Editorial
Sadik Vrajolli: Femra shqiptare dje, sot dhe nesër…
E diele, 02.12.2012, 07:59 PM
Femra
shqiptare dje, sot dhe nesër…
Nga Dr. Sadik Vrajolli
Historia
e femrës shqiptare sa është krenare aq është edhe e dhimbshme dhe tragjike.
Krenare:
se diti ta ruaj identitetin reproduksionin biologjik dhe gjenin shqiptar gjatë
okupimit mijavjecar dhe luftrave të pandërprera deri më sot.
E
dhimbshme: sepse ka qenë e diskriminuar nga prindërit duke ju dhënë përparësi
djemve si në shkollim edhe në pronë. E diskriminuar edhe në shtëpinë e burrit
dhe e trajtuar vetëm si krah pune, e diskriminuar në shoqëri në punë si dhe në
të gjitha segmentet e tjera të jetës.
Tragjike:
sepse ka qenë pre e dokeve dhe zakoneve patriarkale dhe errësirës religjioze si
dhe gjatë luftrave ka qenë gjithmonë cak i sulmeve dhe dhunimeve barbare.
Shembulli
në vijim është në shkollën e mesme të
medicinës në Prishtinë në vitet e 60-ta,.. ku numri i vajzave ishte shumë më i
madh se sa i djemve. Vajzat ishin kryesisht nga qyteti. Klasët ishin të
përziera me nxënësit serb dhe shqiptar. Numri i nxënësve serb ishte dy herë më
i madh se ai shqiptar. Mësimi zhvillohej në gjuhën serbe bile edhe gjuha shqipe
mësohej serbisht, libri nga i cili mësonim quhej “Ucimo shiptarski”. Në fund të
vitit shkollor drejtoresha e shkollës që ishte një shoveniste serbe, e pa
kënaqun me rezultatin e nxënëseve serbe, në prani të të gjithve i corton ato
duke ju thënë se nëse vazhdoni kështu ju nuk do të keni përspektivë dhe do të
mbeteni rrugëve, por kjo nuk vlen për vajzat shqiptare sepse ato shiten nga
prindërit e tyre dhe me paratë qe i marrin ju blejnë djemve tokë... Kjo ironi
tragjike ka diçka të vërtetë, se në atë
kohë në disa fshatra të Kosovës ka ndodhë që edhe janë shitë vajzat duke ja
fillue prej misitit deri te Hupsja.
Në vitet
e 70-ta isha student i gjeneratës së dytë të Fakultetit të Mjekësisë në
Prishtinë. Studentët ishin vajzat dhe djemtë, nxënësit më të sukseshsëm të të
gjitha viseve të Kosovës. Një profesor serb i Beogradit pyeti për numrin e studentëve, ne ju
përgjegjem se ishim 90 shqiptarë dhe 45 serbë, ai me një cinizëm na e ktheu se
në fund do të diplomojn dy herë më shumë serbë se sa shqiptarë. Një studente
shqiptare ja ktheu.. ju profesor nëse keni ardhë me ato qëndrime shoveniste
mund ta merrni valigjen dhe të ktheheni për
Edhe pse
nuk kam mundësi ti përfshij të gjithë ata emra të femrave shqiptare që
kontribuan dhe u flijuan për ditët e sotme dua ta përmend Elena Gjikën një
Princeshë Rumune me origjinë shqipëtare nga Permeti e cila ishte një prej 10
intelektualeve më të njohura të Evropes të asaj kohe. Ajo kishte siguruar 15
mijë pushkë për luftëtetarët shqiptarë kundër turqve. Ajo i shkruan një letër
shkrimtarit Arbëresh Jeronim De Radës : Mos e dhasht Zoti me vdekë pa e pa
Shqipërinë e çliruar. Mos ta harrojmë Shotë Galicën e Gjevë Lladrofcin që
luftuan krah për krah me burrat e tyre si dhe me mijëra femra të tjera
Shqiptare.
Plagë e
pa shërueshme mbeten dhunimet e 20 mijë femrave shqiptare ku të gjitha e ndijnë
veten të vdekura për së gjalli e që ja kanë lakmi Gurit të Vashës, të ishin të
vdekura me krenari. Mjerisht populli ynë kurr nuk u ndërgjegjësue për këto
dhunime, si thotë i madhi Kadare: Kosovarët po sillen me vajzat e dhunueme
sikur ato ti kishin dhunue paramilitarët. Jo që u shëruan këto plagë por ke
përshtypjen sikur po vazhohet aty ku e lan paramilitarët sepse femra shqiptare
është e pa mbrojtur në shkollë, në rrugë, në punë si dhe në familje. E pa mbrojtur prej bandave të
trafikantëve dhe narkomafis e pa mbrojtur prej punëdhënsve të pa moralshëm, dhe
shefave të tyre, e pa mbrojtur gjatë lehonisë.
Kundër
kësaj dukurie nuk u ngrit zëri nga familjarët nga populli nga intelektualët nga
akademikët nga partitë politike nga pushtetar të zhbrisht që nuk janë në gjendje
ta ruajn as arkivin e vet. Eshtë koha e fundit qe me këtë dukuri trishtuese të
merremi të gjithë më seriozisht dhe ta luftojmë me të gjitha mjetet edukative,
juridike, morale po që se është nevoja edhe mjete fizike.
Nëna shqiptare për heroizmin e vet gjatë shekujve e meriton një lapidar sa maja e Lubotenit. Porosia ime për femrën shqiptare është të jetë këmbëngulëse për të drejtat e veta për shkollim, punë dhe drejtësi. Të është e vetdishme që mendja e jo veshja ekstravagande gjysëm lakuriqe të hap dyer përpara. Të konkuron me cdo njëri, femër apo mashkull nga cdo vend, Kosovë, Shqipëri apo diku tjeter në botë. Të dallohet e të bëhet shembull në jetën shoqërore. Gruaja e arsimuar është baza e përspektives së një shteti!!!