Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: Tirana e Vlora flakëronin kuq e zi
E merkure, 05.12.2012, 07:58 PM
Aventurat
e Lulisë në njëqindvjetorin e pavarësisë
Tirana e Vlora flakëronin kuq e zi
Nga Gani MEHMETAJ
Nuk e
priti të ftohen karriget nga manifestimi në Shkup dhe mësyu magjistralen e
kombit drejtë Mëmës Shqipëri, filloi të më rrëfej me një ton patetik-patriotik
si asnjëherë më parë. Nga frika që në mëngjes do të bëhej rrëmujë, e do të
ngulfatej rruga e kombit, ashtu sikurse i ndodhi në Vlorë dy ditë më vonë, ajo
u
Për
festimet në Prishtinë, nuk u përqendrua gjatë. Ato vetëkuptoheshin. “Ne bëjmë
zhurmë e digjemi në flakën kuq e zi edhe për gjëra më të vogla, e lere më të
mos e festojmë njëqindvjetorin e pavarësisë. Do ta festonim”, përpiqej të më
bindte ajo, “edhe sikur të Tiranë apo në Vlorë të mos e shkrepnin asnjë
fishekzjarr. Të tillë jemi ne. Madje edhe Tiranën e mbushëm nga sheshi
Skënderbeu e deri të Sheshi Nëna Terezë, nga rruga e Dibrës e deri në fund të
rrugës së Durrësit, me njerëz e me kalorës, me flamuj e më veshje kombëtare.
Por për këtë ajo dëshironte të më rrëfej, në mënyrë të veçantë, sepse e pranoi
se u kënaq si asnjëherë më parë. Ishin atdhetarë e patriotë bashkëkombësit
mesdhetar, më tha ajo e sigurt në vete. Shpifin ata që flasin ndryshe. U bëmë
shumë ato ditë, prandaj s’duhet t’ua kemi frikën fqinjëve, s’duhet t’u bëjmë
fare lajka e t’i marrim më të mirë edhe atëherë kur na fyejnë e na godasin”, më
përcaktonte politikën e re kombëtare Lulia e Kodrës së Trimave. Se si i erdhi
kur u zemërua greku pse e paska përmendur kryeministri shqiptar Prevezen si
territor shqiptar. Pse tokë greke është? Ta rrëmben burri i botës qytetin, të
merr qytete e katunde të tjera dhe të thotë mos mi përmend se më mbetet hatri.
Ah sikur të kishte mundësi Lulia të fluturonte me kalorës si heroina e saj Zhan
Dark apo Mamica dhe t’i çlironte ato territore. Do ti linte nën hije të gjithë
burrat që e lanë punën në gjysmë, e sot vajtojmë.
Sheshi
Skënderbeu iu duk më i bukur se asnjëherë më parë. Turma laramane tashmë
lëvizte poshtë e lartë, të veshur bukur, të mbështjell me flamuj kuq e zi në
vend të pardesyve, me kapela me shqiponja dykrenore, me fytyra të ngjyrosura me
dy ngjyrat e bekuara nga Zoti, me fliste
e entuziazmuar për atmosferën e 28-Nëntorit në qytetin e saj të dashur.
Sidorelen dhe mikeshat e tjera i takoi që ditën e parë. Ishin të entuziazmuara
gati si ajo dhe nuk ua dëgjoi asnjë ankesë, gjë që e habiti pa masë.
Patriotizmi e atdhedashuria, përpiqej të më bindte Lulia, i kishte goditur në
kokë. Nga të folmet ajo u gëzua që turma vinte nga jugu e nga veriu. Madje me
një grup të rinjsh nga Malësia e Madhe bisedoi disa orë rresht, derisa prisnin
paraqitjen e Rita Orës në sheshin Nëna Terezë, nwn rrebeshin e shiut. U kënaq
me këto malësore të reja që shkëlqenin nga atdhedashuria dhe shëndeti. E
kënaqen edhe labët më kapelat e tyre me antenë, me tha e rrëmbyer nga euforia e
gjithëmbarshme. Shiu i rrëmbyer nuk e pengoi të tundej e të këndonte nën
tingujt e muzikës e të këngës së Rita Orës.
Ajo
kënaqej dhe s’ngopje së shikuari, megjithëse të gjitha ato rrugë i njihte si të
ishin rrugët e Kodrës së Trimave. Por se si i dukeshin kësaj here, ndryshe dhe
më patriotike.
Pse erdhe
në Tiranë e nuk ngele në Prishtinë? E pyeta sa nga kureshtja aq dhe nga dëshira
të mësoja motivet e shëtisë së saj patriotike-kombëtare. Do të shkoja edhe në
Vlorë.
Ajo ma
pranoi se erdhi në Tiranë, kaloi edhe nëpër Durrës e Kamëz, sepse donte të
mësonte se si do ta festonin pavarësinë bashkëkombësit mesdhetar, gjithë herë
të pakënaqur me shtetin e shtetarët. Në ngjarjet e tilla të rralla donte të
jetë pjesëmarrëse aktive e jo figurant.
Nuk do të qetësohej ditën as natën sikur të mos merrte pjesë fare ashtu sikurse
u ndodhi opozitarëve të Kosovës, besa edhe opozitarëve në Maqedoni. Pushtetarët
festonin e digjeshin flakë nga atdhedashuria, duke dal para popullit që u duartrokiste
më eufori, kamerat i xhironi pa pushim natën e ditën, gazetat i nxirrnin në
faqe të parë, jepnin intervista gjithandej. Natyrisht edhe disa nga opozitarët
ishin të zhurmshëm e më vaje në buzë gjatë gjithë kësaj kohe. Së pari, qanin pa
lot, sepse nuk ishin ata qe do të organizonin këtë ngjarje të madhe. Së dyti,
nuk ishin ata që do të flisnin me eufori për atdheun e lulëzuar, për flamurin
kuq e zi, për Plakun e Vlorës etj. Prandaj rrinin të gatshëm në peshkimin e
lëshimeve në organizim. Çdo gjë u pengonte: parada, fishekzjarrët, torta
gjigante, paraqitja e pushtetarëve të cilët nuk shkelnin në tokë por ecnin
nëpër re. Mbase edhe ajo do të bënte vërejtje me thes sikur t’i shikonte
festimet nga televizori, por ajo u bë pjesë e historisë. Dhe ishte e lumtur për
këtë gjë. Do t’ua rrëfente brezave të ardhshëm, më thoshte ajo plot gjallëri,
ndërsa sytë i merrnin shkëlqim të veçantë.
Fundja
tha Lula, në Tiranë e në Vlorë ishin një milion shqiptarë, s’kishte kohë turma
të dëgjonte përralla, ata donin zhurmë e gallatë më këngë e fishekzjarr, me
parada e fjalime të zjarrta.
Dhe Lulia
rrëshqiti trotuareve të Tiranës nga Sheshi Skënderbeu deri tek Sheshi Nëna
Terezë, nga Zogu i Zi të Zogu i Bardhë, pardon Sheshi i Flamurit, që u pagëzua
rishtazi. Nuk la as rrugicë të Tiranës pa e shkelur më takat e këpucëve të saja
që i kishte blerë enkas për këtë ngjarje të madhe. Fatbardhësisht nuk ia gërvishtën fare lëkurën e hollë të
këmbëve. Këpucët do t’i ruante kujtim nga një ngjarje historike, me tha ajo në
mirëbesim. Duke kaluar nëpër rrugën e Bllokut, asaj i ishte mbushur mendja se
quhet e tillë sepse opozitarët e këtushëm e bllokojnë Shqipërinë të shkonte më
tutje. Por e kapërceu shpejt këtë batutë politike nga droja se do t’i bëja
vërejtje për njëanshmërinë e saj.
S’pati
kohë të lexonte gazeta, nuk pa as televizor, u shmangej njerëzve që vazhdonin
të shanin e kritikonin si të mos ishte festë, ajo donte të shijonte festën më
tërë qenien. Njëri nga ta e frikësoi ca, por e kapërceu shpejt, kur i tha se
s’do ta prisnin qershorin dhe do ta bëjmë rrëmujë, në vend që t’i dëshironte
mirëseardhje. Madje kalimthi i tha ish oficeri i Enverit se kot e keni ju
kosovarët dhe shqiptarët e Maqedonisë, që rrëmbeheni e festoni. Ia kujtoi kjo
batutë rrëmujën e 21 janarit.
Me tregoi
Lulia që tri ditë e tri net sa ndenji në kryeqytetin e tashëm të
shqiptarëve-Tiranën e bekuar, takoi mijëra shqiptar. Disa erdhën me kuaj në
Tiranë dhe silleshin vërdallë nëpër rrugët e mbushura. Të tjerët kishin
vazhduar tutje në Vlorë, ku po ashtu ishin dyndur shumë bashkëkombës të Lulisë
nga të gjitha trojet etnike. Ajo që i dha zemër heroinës sonë ishte entuziazmi
i mikeshave vendëse që digjeshin nga patriotizmi, ishin veshur bukur me kostume
kuq e zi, ndërsa Lulia e ndeju vetën keq, sepse s’i ra ndër mend të merrte nw
valixhe kostum dyngjyrësh. Ato madje kishin edhe flokë të zeza e fytyrë të
nxirë nga dielli që u shkonte bukur në solemniteti e ngjyrave kuq e zi.
Dukeshin azgane e topolake. Ndërsa ajo vuante pse i pati flokët ngjyrë gruri
dhe fytyrën e bardhe të zbehtë.
Euforia
patriotike kuq e zi sikur e kishte squllur Lulinë, por duket e kishte bërë më
entuziaste dhe më euforike, megjithëse euforia asnjëherë s’i kishte munguar.
Por ajo ishte e gëzuar se kjo sëmundje ngjitëse kishte mbërthyer jo vetëm Kodrën
e Trimave po edhe të tjerët.
Ma pranoi
se i kishte mbetur hatri në pushtetarë që nuk ia bënë një përmendore
presidentit të saj historik, ndërsa mbollën gjithë ato përmendore...