Editorial » Zejneli
Xhelal Zejneli: Zgjedhjet Presidenciale në RMV - 24 prill 2024
E diele, 28.04.2024, 08:00 PM
ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË RMV - 24 PRILL 2024
Nga
Prof. Xhelal Zejneli
Të regjistruar: 1.814.317 votues;
Kanë votuar: 905.971 qytetarë, përkatësisht 49,93%;
Vendvotime: 3.508;
Fletëvotime të
pavlefshme: 24.562;
Pjesëmarrja në votim
është 7% më e madhe se ajo e vitit
2019;
Zgjedhjet presidenciale
të datës 24 prill 2024 janë të shtatat me radhë që nga pavarësimi i Maqedonisë
(RMV-së).
Në zgjedhjet
presidenciale nuk pati probleme. Me ndonjë përjashtim të papërfillshëm, ato u
realizuan sipas rregullave demokratike.
Shënim: Pjesëmarrja në votim në rajonet juglindore të vendit është më
e madhe se në pjesën veriperëndimore. Pothuajse
në të gjitha komunat me shumicë shqiptare, pjesëmarrja në votim është nën 50%, ndërsa në shumë komuna të
pjesës juglindore të vendit, pjesëmarrja në votim është mbi 50%. Në këtë pjesë të vendit, dalja në votim është edhe mbi 60%.
Votat e Bujar Osmanit dhe të Arben Taravarit, arrijnë gjithsej 205.381, apo 22,57%.
Raundi i parë i
zgjedhjeve presidenciale u mbajtën më 24.04.2024. Më 08.05.2024
do të mbahen: raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale si dhe zgjedhjet
parlamentare.
*
* *
“Frontit Evropian” i udhëhequr nga Ali Ahmeti,
përbëhet prej subjekteve, si: Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), i
udhëhequr nga Ali Ahmeti; Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), e udhëhequr nga
Menduh Thaçi; Partia Demokratike Evropiane (PDE), e udhëhequr nga Arjanit
Hoxha; Lëvizja Populli (LP), e udhëhequr nga Skender Rexhepi Zejdi; Aleanca për Shqiptarët (krahu i Ziadin
Selës); Partia Demokratike Turke, e udhëhequr nga Bejxhan Iljaz; Lëvizja e
Turqve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, e përfaqësuar nga Sulejman
Baki; Unioni i Romëve, i udhëhequr nga Fatima Osmanovska dhe Lidhja Demokratike
e Boshnjakëve, e udhëhequr nga lideri i saj Munir Kollashinac. Koalicionin të
përbërë prej nëntë subjekteve,
e udhëheq kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Opozita shqiptare përbëhet prej
subjekteve, si: Lëvizja BESA, e
udhëhequr nga Bilall Kasami, Alternativa, e udhëhequr nga Afrim Gashi, Lëvizja
Demokratike, e udhëhequr nga Izet Mexhiti dhe Aleanca për Shqiptarët (krahu i Arben
Taravarit). Pjesë e këtij koalicioni është edhe Bekim Qoku, i cili është
edhe këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Ata dalin në zgjedhje
me emrin “Lidhja Evropiane për Ndryshim” apo “VLEN”.
Kandidat i “Frontit Evropian” është
Bujar Osmani, ndërsa ai i subjektit “VLEN” është Arben Taravari.
Shënim: Sikur Fronti Evropian
dhe grupi VLEN të dilnin me një
kandidat të përbashkët, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të
mbahen më 8 maj 2024, do të shkonte kandidati
shqiptar.
Zgjedhjet presidenciale
dhe ato parlamentare i kushtojnë shtetit 17
milionë euro.
Fushata e zgjedhjeve presidenciale
filloi më 04.04.2024 dhe zgjati deri më 22.04.2024.
Zgjedhjet për kryetar
shteti si dhe ato parlamentare do të vëzhgohen nga 20 vëzhgues afatgjatë
vendesh të ndryshme të botës, bashkë me ekipin kryesor të misionit OSBE/ODIHR që përbëhet prej 12
anëtarëve. Atyre do t’u ndihmojnë edhe 300 vëzhgues afatshkurtër.
*
* *
Përqindja e votave në shkallë vendi e
kandidatëve për kryetar shteti
Gordana Silanovska Davkova: 363.086 ose 40,08%; e
mbështetur nga VMRO-ja;
Stevo Pendarovski.: 180.500 ose 19,92%; i mbështetur nga LSDM-ja;
Bujar Osmani: 121.988 ose 13,37%; kandidat i Frontit Evropian;
Maksim Dimitrievski: 83.856 ose 9,26%; i mbështetur nga grupi “ZNAM”;
Arben Taravari: 83.393 ose 9,20%; kandidat i opozitës VLEN;
Biljana Vankovska Cvetkovska: 41.331 ose 4,56%; e mbështetur nga “E majta”
(Levica);
Stevço Jakimovski: 8.121 ose 0,90% (më pak se nënshkrimet e
grumbulluara); i mbështetur nga grupi “GROM”.
Gordana Silanovska Davkova
ka fituar në 60 komuna, ndërsa
Stevo Pendarovski vetëm në dy komuna.
* * *
Nga të dhënat e sipërthëna
shihet se kandidati i VMRO-s e ka mundur bindshëm atë të LSDM-së. VMRO-ja është
parti nacionaliste. Ajo pretendon se është mbrojtëse e interesit maqedonas dhe
e “kauzës maqedonase”. Ajo është për një Maqedoni unitare, centraliste dhe
monoetnike. Çdo kërkesë të shqiptarëve e ka pritur në teh të shpatës. Kjo parti
ka mbetur e pareformuar. Nuk e
ka mirëpritur arritjen e Marrëveshjes së
Ohrit, të nënshkruar në Ohër më 13.08.2001. E ka kundërshtuar arritjen e Marrëveshjes së Prespës midis Maqedonisë
dhe Greqisë, të nënshkruar më 17.06.2018 me të cilën u zgjidh kontesti rreth
emrit të shtetit midis dy vendeve. Marrëveshja e lartpërmendur ia çeli rrugën
Maqedonisë për t’u bërë anëtare e NATO-s. Në vitin 2004 e kundërshtoi në
Kuvendin e Maqedonisë zyrtarizimin e Universitetit
të Tetovës. Megjithëkëtë, në vitin e sipërthënë, ky tempull i dijes u bë
zyrtare. Tani thotë se nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese për njohjen e pakicës bullgare, gjë që
do t’ia hapte rrugën RMV-së për t’u integruar në BE. E kundërshton ndryshimin e
Kushtetutës sipas së cilës shqipja përkufizohet si gjuhë që e flasin 20 për qind e popullatës dhe jo si gjuhë shqipe.
* * *
Votat e dy kandidatëve shqiptarë, Bujar Osmanit dhe Arben Taravarit, sipas komunave
1. TETOVË; Pjesëmarrja në votim: Në 69 vendvotime të përpunuara,
prej 117 sish, pjesëmarrja ka qenë 45,34% ; Numri i përgjithshëm i votuesve:
86.405.
Bujar Osmani: 14.726 | 36,78%
Arben Taravari: 14.030 | 35,04%
Gordana Silanovska Davkova: 6.235 | 15,57%
Stevo Pendarovski.: 2.387 | 5,96%
Maksim Dimitrievski: 969 | 2,42%
Biljana Vankovska Cvetkovska: 576 | 1,44%
Stevço Jakimovski: 90 | 0,22%
2. GOSTIVAR; Pjesëmarrja në votim: 35,14%
Arben Taravari: 9.895 | 33,42%
Bujar Osmani: 9.820 | 33,16%
Gordana Silanovska Davkova: 5.580 | 18,84%
Stevo Pendarovski: 2.464 | 8,32%
3. DIBËR; Pjesëmarrja në votim: 33,57%
Bujar O.: 3125 / 47.17%
Arben T.: 1253 / 18.91%
4. STRUGË; Pjesëmarrja në votim: 33,86%
Bujar O. : 8.073 / 36.65%
Arben T.: 3.374 / 15.32%
5. KËRÇOVË; Pjesëmarrja në votim: 37,82%
Bujar O.: 8.040 / 38.83%
Arben T.: 2055 / 9.92%
6. KUMANOVË; Pjesëmarrja në votim: 47,33%; Kjo shifër
ka të bëjë me votat e 102 vendvotime, nga gjithsej 167 sish;
Bujar O.: 6.203 / 13.09%
Arben T.: 4.325 / 9.13%
7. ÇAIR; Pjesëmarrja në votim: 46,01%
Bujar O.: 10.999 / 40.53%
Arben T.: 9.618 / 35.44%
8. OHËR; Pjesëmarrja në votim: 50,64%
Bujar O.: 1330 / 4.89%
Arben T.: /
9. PETROVEC; Pjesëmarrja në votim: 50,27%
Bujar O.: 273 / 6.62%
Arben T.: 231 / 5.60%
10. QENDËR; Pjesëmarrja në votim: 59,55%
Bujar O.: 529 2.02%
Arben T.: /
11. SHUTO ORIZARË; Pjesëmarrja
në votim: 29,50%
Bujar O.: 2.699 / 37.07%
Arben T.: 1.054 / 14.48%
12. BUTEL; Pjesëmarrja në votim: 53,95%
Bujar O.: 3.183 / 17.57%
Arben T.: 2.465 / 13.61%
13. GAZI BABË; Pjesëmarrja
në votim: 54,67%
Bujar O.: 2.054 / 6.16%
Arben T.: /
14. HARAQINË; Pjesëmarrja në votim: 31,36%
Bujar
O.: 1841 / 53.39%
Arben
T.: 1093 / 31.70%
15. GRADSKO; Pjesëmarrja në votim: 56,51%
Bujar O.: 24 / 1.37%
Arben T.: /
16. VRAPÇISHT; Pjesëmarrja
në votim: 26,49%
Bujar O.: 4269 / 57.84%
Arben T.: 23.19 / 31.42%
17. BËRVENICË; Pjesëmarrja
në votim: 40,54%
Bujar O.: 1520 / 23.10%
Arben T.: 1380 / 20.97%
18. BOGOVINË; Pjesëmarrja në votim: 31,91%
Bujar O.: 5.221 | 55,46%
Arben T.: 3.796 | 40,32%
19. TEARCË; Pjesëmarrja në votim: 38,01%
Arben T.: 3595 / 41.53%
Bujar O.: 3.554 / 41.06%
20. JEGUNOVC; Pjesëmarrja në votim: 59,73%
Bujar O.: 769 / 16.96%
Arben T.: 608 / 13.41%
21. ZHELINË; Pjesëmarrja në votim: 28,66%
Bujar O.: 3500 / 46.92%
Arben T.: 3195 / 42.83%
22. SARAJ; Pjesëmarrja në votim: 46,35%
Bujar O.: 8.324 / 52.72%
Arben T.: 6.020 / 38.13%
23. LIKOVË; Pjesëmarrja në votim: 35,05%
Bujar O.: 5.541 / 56.66%
Arben T.: 3.977 / 40.66%
24. STUDENIÇAN; Pjesëmarrja
në votim: 29,98%
Bujar O.: 2839 / 50.52%
Arben T.: 1868 / 33.24%
25. MANASTIR; Pjesëmarrja në votim: 56,35% nga
numërimi i 148 vendvotimeve prej 170;
Bujar O.: 1449 / 3.25%
Arben T.: /
26. RESNJË; Pjesëmarrja në votim: 47,47%
Bujar O.: 947 / 12.52%
Arben T.: /
27. NOVACI; Pjesëmarrja në votim: 71,07%
Bujar O.: 8 / 0.43%
Arben T.: /
28. ÇASHKË; Pjesëmarrja në votim: 52,47%
Bujar O.: 1.087 / 31.60%
Arben T.: 211 / 6.13%
29. DOLLNEN; Pjesëmarrja në votim: 46,85%
Bujar O.: 1846 / 32.92%
Arben T.: 1324 / 23.61%
30. DEBARC; Pjesëmarrja në votim: 55,15%
Bujar O.: 22 / 0.98%
Arben T.: /
31. MAVROVË DHE ROSTUSHË; Pjesëmarrja
në votim: 23,42%
Bujar O.: 260 / 10.09%
Arben T.: 63 / 2.45%
32.QENDRA ZHUPË; Pjesëmarrja
në votim: 16,90%
Bujar O.: 448 / 35.03%
Arben T.: 20 / 1.56%
33. KRUSHEVË; Pjesëmarrja në votim: 63,02%
Bujar O.: 587 / 11.72%
Arben T.: 246 / 4.91%
34. ZELEMIKOVË; Pjesëmarrja
në votim: 48,38%
Bujar O.: 154 / 8.04%
Arben T.: /
35. LLOZOVË; Pjesëmarrja në votim: 57,71%
Bujar O.: 529 / 2.02%
Arben T.: /
36. RADOVISH; Pjesëmarrja në votim: 40,02%
Bujar O.: 497 / 4.85%
Arben T.: /
37. VELES; Pjesëmarrja në votim: 52,16%
Bujar O.: 955 / 3.97%
Arben T.: /
38. KONÇË; Pjesëmarrja në votim: 53,68%
Bujar O.: 99 / 6.37%
Arben T.: /
39. SHTIP; Pjesëmarrja në votim: 52,90%
Bujar
O.: 237 / 1.04%
Arben
T.: /
40. KARBINC; Pjesëmarrja në votim: 52,12%
Bujar
O.: 105 / 6.02%
Arben
T.: /
41. ÇUÇER SANDEVË; Pjesëmarrja
në votim: 49,67%
Bujar O.: 623 / 13.94%
Arben T.: 454 / 10.16%
42. PLASNICË; Pjesëmarrja në votim: 17,89%
Bujar O.: 728 / 66.91%
Arben T.: 48 / 4.41%
43. DEMIR KAPI; Pjesëmarrja
në votim: 63,99%
Bujar O.: 40 / 1.86%
Arben T.: /
44. SOPISHT; Pjesëmarrja në votim: 56,40%
Arben T.: 409 / 12.88%
Bujar O.: 268 / 8.44%
45. DEMIR HISAR; Pjesëmarrja
në votim: 61,58%
Bujar O.: 52 / 1.22%
Arben T.: /
46. MOGILË; Pjesëmarrja në votim: 58,62%
Bujar O.: 26 / 0.89%
Arben T.: /
Arben Taravari ka qenë në
epërsi ndaj Bujar Osmanit vetëm në dy komuna: në Gostivar dhe në Tearcë.
Me një analizë krahasuese
mund të konstatohet përafërsisht se sa vota i kanë sjellë kandidatit të
“Frontit Evropian”, Bujar Osmanit partitë e pakicave – turke, rome dhe
boshnjake.
Po t’i hiqen “Frontit
Evropian” votat e PDSh-së, të Partisë Demokratike Evropiane (PDE), të Lëvizjes Populli (LP), të Aleanca
për Shqiptarët (krahu i Ziadin Selës), si dhe votat e partive të pakicave –
turke, rome dhe boshnjake, atëherë rezulton se raporti i forcave midis BDI-së,
në një anë dhe opozitës shqiptare (VLEN), deri diku është i barabartë.
Shënim: Disa komuna të sipërthëna i takojnë bashkisë së Shkupit.
Pjesëmarrja në votim në pjesën lindore të vendit: Demir Kapi: 63,99%; Kriva Pallankë: 63,35%; Dojran: 62,82%; Negotinë: 62,78%; Probishtip: 62,33%; Karposh: 61,86%; Demir Hisar: 61,58%; Gjevgjeli: 61,09%; Prilep: 54,78% (të dhëna nga 118 vendvotime, prej gjithsej 142 sish); Aeroport (Aerodrom): 59,73%; Kisella Vodë: 59,61%; Mogillë: 58,62; Kavadar: 58,44%; Sveti Nikollë: 57,41%; Gjorçe Petrov: 56,86; Sopisht: 56,40%; Makedonski Brod: 55,17; Vallandovë: 55,14; Kratovë: 54,96%; Berovë: 52,99%; Shtip: Berovë: 52,99%; 52,90%; Veles: 52,16%; Karbinc: 52,12%; Ohër: 50,64%; Strumicë: 48,76%; Koçanë: 45,10.
Shënim: Të dhënat e sipërthëna, me ca përjashtime, janë marrë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.