E merkure, 09.10.2024, 11:59 AM (GMT+1)

Editorial » Zejneli

Xhelal Zejneli: Shqiptarët dhe orientimi i tyre

E premte, 29.03.2024, 09:00 PM


SHQIPTARËT DHE ORIENTIMI I TYRE

Nga Prof. Xhelal Zejneli

Shqiptarët

- Janë pasardhës të ilirëve;

- Gjuha e tyre – shqipja, është bijë e ilirishtes;

- Janë rrënjës (autoktonë) në Gadishullin Ballkanik;

*   *   *

- Dënojnë ideologjinë totalitare dhe staliniste;

- Dënojnë bolshevizmin dhe stalinizmin;

- Nuk e mbështesin sistemin dhe regjimin e pas Luftës së Dytë Botërore dhe distancohen prej tij;

- Janë kundër qeverisjes autoritare, autokrate, tiranisë dhe despotizmit;

- Janë kundër sistemit monist;

- Mbështesin pluralizmin politik dhe demokracinë parlamentare;

- Mbështesin ndërtimin e shtetit ligjor dhe shtetit të së drejtës;

- Mbështesin ndërtimin e shoqërisë civile;

- Mbështesin liritë dhe të drejtat e njeriut;

- Mbështesin lirinë e fjalës dhe shtypin e pavarur;

*   *   *

- Duhet të forcojnë dhe të ngrenë në nivel më të lartë arsimimin;

- Duhet t’i intensifikojnë veprimet e veta për t’i luftuar dukuritë negative në shoqëri - veprimet e paligjshme, trafikimin e qenieve njerëzore, të armëve, të lëndëve narkotike, korrupsionin, pasurimin brenda natës, partizimin dhe politizimin e institucioneve publike, nepotizmin, imoralitetin, abuzimet gjatë procesit zgjedhor etj.;

- Duhet të veprojnë për eliminimin e plotë të fenomenit të hakmarrjes;

- Duhet të angazhohen për parandalimin e tendencave të segmenteve të caktuara të shoqërisë për t’i lënë vatrat dhe vendlindjen dhe për të emigruar në vendet perëndimore;

- Duhet të dinë se individi, familja, shoqëria dhe shteti mund të zhvillohen dhe të forcohen vetëm me punë të ndershme;

- Duhet ta rrisin përgjegjësinë në punë;

- Duhet t’i përcjellin arritjet më të reja në botë, në lëmin e shkencës, të teknikës, të teknologjisë, të informatikës, të mjekësisë etj.;

- Duhet t’i përfshijnë në procese shoqërore, politike dhe ekonomike të rinjtë e aftë dhe të shkolluar;

- Duhet të dinë se në shekullin XXI nuk jetohet me mite dhe legjenda, as me patriotizëm folklorik;

- Duhet t’u kushtojnë rëndësi vlerave kombëtare dhe të rrisin vetëdijen kombëtare;

- Duhet të dinë se copëtimi i trojeve etnike të tyre është pasojë e sundimit osman dhe e rrethimit me hienat serbe, greke, malazeze dhe sllavo-maqedonase;

- Duhet të dinë se ngecja e tyre është pasojë e copëtimit të trojeve etnike të tyre;

- Duhet të dinë se për ngecjen e vet, janë fajtorë edhe vetë;

- Duhet t’i tregojnë botës se janë popull historik dhe popull politik;

- Duhet të manifestojnë kapacitet shtetformues apo shtetndërtues;

- Duhet të jetësojnë ideologjinë kombëtare të rilindësve;

- Duhet të ndërtojnë dhe të ndjekin politikë kombëtare dhe strategji kombëtare;

- Duhet të kenë ideale madhore dhe të kenë politikanë idealistë;

*   *   *

- Lidhjet me papatin e Romës, të vendosura në kohën e Gjergj Kastriotit, i kultivojnë sot e kësaj dite;

- Mbështesin miqësinë dhe partneritetin strategjik me ShBA-në;

- Mbështesin integrimin në strukturat euro-atlantike – në NATO dhe në BE;

- Kundërshtojnë fundamentalizmin dhe radikalizmin islamik;

- Janë popull që gjatë Luftës së Dytë Botërore i mori në mbrojtje hebrenjtë dhe nuk i dorëzoi gestapos gjermane asnjë hebre;

- E çmojnë lartë qëndresën e Gjergj Kastriotit ndaj mësymjeve osmane;

- Me pushtimin e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, shqiptarët ranë nën një sundim të egër;

- E çmojnë lartë figurën e heroit kombëtar – Gjergj Kastriotit (1405-1468);

- Çmojnë lartë periudhën e Rilindjes Kombëtare (1824-1912), që fillon me ideologun e parë të saj Naum Veqilharxhin (Naum Panajot Bredhi, 1797-1846). Zgjimi kombëtar shkonte krahas prise de conscience kombëtare dhe politike. Kjo nxiste dhe nënkuptonte edhe nevojën e përdorimit të shqipes në të gjitha fushat e jetës, sidomos në shkrim dhe në shkollim në gjuhën shqipe, të ndaluar nga Porta;

- Çmojnë lartë Vlorën e vitit 1912;

- Çmojnë lartë dijetarët gjermanë dhe austriakë të cilët, që nga Gorfrid Vilhelm Lajbnici (Gottfried Wilhelm Leibniz, 1646-1716) deri më sot, u morën me studimin e vlerave kulturore dhe historike shqiptare;

- Janë shembull në botë, i harmonisë ndërfetare;

- Çmojnë lartë flamurin kombëtar dhe himnin kombëtar;

- Nuk njohin flamur tjetër pos shqipes me dy krerë;

- Nuk njohin himn kombëtar tjetër përpos këtij që fillon me betimin për flamur;

- Çmojnë lartë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën çlirimtare të saj;

- Çmojnë lartë Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare dhe luftën e popullit shqiptar në Maqedoni në vitin 2001;

- Çmojnë lartë UÇPMB-në dhe luftën heroike të saj në Kosovën lindore (Preshevë, Bojanoc, Medvegjë);

- Mbështetën ndërhyrjen ushtarake të NATO-së me në krye ShBA-në, që filloi më 24 mars 1999 e që zgjati deri më 10 qershor të vitit 1999, kundër forcave pushtuese serbe në Kosovë dhe makinerisë ushtarake serbe në Serbi;

- Mbështetën me luftë dhe sakrifica çlirimin e Kosovës;

- Mbështetën me entuziazëm shpalljen e pavarësisë së Kosovës;

- Vlerësojnë lartë simbolin e qëndresës kombëtare – Adem Demaçin (1936-2018);

- Vlerësojnë figurën e Ibrahim Rugovës (1944-2006), si pjesë e historisë së çlirimit të Kosovës;

- Çmojnë lartë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën heroike të saj për çlirimin e Kosovës;

- Çmojnë lartë komandantin legjendar Adem Jasharin dhe përulen para sakrificës së tij dhe të Jasharajve për lirinë e Kosovës;

- Çmojnë lartë dëshmorët e kombit që ranë në altarin e lirisë, në luftë kundër pushtuesve serbë, për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.

*   *   *

- Krenohen me nobelisten, të shenjtën Nënë Terezë (Anjeza Gonxhe Bojaxhiu, 1910-1997);

- Çmojnë lartë figurën e Eqrem Çabejt (1908-1980), babait të gjuhës shqipe;

- Çmojnë lartë shkrimtarin gjenial – Ismail Kadarenë (1936- ), të përkthyer dhe të botuar në 46 gjuhë të botës;

- Vlerësojnë nobelistin Ferid Muradin (1936-2023);

- I kanë dhënë skenës së teatrit evropian një aktor si Aleksandër Moisiu (1879-1935);

- Ia kanë dhënë botës më të madhin aktor të historisë së kinematografisë amerikane në zhanrin e humorit - Xhon Belushin (John Belushi, 1949-1982);

- Ia kanë dhënë botës Odiseun shqiptar - Bekim Fehmiun (1936-2010).

*   *  *

- Mbështesin bashkimin kombëtar;

- Janë faktor paqeje dhe qëndrueshmërie në rajon;

- E dinë se rrethohen nga fqinj grabitqarë si Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia, të cilat, me ndihmën e Rusisë, e kanë grabitur më tepër se gjysmën e territorit të tyre;

- Nuk do të kenë marrëdhënie të mira me Serbinë dhe me Greqinë, derisa këto dy vende të mos e lajnë borxhin ndaj shqiptarëve;

- Kundërshtojnë politikën antishqiptare të Rusisë dhe politikën proserbe të saj;

- Nuk janë të drejtuar nga orienti, d.m.th. nga bota arabe apo persiane;

- Nuk funksionojnë me sistem oriental të vlerave - arabe apo persiane;

- I takojnë Evropës dhe janë pjesë e familjes së popujve të kontinentit të vjetër;

- Janë popull proamerikan, përkatësisht properëndimor.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora