Editorial
Jeton Kelmendi: ''Darka e gabuar'' e Thaçit
E enjte, 08.11.2012, 09:41 PM
« Darka e
gabuar » e Thaçit dhe apetitet e Daçiqit
Nga Jeton Kelmendi, Bruksel
Ka vite e
vite që populli e thotë se gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra dhe kjo gjë tani
edhe një herë u vërtetua. Mbase të vërtetat e Hashim Thaçit dhe hashimave të
tij të vegjël, nuk do shumë angazhim për ti zbuluar, mirëpo rasti i bisedimeve
me Serbinë, që fillojë me biseda të ashtuquajtura teknike, ku që nga shefi i
madh, deri te më i vogli i qeverisë, deklaronin
se këto janë çështje teknike dhe se nuk do të ketë biseda me karakter
politik. Atëherë si mund të quhet darka e mbrëmshme Thaçi-Daçiq në Bruksel,
ndoshta dikush nga SHIK-u mund të thotë se ishte darkë teknike, e pse jo edhe
darkë e kajshme. Pra nëse dëgjojmë opinionet e atyre që sot janë faktor në
Kosovë, madje edhe sherifa në ekonomi, politikë dhe çdo sektorë të jetës, na
del se kjo është një punë e madhe që Kryeministri është duke e bërë në shërbim
të qytetarëve, për çka një mendim i shëndoshë duhet të pajtohet, por fjala bie
se cilit popull i shkon përshtati kjo darkë dhe këto pazare që Thaçi po i
vazhdon me armikun e shqiptarëve Daçiqin dhe Serbinë. Nëse e kthejmë vetëm një
vit pas kujtesën dhe analizojmë bisedat që filluan vitin e shkuar, ku edhe pse
kurrë nuk u zbatuat në tersi ato marrëveshje, Serbia përfitoj nga to, pasi që
ju dha statusi i vendit kandidat për integrim në BE, diçka e tillë ka ndodhur
sa herë që Serbia ka dashur të avancoj në proceset e saj integruese, prandaj si
mund të shihet ndryshe kjo maratonë bisedimesh, përveç një strategji e
Beogradit për tu caktuar data e fillimit të negociatave për procesin integrues,
ndërsa kush garanton për zbatim të marrëveshjeve, pavarësisht se opinioni nuk
dinë gjë për natyrën e tyre dhe përmbajtjen. Me një fjalë qytetarët serb janë
përfituesit më të mëdhenj nga këto darka, të cilat kanë shumë apetite për palën
serbe, ndërsa për palën shqiptare janë vetëm darka të gabuara të Thaçit, kurse
për Daçiqin darka me apetite.
Praktika
e deritashme e Hashim Thaçit dhe njerëzve të tij ka dëshmuar se ai fillimisht
ka caktuar ato që vet i quante “vija të kuqe”, ku nuk negociohen, mirëpo deri
me tani zakonisht ato çështje kanë qenë pjesë e bisedimeve. Përderisa vet ai ka
thënë se nuk do të negociohen çështjet që kanë të bëjnë me statusin dhe ndarjen
e Veriut, burime nga brenda BE-së pohojnë se statusi i serbëve të Veriut ka
qenë temë diskutimi, derisa po darkonin në një restorant, ku siguria ishte e
madhe dhe qytetaret nuk kishin mundësi të darkonin në at restorant. Nga
bisedimet Edita-Borko, Kosova nuk përfitoj asgjë, madje as liberalizimin e
vizave që Thaçi ua kishte premtuar kosovarëve në zgjedhjet e fundit, ndërsa çka
pritet nga këto bisedime të primatit më të lartë.
Nuk e di
se çka ka hëngër Thaçi mbrëmë në darkën e tij të gabuar me Daçqin e Serbisë,
mbase nuk e di, nëse homologu i tij nuk ka harruar ti sjell Plazma keksë nga
Beogradi, sepse Vetëvendosje pati pohuar se ja kënda shumë kreut të Qeverisë së
Kosovës keksat serbe, ndërsa nuk po dihet nëse kishte apetit edhe Hashimi apo
vetëm Ivica. Një përshtypje tjetër që të krijon dukja e tyre në fotografitë e
përbashkëta, të lenë përshtypjen se Hashimi dhe Ivica kishin pirë “Shlivocicë”,
të cilën ky i fundit e kishte prodhuar vetë në shtëpi dhe ua kishte sjellë
mikut të tij nga Broja dhe ndërmjetësueses Ashton, kurse fjalimeve të tyre u
vinte era djathë i prishur që për ketë meze duket se Hashimi ishte përkujdesur
dhe e kishte sjellë nga Broja e tij. Pse jo, njëri rakinë e tjetri djathin ta
sjellin në Bruksel dhe të kënaqen llafe, por kjo nuk do të thotë se janë dehur
mbrëmë, së paku mbrëmë jo, sepse kënaqësia e darkave vetëm ka filluar. Nga ana
tjetër qytetari i Kosovës, i cili nuk harron krejt, se çka ka ndodhur ndërmjet
popullit shqiptarë dhe atij serb, si ndihet në këto bisedime? Përderisa Serbia
ndërpreu bisedimet për shkak të zgjedhjeve në Serbi vitin e kaluar, pse nuk e
ndërpret edhe Hashimi, kur e ka shumë të lehtë argumentin që tua thotë ndërkombëtarëve
që bëjnë presion për bisedime se kjo Qeveri i tij ka dhjetëra mija vota më pak
qe sa opozita dhe se edhe këto vota i ka të vjedhura nga SHIK-u, pastaj nga
zgjedhjet tjera të dal një qeveri me legjitimitet dhe legalitet që buron nga
qytetaret e vendit. Hashimi të gjitha i ka arritur: ka bërë para, famë,
dashuriçka, bisedime, ka arritur ta kontrolloj çdo segment të jetë në Kosovë
dhe sikur ta bënte një gjë të tillë do mbetej i respektuar nga shqiptaret,
mirëpo po shihet qartë se ai është kapur nga mafia dhe shërbimet e caktuara,
prandaj ka vendosur ti shërbej për të keq vendit. Për darken e gabuar të
Hashimit dhe gabimet e tij të shumta që po i kushtojnë vendit shumë shtrenjtë
qytetari i Kosovës ka edhe një shqetësim tjetër, me përjashtim të subjektit të
tretë në vend VETVENDOSJE, partitë tjera jo se nuk i dalin kundër Thaçit, por
edhe e mbështesin në rrugën e tij drejt theqafjes së popullit. Takimet ndërmjet
krerëve të Kosovës dhe Serbisë është më se normale se duhet të ndodhin, mirëpo
paraprakisht me një strategji dhe me disa parakushte e jo kësi soji siç e
Një gjë
duhet pasur parasysh, se Serbia e ka humbur Kosovën dhe ketë e dinë mirë edhe
Nikoliçi edhe krejt serbët, mirëpo çështja është më e thellë, Serbia tani ka
mendime që ta rris rolin e saj në shtetin e ri, përmes formave të ndryshme të
presionit, qoftë etnik, qoftë kishave dhe manastireve ortodokse, gjithnjë duke
krijuar një atmosferë fragjile në terren. Përdorimi i termeve ndarje të Veriut
dhe plane tjera për statusin e Kosovës, nuk janë gjë tjetër pos zgjerimit të
fushës së lojës nga ana e tyre për të marrë sa më shumë nga pozicionet e
brendshme, për çka pala kosovare është duke u treguar e paaftë, duke deklaruar
se nuk do të ndodhin kurrë as ndarja e as planet që prekin statusin e shtetit
të ri. Duke u bazuar në realitetin e krijuar, edhe unë mendoj se nuk do të ketë
ndarje të Veriut e as zbatim planesh të reja për statusin, mirëpo këto kërkesa
të mëdha të Serbisë rrisin rolin në bisedimet dypalëshe, madje edhe pala
ndërmjetësuese, kur Serbia të heq dorë nga këto kërkesa të mëdha e shpërblen me
privilegje tjera për serbet lokal, kurse palës kosovare i kërkohet të lëshoj pe
në këto çështje, si balancë ndaj tërheqjes së palës serbe nga kërkesat për
ndarje dhe status tjetër. Modelet e negociatave të njohura nga teoritë politike
ndërkombëtare kanë dëshmuar se çdo bisedime që zhvillohen ndërmjet dy palëve
për çështje të caktuara kërkojnë strategji, ndërsa Hashim Thaçi dhe qeveritaret
tanë pohojnë se nuk ka nevojë për strategji, sepse Kosova ka kushtetutën e saj,
por kushtetutën e ka edhe Serbia, ku Kosova parashihet pjesë e saj. Sikur ne të
kishim një politikë më të mençur dhe një qeveri që punon për qytetaret, do të
duhej qe të përgatit platforma për bisedime dhe ti kërkonte Serbisë ti paguaj
dëmet e shkaktuara nga lufta, ti kërkoj respektim të konventave ndërkombëtare
dhe një var çështjesh që kanë të bëjnë me statusin e shqiptarëve ne Luginën e
Preshevës dhe po at status ta kenë serbët në Kosovë. Krejt për fund,
marrëveshjet ndërkombëtare duhen respektuar pasi të jenë nënshkruar, prandaj
është bindje imja se Hashim Thaçi ka hyrë
në një rrugë krejtësisht të gabuar dhe është duke i shërbyer për të keq
vendit, ndërsa partitë opozitare duhet ta kundërshtojnë ketë qasje dhe assesi
të mos bëhen pjesë e darkave të tilla siç po dëshiron Hashim Thaçi dhe SHIK-u.
Shkurt e shqip Kosovës e duhen zgjedhje të reja sa më parë që është e mundur
për të dalë nga kjo situatë e keqe që e ka sjellë kjo garniturë maskarenjsh me
grada dhe poste të larta.
Autori
është master i politikave ndërkombëtare dhe të sigurisë