëve të Kosovës

Pas shpërthimit të demonstratave të vitit 1981 në Prishtinë dhe në të gjitha qytetet e Kosovës, filloi një agresion i furishëm ushtarak, policor dhe propagandistik i cytur nga Beogradi. Krahas gjendjes së jashtëzakonshme, u përmbys struktura qeverisëse lokale. Goditjen më të madhe e pësoi sistemi arsimor. U ndaluan qindra tituj librash ...

Marjan Sebaj-Sopi: Me varfërinë e vet Jezu Krishti rilindi botën

Gjatë ditëve të Kërshëndellave nëpër Kishat, kapelat, e shtëpitë tona shqiptare shiqojmë shpellat e Betlehemit. Në qendër të shpellave shohim foshnjën, Jezu Krishtin, i cili qëndron mbi kashtë. Nuk pati vend në ndonjë bujtinë në qytetin e Betlehemit, kështuqë, Maria nëna e tij, me të fejuarin Jozefin ishin të detyruar të gjejnë vend dhe të strehohen në një shpellë ...

Alban Voka: Krishtlindjet dhe shenjtëria e shpirtit shqiptar

Valët e krizës janë reduktuar në heshtje. I përjetojmë ndërkaq, edhe këto kremte të shenjta, pas një periudhe kur çdo gjë dukej “armiqësore” përrreth nesh, dhe papritmas vjen një madhështi nga qielli duke e prurë mbi tokë Babëgjyshin e Kërshëndellave dhe Babëdimrin e Vitit të Ri, që shqiptarët të kremtojnë dy festa njëra pas tjetrës, për t’u pajtuar, për ta vizituar  ...

Frank Shkreli: Vit vdekjeprurës për gazetarët

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (KMG), (Committee To Protect Journalists), një organizatë jo-fitimprurëse me qëndër në Nju Jork e cila promovon lirinë e shtypit dhe mbron të drejtat e gazetarëve, në një raport të posaçëm thotë se viti 2012 ishte një ndër vitet më vdekjeprurëse për gazetarët anë e mbanë botës ...

Ndue Ukaj: Kultura e lirisë përballë mizeries morale

Kosova duke kaluar nga robëria në liri dhe nga liria deri te pavarësia, ka realizuar kështu dy aspirata fundamentale, të cilat ja kanë mbajt gjallë shpirtin veprues dhe dinamikë ndër vite. Mirëpo, pas përmbyllës së këtyre dy etapave, ka munguar dhe vazhdon të mungoj ideja mbi çfarë baze morale dhe intelektuale synohet te ...

Frank Shkreli: Organizata e Kombeve të Bashkuara nderon Nënë Terezen

Më 1985 Nënë Tereza ishte ftuar të fliste para Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara me rastin e 40-vjetorit të themelimit të kësaj organizate botërore. Sekretari i Përgjithëshëm i Kombeve të Bashkuara në atë kohë Perez de Cuellar, e paraqiti murgeshën shqiptare Nënë Terezën me këto fjalë: ''Këtu është një sallë fjalësh ...

Frank Shkreli: Keri për të zëvëndësuar Klinton

Ditët e fundit, media amerikane është mbushur me njoftime të cilat duke cituar burime të besuehsme thonë se Presidenti Obama ka në mend të njoftojë në ditët e ardhëshme emërimin e Senatorit Xhon Kerri nga shteti Masaçusets për të zëvëndësuar Hillari Klinton në detyrën e Sekretarit të Shtetit. Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, që konsiderohet të jetë më  ...

Demir Krasniqi: Nuk përkrahen veprat kapitale

Ashtu sikur në të gjitha regjimet e kaluara , edhe sot e gjithë ditën krahina rurale e Malësisë së Gollakut, për organet institucionale nuk paraqet asgjë më tepër se sa një “zorrë qorre” në hartën gjeografike të Kosovës .Kjo krahinë, ka një begati shumë të çmuar të resurseve natyrore, por edhe të trashëgimisë kulturore ...

Shaban Peraj: Shpirtligësia

Dështimet e tia për t’u thënë të vërtetën shqiptarëve të Kosovës rreth bisedimeve e marrëveshjeve që kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaçi pati me kryeministrin serb I. Daçiq, dëshmoi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se njfarë shqetësimi e ka kapluar, ndaj gafet e tia bënë që të dialogojë me kyetarin e Lëvizjes Vetëvendosja z. Kurti, në mënyrën më të ...

Lis Bukuroca: Ni hao Xhong-guo Ren-min Gong-he-guo

Shkrepja e befasishme e retorikës sofiste, me qëndrim hijerëndë prej mashtruesi profesional, do ta kishte habitur edhe Maçokun me Çizme, Tartufin e Molierit dhe batakçinjtë më të mëdhenj në historinë e arrivistëve. Madje do ta kishte lënë gojëhapur dhe pa fjalë Makiavelin personalisht. Përçartja flet për humbjen e orientimit në politikë ...

Frank Shkreli: Në prag të 100 vjetorit të dytë

Anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkan dhe gjithku jetojnë shqiptarët anë e mban botës, muajin që kaloi u festua denjësisht 100-vjetori i Pavarësisë Kombëtare, duke kujtuar me solemnitet dhe duke nderuar burrat dhe gratë të cilët kanë sakrifikuar jetën dhe kanë kontribuar me talentet e tyre për të siguruar këtë pavarësi dhe liri që gëzon dhe që festoi ...

Fritz Radovani: Me surrat nga Europa

Shqipnia vazhdon “një hap para e dy hapa mbrapa...”ashtu si “kjoftë per atëherë”!Ky asht parimi “leninist” i anadollakëve tanë! Që nga viti 1922 Shqiptarët filluen me u infektue nga parimet leniniste të Rusisë bolshevike. Nder të parët Shqiptarë që kerkon me ua ba të dijtun Popullit të vet se çka asht komunizmi bolshevik ...

Entela Binjaku: Të jesh i varfër në Shqipëri...

Varfëria, papunësia, paragjykimet, indiferenca ndaj njerëzve në nevojë, dhuna brenda familjes, etj., janë disa nga problemet shoqërore më të rëndësishme që mundojnë vendin tonë. Tranzicioni i tejzgjatur drejt një shoqërie të vërtetë kapitaliste, shtoi dukshëm edhe të tjera, demografike, urbane e shoqërore, si emigracioni i madh ...

Frank Shkreli: Mbledhja vjetore e OSB-së

Ministrat e Jashtëm nga më shumë se 50 vende morën pjesë në mbledhjen vjetore prej dy ditësh të Organizatës për Sigurim dhe Bashkpunim në Evropë (OSBE) që u mbajtë në Dublin të Irlandës, të ënjtën dhe të premtën e javës që kaloi. Në mbledhjen ministrore prej dy ditësh,Kryetari i radhës i Organizatës për Sigurim dhe Bashkpunim në Evropë ...

Gani Mehmetaj: Ndërhyrjet ndërkombëtare dhe kompromisi shqiptar

Ndërhyrjet e bashkësisë ndërkombëtare me paketën e Ahtisarit, kompetencat e EULEX-in në luftimin e krimit të organizuar, krahas ndërhyrjeve me pikat e marrëveshjes për veriun e Mitrovicës e trashëgimin bizantine që në mënyrë abuzive cilësohet trashëgimi serbe, vë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e shtetit të Kosovës. Me këmbënguljen e disa faktorëve ....

Shaban Peraj: Qeveri e re, qeveri e vjetër

Parlamenti i Malit të Zi, me 44 vota, votoi pro formimit të qeverisë së re pas zgjedhjeve parlamentare të 14 Tetorit 2012. Qendron fakti se kjo qeveri e formuar nuk ndryshon shumë nga ajo e kaluara në emërimin e kabinetit qeveritar, ku për kryeministër të vendit u zgjodh M. Gjukanoviq, i ri (i vjetër), me çka është e qartë se veprohet sipas parimit ...

Aurel Dasareti: Shqiptarë, jeni të rrethuar nga armiqtë, bashkohuni!

Politika ka të bëjë me shpërndarjen e përfitimeve dhe ngarkesave të një shoqërie me anën e përdorimit të forcës. Politika është biznesi brenda një sistemi shoqëror ku qëllimet janë të vendosura, prioritetet e rregulluara, vlerat e shpërndara dhe instrumentet e aplikimit të zgjedhura ...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora