Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj kundershton shkarkimin
E diele, 11.11.2012, 11:31 AM
Sqarim
për opinionin
Shkrimtari Gani Mehmetaj kundershton shkarkimin
PRISHTINË
- Nuk desha ta bëj publik vendimin e MKRSsë, sepse doja t’i ndiqja procedurat
ligjore, mirëpo shpifjet e komunikatës, të shpërndarë nga MKRS më obliguam të
jap një sqarim për opinionin, shkruan në reagimin e tij për opinion drejtori i
shkarkuar i Kosovafilmit, Gani Mehmetaj.
“MKRS,
përmes Komisionit Disiplinor, lëshoi një vendim për pushimin tim nga puna. Ky
vendim është arbitrar, i mbështetur në shpifje e kurdisje të dy zyrtarëve më të
lartë:
drejtorit
Kamuran Gorancit dhe sekretarit Veton Firzi. Të gjitha ato që thuhen në
komunikatë dhe në vendim janë shpifje, kurdisje të qëllimshme dhe të stisura
një kohë më të gjatë. Isha i vetmi drejtor që nuk i takoja klanit të tyre dhe i
vetmi zyrtar që i kundërshtoja lojërat e nëndheshme për shuarjen e
Kosovafilmit. Kam fakte e dëshmi për ato që them, ndërsa ata pos gënjeshtrave
të ulëta nuk e kanë asnjë mbështetje ligjore, ndërkaq procedurat nuk i kanë
respektuar në asnjë moment, thote nder te tjera Mehmetaj.