Editorial
Ramiz Selimi: Dështim i politikave të zhvillimit!
E merkure, 14.11.2012, 08:45 PM
BE-ja
derdhë shumë para në Kosovë, po dështon në menaxhim
Dështim i vazhdueshëm i politikave të zhvillimit!
Nga Ramiz Selimi
Evropa ka
bërë shumë pak me misionin e saj në teren, për të përmirësuar gjendjen të cilën
vet në raportin e saj e cilëson si shumë të keqe, por në anën tjetër Kosova
është përfituesi më i madh për kokë banori i ndihmës së BE-s në botë!
Verdikti
i Gjykatës së Auditorëve të raportit mbi
ndihmën e Bashkimit Evropian për Kosovën
është një kronikë e dështimit, është një verdikt shkatërrues, për
ndihmat në vitet e ardhshme. Ky raport nga një institucion që pretendojmë të
integrohemi aty, duhet të merret shumë seriozisht nga organet
tona. Sipas raportit Policia, Juridiksioni dhe administrata e shtetit të ri
ende nuk funksionojnë si duhet. Ky vend i vogël ballkanik ende mbetet një zonë
kryesisht pa ligje dhe pa zbatimin e tyre,
zhvillimi ekonomik është pa shenja jete,
bizneset e vetme që lulëzojnë janë njerëzit e kontrabandës dhe korrupsionit.
Tani
kërkohet nga Qeveria, të sqarohet më saktë, sidomos të miqtë Evropian, Amerikan
dhe qytetarët e saj, se Evropa edhe përkundër marrjes së përgjegjësive dhe
premtimeve të shumta, nuk është
përkujdesur sa duhet për shtetin më të ri të kontinentit. Apo, ishte edhe
qeveria pjesë e këtij bashkëpunimi më ketë mision? Evropa ka bërë shumë pak me
misionin e saj në teren, për të përmirësuar gjendjen të cilën vet në raportin e
saj e cilëson si shumë të keqe. Për gjendjen e tanishme përgjegjësit duhet të
kërkohen të qeveria dhe të vet njerëzit e Bashkimit Evropian.
Në të
kundërtën, në ketë vend të vogël, bashkësia e shteteve perëndimore nga viti 1999-2007 derdhi rreth 3.5 miliardë
euro, për zhvillimin ekonomik, ngritjen dhe përmirësimin e gjyqësorit,
policisë, luftimin e kontrabandës, korrupsionit. Dy të tretat e kësaj shume, erdhën nga
Brukseli dhe vendet e BE-së. Misioni
i EULEX-it, i cili quhej "mision i
sundimit të ligjit”, i ka kushtuar BE-s vetëm në pesë vitet e fundit,
614.000.000 € për luftimin e korrupsionit në Kosovë. Rezultatet janë
katastrofale! "Kosova është përfituesi më i madh për kokë banori i ndihmës
së BE-s në botë", thotë raporti, andaj kjo është një urgjencë e madhe e
BE-së, për veprim të drejt për menaxhimin e krizës, por njëkohësisht edhe
urgjencë e qeverise së Kosovës, për hulumtimin e drejt dhe shpëtimin e ndihmave
për vitet tjera.
Ashtu si
raporti, dëshpëruese është edhe vetë fakti se ky raport, as në Prishtinë, e as
në Bruksel, askënd nuk e zemëroj dhe as
befasoj, si duket të gjitha palët e përfshira këtu kanë pritur një raport të
tillë. Për disa gazeta, ky raport kishte vlerë me një artikull, e për disa as
që u interesuan për të. Por, e gjitha kjo si duket ishte e mirë! As nga
Brukseli, as nga ndonjë kryeqytet tjetër
i donatorëve nuk u dëgjua ndonjë thirrje, që ndihma për Kosovën në formën e saj
ekzistuese të ndalet ose të gjenden forma tjera për ndihmën në fjalë.
Por,
kritikat gjithnjë e më të shumta nga anëtare të BE-s, për ndihmë dhe zhvillim Kosovës, kanë filluar të
justifikohen, gjithashtu rroli i ndihmës së vërtetë, tani ka zëra që kërkojnë
një kontrollim më të rreptë dhe kritikat të shqyrtohen në mënyrë më serioze.
Sidomos kur përmendet sasia e parave për ndihmë në zhvillim është pikë që
shpesh parlamentarët e BE-s i dërgon në ekstremin tjetër. Tani gjithnjë e më
shpesh dëgjohet dhe kërkohet nga vendet donatore për të marrë në shfrytëzim dhe
për të bërë një kombinim me ndihmat,
janë pasurit dhe nxjerrja e materialeve
të vlefshme.
EULEX-i në Kosovë nuk është përjashtim, por është vetëm një shembull i shumtë, ku anë e mbanë botës misionet e Bashkimit Evropian janë të korruptuara, apo të keq menaxhuara, që po i sjellin kësaj bashkësie shumë telashe. Edhe të ne ketë realitet kemi, por akoma duke besuar për të rregulluar atë. Politikat evropiane të zhvillimit nuk po funksionojnë, as në Evropë, e as në Afrikë apo diku tjetër. Ndërtimi i një shteti, si i yni në Kosovë, apo i një kombit është një vend ndërtim, apo punishte, që nuk përfundon asnjëherë. Por, shtrohet pyetja ,pse?
Shtresa e privilegjuar dhe profiterët karshi fondeve
Përpjekjet
e botës perëndimore në ndërtimin e shteteve moderne, me imazhin dhe
mentalitetin e tyre, pa marrë në
konsideratë mentalitetin vendor, janë format e dështimeve ,janë fenomene të
ngjashme. Ashtu si në vendet tjera edhe të ne, për të ndërprerë një luftë apo
gjendje kërcënuese është nevojit një
ndërhyrje ushtarake nga jashtë. Menjëherë pas ushtarëve janë ekspertët e huaj!
Një
ushtri e organizatave qeveritare dhe joqeveritare - të quajtura OJQ – marshojnë
brenda. Natyrisht në fillim ndihmat e
tyre të shpejta janë të mirëseardhura për tua lehtësuar vuajtjet e
menjëhershme, por shumë ato do të arrin në drejtimin e dëshiruar. Me fonde nga
donatorë dhe arkat bujare të shtetit, e nga mirë-kuptimi i qytetarëve të këtyre vendeve, këta arrijnë lehtë të
rekrutojnë përkthyes, shoferë dhe disa grupe sipërmarrësve.
Rezultat
i të gjitha këtyre politikave të zhvillimit është dalja e një shtresë të
privilegjuar dhe profiterët, të cilët nuk kanë interes për të ndryshuar
gjendjen. Dhe,kjo gjendje ishte dhe vazhdon të mbetet edhe për vitet që vijnë.
Duke parë
në historinë e politikave të zhvillimit të dekadave të kaluara, ne duhet të
pranojmë se ashtu si të vendorët që mungojnë persona të kualifikuar, për të
ngrit kompanitë në formë të pavarur,
tani dalin në skenë personat e privilegjuar , në mungesë të kualifikimit
të mirëfilltë dhe kërkojnë nga donatorët
dhe OJQ-t e huaja për vazhdimin e politikave të njëjta. Organizatat e huaja
gjithnjë e më shumë po bien në influencë të këtyre tipave, ndoshta edhe duke
ndarë ndihmën me vendasit, pa e arritur
destinacionin e caktuar.
Shtresa e
privilegjuar është e lumtur, ndihma e huaj vazhdon për vite me radhë, edhe pse
vendi nuk mund të zhvillohet asnjëherë.
Në vend të rritjes së sipërmarrjes, të vetë-mbështetjes ekonomike dhe
një shoqërie civile të qëndrueshme, me strukturat qeveritare funksionojnë
kompani të tilla që zhvillojnë një mentalitet të varësisë. Nëse paratë e
donatorëve jepen pa kushte, nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar ndonjë gjë në
këtë shtet. Realiteti është për fat të keq ky që kemi tani, shpesh në këto
donacione,lojtarët kyç marrin rolin e klaneve të familjes. Qëllimi i lojës
është shpërdorimi i flukseve të ndihmës dhe demonstrimi i një fuqie të madhe që nuk bëjnë pyetje, se ku
mbeten ato ndihma.
Vullnetarët dhe donatorët ndihmat e tyre i shohin si të dobishme dhe në zhvillim të asaj shoqërie, ku perëndimi gjatë historisë përmes këtyre ndihmave është përkujdes për mirëqenie të shoqërisë së vet. Qeveritë e Evropës Juglindore duke u bazuar në ndihma sidomos të BE-s, pohojnë se buxhetet e tyre janë në rritje për projektet e zhvillimit ekonomik, por në realitet prosperitet dhe mirëqenie të njerëzve asnjëherë s’do te këtë mu për shkak të fakteve të lart përmendura . Sa herë që faktorë të ndryshëm dëshirojnë ti ndërprenë këto dukuri, njerëzit e privilegjuar dalin në skenë, duke kujtuar luftën, duke kujtuar kohën e vështirë që përjetoi ky popull, duke prekur në pikat më emocionuese, vetëm e vetëm për të mos ndryshuar asgjë! Pra, paraqesin një foto të rreme që errëson realitetin.