Editorial » Mehmetaj
Gani Mehmetaj: A i duhet xhandar Ballkanit?
E marte, 11.09.2012, 08:40 PM
A i duhet
xhandar Ballkanit?
Nga: Gani MEHMETAJ
Serbët
nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë e deri me 1999 ishin kombi më i përkëdhelur
në Ballkan. Nga një Pashallëk i Beogradit, të mbështetur financiarisht, ushtarakisht
e politikisht nga Rusia filluan të zgjeroheshin në jug, kryekëput në dëm të territoreve
shqiptare. Mënyra e zgjerimit ishte mizore-masakrimi e dëbimi i popullatës
shqiptare nga krahina e Toplicës me
kryeqytet Nishin e famshëm. Më vonë me të njëjtën metodë mizore u zgjeruan,
duke okupuar Kosovën dhe duke masakruar popullatën.
Paralelisht
më rritjen e shtetit serb, si vëllezërit e tyre- malazezët, filluan zgjerimin e
shtetit xhuxh, duke okupuar një herë pjesë të malësisë shqiptare, pastaj
limanin e Tivarit, Ulqinin, e tutje, Krajën, Plavën e Gucinë. Ishte ky një koordinim
në mes të sllavëve, i ndihmuar nga Rusia, ndërsa mbikëqyrej nga forcat detare angleze.
Serbët u
tregun komb i pazoti në misionin që ua dhanë, megjithëse patën ndihmën e
pakursyer të Lindjes e të Perëndimit. Atyre çuditërisht iu dha roli i xhandarit
të Ballkanit. Patën shtetin e 20 milionë sllavëve dhe s’arritën të asimilojnë shqiptarët; energjinë njëqind vjeçare e derdhen në këtë projekt;
përdorën të gjitha metodat. Natyrisht bën shumë dëme, por nuk e arritën synimin
përfundimtar.
Pos me
mizorinë e paaftësinë, serbët zhgënjyen Evropën, sepse gabimisht u vlerësuan
nga qarqet e atëhershme politike evropiane aftësia shtet formuese e tyre. Ndërkaq,
doli e kundërta: ata u treguan të aftë vetëm të nxisin luftëra dhe t’u hapin
telashe të tjerëve.
Serbët të
ç’mësuar nga organizimi shtetëror më shumë se katërqind vjet, të okupuar dhe të
trajtuar si skllav nga Turqia, e patën vështirë të sillen normalisht. Të frustruar
nga poshtërimi që u bëhej nga turqit, (ishin raja) morën metodat e tyre, madje
u bënë më mizor. Të varfër, primitiv e të pa traditë kulture e shteti, nga ky
kombi i paorganizuar, ishte vështirë të pritej se do të krijonin shtetin më të fuqishëm
në rajon dhe se do të asimilonin më metoda paqësore kombet e tjera sllave shumë
më të avancuara, e sidomos kombet jo sllave.
Ndërkaq,
shkrimtarët dhe intelektualët e tyre në pjesën më të madhe qëndruan parapa
gjenocidit e barbarive si asnjë kastë intelektualësh në Ballkan dhe në Evropë.
Pse u
zgjodhën pikërisht serbët të bëheshin komb xhandar i Gadishullit? Sepse, Gadishulli mbizotërohej nga sllavët, ndërsa
familja sllave në Euro-Azi ishte e
fuqishme. Në anën tjetër, shqiptarët nuk i takonin asnjë familje të madhe
evropiane, madje, nuk kishin asnjë komb vëlla gjëkundi. Nga mbrojtësit më militantë
të krishterimit, ra dyshimi se mund të bëheshin gangrenë e krishterimit, meqë pjesa
e konsiderueshme u konvertuan më myslimanë. Një vlerësim i gabueshëm që na
kushtoi shumë dhe mund të na kushtoj.
Serbët s’janë
kombi më i privilegjuar i Ballkanit, por as pa privilegje nuk janë. Edhe pas gjithë mizorive që bënë në Kroaci,
Bosnjë-Hercegovinë e Kosovë, nuk u ndëshkuan kolektivisht, përkundrazi disa
qarqeve evropiane sikur u erdh keq pse i bombarduan me 1999, prandaj nxituan t’ua
kthejnë privilegjet: Kosovën lindore (Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjen) ia
lanë në zotërim, në veriun e Mitrovicë lejuan të ndërhyjë Beogradi për ta
mbajtur peng shtetin e dytë të shqiptarëve.
Serbët
edhe më tutje luajnë rolin e xhandarit në këtë pjesë të Gadishullit, megjithëse
është vështirë të kuptohet pse.
Shqiptarët
me energjinë pozitive dhe ambiciet janë duke u konsoliduar në një forcë reale që
duhet t’i jepet hapësirë në Gadishull. Është popull në ekspansion. Prandaj
krijimi forcave të barabarta në Ballkan, do të ishte garancia më e mirë për
paqen në rajon e më gjerë. Dhënia e privilegjeve një kombi mbi të tjerët sërish
do të nxisë luftëra, sepse shqiptarët nuk janë ata të dikurshmit, serbët nuk e
kanë forcën e ish-Jugosllavisë me 20 milion banorë, kroatët duan të jenë pjesë e
Evropës Perëndimore, kurse grekët nuk janë kanakaret euro perëndimor, sidomos
tash kur grekët u treguan plangëprishes e mosmirënjohës ndaj Evropës.