E shtune, 03.05.2025, 10:22 PM (GMT+1)

Editorial

Shaban Peraj: Shpirtligësia

E enjte, 13.12.2012, 09:12 PM


Shpirtligësia

Nga Shaban Peraj

Dështimet e tia për t’u thënë të vërtetën shqiptarëve të Kosovës rreth bisedimeve e marrëveshjeve që kryeministri i Kosovës, z. Hashim Thaçi pati me kryeministrin serb I. Daçiq, dëshmoi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se njfarë shqetësimi e ka kapluar, ndaj gafet e tia bënë që të dialogojë me kyetarin e Lëvizjes Vetëvendosja  z. Kurti,  në mënyrën më të mundshme primitive që kryministri i një vendi mund të bëjë. Me z. Kurti, kryeministri i Kosovës nuk dialogojë për herë të parë, por ky i fundit duket se e ka bindur edhe vet z. Thaçi  se gabimi i tij ka një peshë shumë të rëndë negative. Dua të besojë se hidhërimi i tij me z. Kurti nuk lejon që të vlerësohet ndryshe, veçëse nivel i ulët i kulturës për të dialoguar me  kundërshtarë politik , mungesë të tolerancës e bashkëpunimit të ndërsjellë në këto kushte e rrethana që po kalon një pjesë e kombit tonë në Kosovë. Një bresëlënie e tillë te shqiptarët kudo që jetojnë, e në rastin konkret te shqiptarët në Mal të Zi është diçka e paimagjnueshme për ate sesi sillet një kryeministër i një vendi që sapo ka filluar të hedhë shtat në krijimin e institucioneve, në zbatimin e ligjeve, luftën kundër korrupsionit ku duket qartë se e ka kapur “për fyti”, ndaj i gjithë ai zemërim i shprehur prej tij ndaj z. Kurti është më tepër shënim i një niveli të ulët i kryeministrit.

Një veprim i tillë dëshmon ligësi njërëzore  e pikëllim për ata që si z. Thaçi mendojnë se me veprime të kësaj natyre ulin dinjitetin, nivelin e çdo shqiptari, pavarësisht ku jeton e vepron! Më e keqja është se z. Thaçi nuk i njihka mirë këto anë (do duhej t’i njihte), ndaj edhe përdorë shprehje  sllave, po për fatin tonë të mirë qytetarët e Anës së Malit kanë toponimet veta autoktone shqipe , dinë fortë mirë të çmojnë vlerat pozitive kombëtare, siç është ngritja e Flamurit Kombëtar e kremtimi i 100 vjetorit  të Pavarësisë së Shqipërisë. Këtë ata e kanë shënuar në mënyrën më të mirë të mundshme, qoftë me programe festive, qoftë me ngritjen e flamurit në çdo shtëpi shqiptare  të kësaj ane. Ata çdoherë kanë qenë pjesë e trungur shqiptarë edhepse jetojnë në një cep të Ilirisë, atje ku z. Thaçi ka mundësi të ketë ndonjë mik , me çka ka pasur mundësi të njihet në pritjen dhe bujarinë e tyre fisnike.Thëniet që ia bën ai z. Kurti nuk qëndrojnë, nuk janë reale, sepse reale është ajo ku qytetarët e Anës së Malit gjithmonë kanë ditur të ndajnë të mirën dhe të keqën bashkë me trojet tjera shqiptare. Atij dhe pasardhësve të tij i mbetet dhe e kanë për detyrë kombëtare që përmes institucuioneve legale shtetërore të interesohet më shumë për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve në Mal të Zi e jo t’i fyej ata , t’i shpallë si jokombëtarë përmes debatit me z. Kurti.

Si duket z. Thaçi e ka kuptuar së voni se i kanë dalur “dizginat nga duart” , e nisur nga përvoja e dështimit të radhës në bisedime me Serbinë, çështja e marrëveshjes nuk ka për t’u përmbushur kurrë për sa kohë njëra palë e trajton çështjen kufitare si pikë kalimi, tjetra si pikë kufitare në mes dy vendeve. Këtë z. Thaçi duhet shpjeguar shqiptarëve të Kosovës, e assesi të merret me kombëtarizmin e z. Kurti . Kështu duke folur në Kuvendin e Kosovës me konceptin e bajraktarizmave që na kanë dëmtuar shumë  është e turpshme dhe e tmerrshme. Me metodën e të diskutuarit që bëri ai, hapet një e keqje e madhe e shpikur që mbanë peng gjithë shoqërinë shqiptare. Kjo nuk i duhet askujt, bile jo një kryeministri.



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx