Editorial
Selim Nëngurra: Gazetaret e Hashim katundarit...!
E shtune, 13.10.2012, 08:43 PM
Marr
shkas edhe nga vdekja e atdhetarit Kadri Mani
GAZETARËT E HASHIM KATUNDARIT…!
-Baca Kadri Mani, me vetdije i tha jo territ afro-aziatik dhe ju kthye rranjëve të religjionit të të parëve të tij. Ai publikisht u kthye në fenë e të parëve dhe ishte një nga burrat e Krishtëzimit Protestant në Dardani. Ai, me tanë forcat si intelektual i vertëtë kundershtonte e luftonte invadimin islamik të trojeve arbnore. Këtë "mëkat" nuk ja falin vëllaznit e osmanliut Erdogan, Hashim Thaçi e Naim Ternava. Andaj edhe mungoj informimi nga mediumi publik RTK-ja per vdekjen e Kadri Manit-
Nga: Selim M. Nëngurra
Në të gjitha
shtetet e botës ka Tv publik të cilin e financojnë taksapaguesit e shtetit dhe
ai TV, nuk ka të drejtë të bahet mjet mediativ i asnjë partie dhe as të baj
reklamime publike apo marketing sikur
per të cilat TV merr pagesa të mira.
Marketing
kanë të drejtë të bajnë vetem TV-të private.
Ka tash 12
vite të plota që mediumi publik i Dardanisë ( Kosovë ) RTK-ja asht shtylla
kryesore e pushtetit, dhe partive pozitare, asht shporta ma e madhe ku hudhen
si marketing reklamat dhe mbeturinat e prodhuesve dhe prodhimeve serbe, turke,
kineze, e të tjerave vende kryesisht anmike të kombit shqiptarë.
Asht turp
dhe skandal se si menjëherë pas luftës me dekret u largue njeriu që hapi TV-në e
Dardanisë dhe në vend të tij u soll biri i një komandanti partizan të Titos i
cili në vitin 1945 në Rakosh të Istogut pat dhunue kufomat e tre Herojve të Kombit
tonë që i paten vra forcat partizano-çetnike të serbve të Istogut e të rrethines.
Pra në krye të RTK-së u soll ish drejtori i TVP-së, pionieri i Titos,
OMLLADINCI i Titos djali i komandantit bastard Sahit Zatriqi, shoku / drugari
Agim Zatriqi.
Unë si
qytetar çuditem se si forcat politike të dala nga lufta dhe lideri i tyne (katunari Hashim Thaçi ) që tashma asht ba
kryeminister i perjetshem në Dardani largojnë nga posti djalin e një nga
intelektualet dhe një nga shkrimtaret ma të famshem dardanas e veç kësaj edhe
baba i gazetarisë dardanase, pra largojnë z. Migjen Kelmendi ( djal i legjendes
së artit të të shkruemit Prof. Ramiz Kelmendi ) dhe në vend të ti sjellin ish
titistin komunist Agim Zatriqi, djalë i ish komandantit bastard, Sahit Zatriqi?!
Si u ba që
fryma patriotike aq e reklamueme gjatë dhe pas luftës e krahut politik apo PDK-së
që doli nga ish pjestarët e UÇK-së të largojë nga posti i të parit të RTK-së njeriun
e pregaditur, ekspert për gazetari dhe të rikthej në atë post një ish titist
bolshevik?!
Nga dita
kur u formue e ashtuquejtuna qeveri teknike e cila me dhunë apo ta zbus pak, me
kercnimet se do plas dhuna në Dardaninë e posa dalun nga tmerri e dhuna serbo çetnike
të forcave të Millosheviqit, nese nuk i jipet pushteti, per postin e Drejtorit
të pergjithshem të RTK-së pat mbreh dhambet njëfar i vetquejtuni gazetar shoku
Milaim Zekaj, por shefi i ti Hashim Thaçi e SHIKU ja moren atë vend dhe ja dhanë
Agim Zatriqit. Mbajti dy tri mandate ky titist dhe tash në krye të RTK-së asht
një SHIK-as dhe një envero-stalinist i perbetuem.
Veç këtij
posti në RTK, ka pas panderpre linqime e menjanime të kuadrove të pregatitun e
profesioniste dhe në vend të tyne janë sjell e punsue njerz të klaneve politiko
mafioze të PDK-së kryesishtë e pak edhe të AAK-së e cila poashtu startin e
formimit të saj e ka si parti e dalë nga ata që banë luften.
Sot nese
njeriu këthen kujtesen pas dhe mendon ata që u menjanuen dhe i shef ata që i
zun vendet e tyne i vjen keq pse taksapaguesit e shkret të Dardanisë paguejn
haraqin per këtë mjet publik. Më vjen keq të baj krahasimet e personave, drejtëperdrejtë,
ama do perkujtojë disa emna profesionist që u larguen apo u detyruen të largohen
dhe të ikun e të mirren me punë tjera diku tjetër. Migjen Kelmendi, Valentina Saraçini, Mehdi
Qena, Sylejman Gashi, Avni Spahiu, Lindita Azizi, Halil Matoshi etj, etj. Dhe
po menduem se kush ka ardh në vend të tyne shef mjerimin e këti mediumi publik.
Aty sot ka redaktor që as që din cili asht rroli dhe detyra e redaktorit. Mjafton
per PDK-në të jet njeriu papagal i saj dhe interesave të lidershipit të saj dhe
të SHIK-ut të PDK-së dhe posti i redaktorit asht i siguruem. Këngëtaret ishin e
janë kryeredaktor e redaktor, janë aty se janë nga Drenica e Hashim katunarit
dhe veç atyne aty ka edhe reporterë që nuk din të flasin.
Andaj nuk
asht as çudi që RTK asht një shtëpi klanore, partiake dhe shportë ku jan
grumbullue dhe asht hudhë llomi e honraku i analfabetëve provincial, ka mjaftue
se ata janë papagal të PDK-së dhe liderit të saj Hashim Thaçit.
Sa gjanat
me randësi kombtare kanë ndodhë në Dardani dhe per të vetmin mëkat pse nuk i
perkisnin interesave klanore, partiake e SHIK-ve në RTK nuk gjanë kohë ti
permendin, ti paraqesin e tu kushtojnë as një sekondë kohë. Dihet se sa here
asht anashkalue dhe perbuz pervjetori i Krye komandantit të parë të UÇK-së Heroit
të popullit Salih Çekaj, pastaj të Zahir Pajazitit, Agim Ramadanit etj, etj
figura kombtare që padyshim nuk jetojnë ma edhe per shkak të pabesive të këtyre
që sot kan pushtetin dhe kan ba HARAKIRI mediumin publik dardanas RTK-në.
Pardje i
dha lamtumiren e fundit kësaj bote dhe iku në Boten e Amshueshme Prof. Kadri
Osmani-Mani, nji nga veprimtaret ma eminent dhe një nga njerëzit ma të persekutuem
dhe të pervujtun në Dardani që nga koha e pasluftës se dytë
botrore dhe personalisht percolla me vemendje RTK-në si dhe TV-të e
tjera të Dardanisë dhe veç Koha-vizion-it të Veton Surrojit që e permendi vetem
në një nga edicionet e lajmeve vdekjen e ti, asnjë tjeter medium nuk e permendi
as vdekjen e as varrimin e këti burri të kombit.
Kjo nuk
ka ndodhë rastësishtë. Kjo asht ba qellimisht sepse i ndjeri (tashma) baca
Kadri kishte shumë "mekate". Mëkati i tij i parë ishte se ai ishte
patrioti që me guxim burrnor ju tha jo dhe ju doli para per ti kundershtue
envero-stalinistet e paçvures BASHKIMI të Zvicrres dhe perkrahu me tan forcat
institucionet e dala nga vota e popullit në prillin e vitit 1992, vit ky kur
pushteti serb vriste e masakronte shqiptaret gjithandej vetem po permenden LDK-në.
Mëkati i bacës Kadri Mani ishte se ky u ba me vetdije ushtar i Komandantit
suprem të Forcave të Armatosuna të Atdheut Dr. Ibrahim Rugovës, u ba ushtar i
Rugovës si intelektual dhe njeri i pendës, por ai ishte gjithmonë i gatshem ( sado
në moshë të shtyeme dhe i dermuem nga shendeti shkaku i burgjeve të gjata në kazamatet
serbe diku afer 20 vjet gjithësejtë ) të kap edhe pushken e ti zbatojë urdhnat
e Kryekomandantit dhe komandatve të tjerë të cilët pushtetaret e sotshem, SHIK-u
e paçavure tjera envero-staliniste i eliminuen dhe likuiduen edhe fizikisht
njenin pas tjetrit. Dhe mëkati tjeter i pafalshem i qeverisë së SHIK-ut e të PDK-së së Hashim Thaçit ishte
se Baca Kadri me vetdije i tha jo territ afro-aziatik dhe ju këthye rranjëve të
religjionit të të parëve të tij. Ai
publikisht konvertojë në fenë e të parëve dhe ishte një nga burrat e Krishtëzimit
Protestant në Dardani. Ai, me tanë forcat si intelektual i vertëtë kundershtonte
e luftonte invadimin islamik të trojeve arbnore. Këtë "mëkat" nuk ja
falin vëllaznit e osmanliut Erdogan, Hashim Thaçi e Naim Ternava. Andaj edhe
mungoj informimi nga mediumi publik RTK-ja per vdekjen e Kadri Osmanit- Mani.
Per çudi
as TV tjeter TV 21 nuk e tha asnji lajm për Kadri Osmanin-Mani! Asht ba edhe
kjo shtepi mediatike bartëse e ndihmëse e invadimit të "kultuës" islamike
sepse pos fillimit të transmetimeve të saj dy-tri vitet e para të pasluftës që ishte
në rregull , ky TV me vite po indoktrinon shqiptaret me kulturë turko islamike
permes emisioneve, dhe serialeve të kësaj kulture që panderpre i transmeton.
Ky TV (TV 21), asht si zogu i gomarit, zog i vogël shumë i bukur e tuj u rritë bahet një gomar i madh.