E hene, 29.04.2024, 08:00 PM (GMT+1)

Editorial

Selim Nëngurra: Jo ma Sulltani, por Erdogani

E diele, 16.09.2012, 05:16 PM


…Jo ma Sulltani, por Erdogani

-dikush i paguen ata prind  për ta bërë këtë krim ndaj fëmijëve të tyne!-

Nga Selim M. Nëngurra

Ditë e merkurë. 12 shtator 2012. Kisha disa punë në një institucion të komunës dhe kur u bana gati të dalë nga shtëpia, zonja ime më tha: - Të lutem më prit pak se po vi edhe unë me ty. Derisa ti kryen punët e tua unë do shetis pak në qendren afariste STORBYEN sepse po merzitem vetem në shtëpi. Së bashku dolëm nga shtëpia dhe unë rrugës deri në qendren e qytetit derisa ngitsha veturen, mendja më shkonte te shendeti im që papritmas u rrenue e ma shumë te ime shoqe e cila pas disa ditëve do i shtrohet operacionit të rand të zemres në spitalin Universitar RIKSHOSPITALET, në Oslo. U ndam në qender të qytetit dhe ajo u fut në qendren afariste e unë shkova ti kryej punët e mia.

Diku rreth orës 11.00 unë kreva punët dhe u këtheva deri te vetura që kisha parkue në sheshin e qytetit. Ishte ditë e mirë me plot diell dhe freskia e ajrit të qiellit nordik bante atë mesditë teper tërheqëse për tu ulë në bankat e sheshit dhe per të sodit rrethin e meditue per vetveten. U ula dhe me telefonin celular lajmrova zonjën time se kam krye punë dhe po e pres atë. Ajo më tha se do vi pas pak, sepse ka takue disa gra shqiptare me të cilat nifemi dhe po bisedojnë bashk. Derisa shikoja kalimtarët dhe rrezitja ftyren me ato rreze të ambla dielli, papritmas më vjen me vrap afër nji karroce elektrike e handikapve dhe shof se ate e ngiste nji burrë që e nifsha me vite z. Sh.G. nga nji fshat i krahinës së Llapit në Dardani. Ky njeri ka ardhë në Norvegji si azilkerkues në prag të perfundimit të luftës  në Dardani dhe ju ka dhanë qëndrimi. Para shumë viteve atje në vendlindjen e ti apo në Prishtinë kishte pasue një aksident me ç`rast i amputohen të dyja kambët. Nuk e di saktësishtë se si e çka ka ndodhë me të sepse kam ndëgjue shumë versione per fatkeqësinë e tij.

Kur ky pat ardhë në Norvegji,  në të njejten strehimore refugjatësh ku jetonte ky , unë kisha edhe kunatin tim (vëllaun e grues) dhe gjatë vizitave të mia kunatit e pata njoftue edhe këtë njeri që tash asht 74-75 vjeçar, por sado pa kambë asht shumë i shendetshëm.

Mu afrue afër dhe unë u ngrita e e pershendeta. Sikur asht zakon te neve shqiptarët pasi u pershendetem me njani tjetrin, biseda vijojë te Atdheu. Ai e dinte se unë vetem para 10 ditëve isha kthye nga atje pas nji qendrimi gati 3 mujor. Fjalë pas fjale dhe ai filloi të më tregojë per djalin e tij që e ka atje në fshat afër Podujevës në Dardani. E lavdonte se si ai asht puntor dhe se si ka ba standard e jetë të mirë me punë atje në vendlindje. E ndegjoja me vemendje dhe pas pak ai gjoja me nji dhimbje dhe keqardhje fillojë të më tregon një histori e cila më lendojë në shpirt, por edhe më alarmojë. Andaj per shkakun se u alarmova unë po baj publik këtu atë tregim per ti alarmue ata që vetes i thonë dhe ndjejnë se janë shqiptarë që të bajn diçka aq sa mundet secili dhe ti hapim syt pushtetarve e qeverive tona që të bajnë diçka per ta shpëtue kombin shqiptarë nga zhdukja dhe fshimja nga faqja e tokës njihere e mirë.

Forma se si ai ma tregonte ngjarjen ishte falso sepse unë njof këtë njeri që asht kameleon dhe ka 100 fytyra. Unë dija se ai më rrefen rastin e ti per të më ba me u çmend unë dhe per mos me ju kundervye unë ati direkt ai me dyftyrësi ankohej në djalin e ti (nuk e ka djalë biologjik por të adaptuem, ja ka falë vëllau sepse ky nuk kishte fëmijë) dhe e fajsonte atë.

Ja se cili asht tregimi i këti plaku matuf e pa asnji fije njerëzie.

" Djali im ka 3 vajza e nji djalë.  Ka nusen shtatzanë dhe po pret femijen e pestë dhe unë per ata do shkojë në vendlindje tash në fillim të tetorit. Mos po na gëzon Zoti edhe me nji djalë. (Fliste me kujdes dhe tha Zoti e jo allahu sepse e dinte se do ja shaja allahun unë).

Ah bre Selim, kam problem bre burr. Djali im, djalin e vetë të hastretit e ka çue në Gjakovë, per ta mësue kuranin permendësh. Atje nji turk ka hap shkollën kuranore, dhe djali im ka nxjerr djalin e vetë nga shkolla e rregulltë aty në filloren e fshatit dhe e ka dergue në Gjakovë te ai turku. Ashtë fëmi ai, do duhej të vijonte klasen e 6-të. Frigohem se mos po i ndodhë gja se asht femijë ama kushtet aty në at shkollën e atij turku janë fantastike. Ngjitas me shkollën kuranore të atij turku asht spitali i cili nese ndodh diçka me nxansat mjeket kujdesen per ta, gjithçka asht pa para, falas. Fjetja, ushqimi, mjekimi edhe udhtimi në çdo dy javë te familja. Ohoooo sa nxansat ishin aty. Po e mesojshin kuranin permendësh si vjershen. Ishte i mirë ai turku, ama unë po frigohem per nipin se e kemi një tash per tash si dritë të syve......"

Më goditi në thellësitë e shpirtit ky rrefim.

Mund të ketë folë ai edhe ma shumë ama unë nuk e kam ndegjue ma, nuk e kam ndëgjue sepse mendja ime shkoi larg, shkoj te e ardhmja e femijve të kombit tim, të nipave e mbesave të shqiptarve si komb.

Mendja më shkojë edhe te takimi im me intelektualin, publicistin, poliglotin dhe patriotin z. Fahri Xharra, takim ky që patem në fund korrik të këti viti në Gjakovë, ku një ditë të tanë shetitem Gjakoven të shoqnuem edhe me zonjat tona dhe z. Fahri si nji studjues i mirfilltë mi tregoi historitë e seciles shtëpi , secilit gur të Gjakovës. Më shkoi mendja te ky takim dhe thash, athue e din z. Fahri se në Gjakovë paska nji shkollë të tillë, shkollë kuranore?!

Thash vetmevete se a ka kush që ndal asimilimin dhe turqizimin e kombit tim?!

U zhgenjeva se per momentin shof se askush nuk do e ndalë këtë.

Shkollë kuranore në Gjakovë!!! Oh Zot i Madhë na shpëto.

A thue ka gisht këtu gjarpni islamist Mexhid Yvejsi? Padyshim se po.

Ku asht i pari i qytetit z. Pal Leka si dhe ku janë shqiptaret e Gjakovës që jo vetem se nuk kundershtojnë atë shkollë helmuese kuranore në qytetin e tyne, por që nuk ngriten dhe me perzan at turk gjarpen nga Gjakova dhe Dardania e at objekt me e rrfashue me tokë?

Po ku je o Sylë Vokshi? Thirr Mic Sokolin e Col Delinë o Komandant. Ngrituni nga ato varre se Gjakova, Dardania e shqiptaria marojë, po na pushton terri aziatik, dhe jo ma tash sulltani, por Erdogani.

Pse ti o Plaku i maleve Bajram Curr Krasniqja nuk po merr djemet e tu trima që i pate gjithandej trojeve shqiptare e ti kapni pushkët ta mbroni e çlironi Atdheun?!

Kush do të dali ZOT o Atdheu im i shtrejtë? Shpresojë të vdekunit se këta të gjallet të shkatrruen, të poshteruen e të vunë flaken dhe ta sollen terrin.

Kontrollon kush se çka tjeter pos mesimit permendësh të kuranit mesohet aty në at burim helmi e urrejtjeje në mes të Gjakovës së Sylë Vokshit e Bajram Currit?!

Kontrollon kush se si ju pastrohet truni femijve per ti ba mercenar dhe anmiq të vetvetës, të kombit e të kulturës shqiptare?

Ka dikush mundësi ti merr ata prind që në moshen e njomë feminore ngarkojnë femijet e vetë me nji ideologji, me nji barrë të rand per ta bart, ndoshta per të vetmin qëllim pse dikush i paguen ata prind me para per ta ba këtë krim ndaj femijve të tyne?!

Pra ti marri në pergjegjësi dhe ti denojnë ata  per krimet që bajnë me femijët e tyre.

Në vitin 2012 në mes të Europës, në token e shejtë të Pellazgve,  në Dardani, të nxirren femijet nga shkollat e gjuhës amtare e të dergohen me mësue diçka që nuk ju perket atyne, që nuk asht e tyne, që perkundrazi asht helmi per shkatrrim e zhdukje.

…Bani mirë që erdhi shpejt grueja ime Nusha, dhe më largojë pak nga ato mendime të mijat , por edhe që u ba shkak tash të iku e të largohem nga ky njeri matuf-islamist.



(Vota: 31 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora