E diele, 28.04.2024, 12:46 PM (GMT+1)

Editorial

Meri Lalaj: Letër Nazmije Vishës

E diele, 04.11.2012, 12:10 PM


Letër Nazmije Vishës

Nga Meri Lalaj

E dashur Nazmije,

Unë që po të shkruaj nuk bëj pjesë në asnjë parti politike dhe në asnjë shoqatë. Jam një nënë që ka rritur e vetme bijën e saj dhe për këtë jam e lumtur. Po ashtu jam e lumtur sepse sepse jam gjyshe dhe kam vetëm një mbesë, e cila tani më 2 tetor mbushi 18 vjeç. Ajo ka moshën tënde dhe ky fakt më bën të të ndiej të afërt.

Ndodhia jote më ka tronditur dhe të mendoj ditë e përditë. Kam biseduar me miq dhe mikesha të mia për ty dhe ne të duam. Kam pritur që të lirohesh dhe duhej të ishe liruar në rast se drejtësia jonë do të ishte vërtet e drejtë. Mendoj se po të ishe mashkull tashmë do kishe dalë nga burgu, siç janë liruar vrasës gjoja thjesht për armëmabajtje pa lejë, por ti je femër e për femrat mendohet ndryshe (dhe duhej që në këtë moshë të mësoje edhe të qëlloje me armë). Më duket se ai burri që vrau të bijën e pafajshme bëri vetëm një vit e gjysmë burg. Po, për ty, Nazmije, sa kohë ka kaluar qëkur je futur aty brenda?

Kam parë në televizor fytyrën tënde të bukur të pafajshme, sytë e tu të pastër dhe për mua ti je krejtësisht e pafajshme sepse gjithçka e bëre vetëm për vetëmbrojtje.

Do të vijë një ditë kur do të jesh e lirë si të gjitha vajzat e tjera, do ta fillosh jetën nga e para, përkrah teje do të jetë një mashkull që do të të dojë sepse ti je vajzë e bukur, e vërtetë dhe do vijë një ditë kur do të kesh një vajzë tënden e do të jesh e lumtur. Duhet të ëndërrosh Nazmije sepse jeta është kaq e bukur, e mrekullueshme. Unë të dua ty sepse je vajzë e mirë. Ne femrat duhet ta duam më shumë njëra tjetrën dhe kështu do ta duam edhe më shumë Shqipërinë, Atdheun tonë, që do të bëhet vetëm me dashuri.

Të përqafoj.

Meri Lalaj, shkrimtare



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora