Editorial
Engjëll Berisha: Jozefina një zonjë e rëndë, dhe fjalimi i shekullit
E marte, 27.11.2012, 09:16 PM
Jozefina
një zonjë e rëndë, dhe fjalimi i shekullit
Shkruan:
Fjalimi i
Jozefina Topallit, kryetare e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, në
fjalimin e 100 vjetorit të Pavarësisë në
Tiranë, nga shumë mendimtarë, nga unë personalisht, konsiderohet
se është fjalimi i shekullit. Kjo zonjë e rëndë e kombit, sot në
Parlamentin e Shqipërisë, ku ishin strukturat më të larta të shtetit të
Kosovës, të maqedonisë, të Preshevës, e të Shqipërisa, Jozefina, dukej e tëra
si një shqiponjë mes një harte krejt etnike sa i përket përbërjes strukturale
në pjesmarrje. Dukej si një shqiponjë, ngase fluturonte me fjalët e saj,
ngazëllente me pamje e me levizje të një
krijese që e ka për pushtet qiellin e tokën. Fjalimi i saj, një krua
shpirtëror që nxjerrë gurgullimën e vetë si një buri kushtrimi, për të ftuar në
kuvend vendimarrjen e fatit të popullit. Fjalimi i saj, një enciklopedi
historike, që shpalos të dhimbshmen, krenaren, dokumentaren dhe të bindshmen
për një popull të ndrydhur. Fjalët e saj, nga një copë zemre e Madhe e kombit,
ku derdhej mbi altarin e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa, nga fluoroscenti i
ekranit dilnin mornica emotive deri te
trupit ynë.
Prezentimi
i saj, një moderim krejt natyral, sikur në pistat e yjeve të krijimtarisë,
ndërsa ajo, nuk bënte aktrim, interpretonte ate që i thoshte zemra, ate që ia
kishte regjistruar intelekti I pasur, ate që ia kishte mveshur përvoja dhe ate
që ia kishte atribuar dashuria ndaj vëndit, ndaj dëshmisë për Atdheun. Ajo këndonte, vjerëshmërimin e rilindasve,
britmen e patriotëve. U mbante iso udhëtarëve nëpër kohë dhe u këndonte lavdinë
duke u mbetur borgj për të qenurit, për të bëmurit, për flijimin. Ajo, u kërkonte ta falur, nase dikush u
kishte mbetur borgj. Dikush, në emrin e shqiptarisë kishte firmosur fermane
likuidimi. Dikush, e kishte përvetësuar tokën e arbërit dhe kishte bërë krim e
mëkat në emrin e shqipeve.
Jozefina,
një zonjë që lind rradhë, ashtu siq edhe vijnë rradhë edhe 100 vjetësha të
datave historike, kërkoj të falur të përsekutuarvve nëpër vite gjatë këtij
shkekulli, atyre patriotëve që bënë për Shqipërinë dhe dikush nga Shqipëria, në
“emrin” e shqipërisë edhe i pushkatoi.
Jozefina
u rrëfye denjësisht, u gjunjezua para Atdheut e para familjarëve të dëshmorëve
e martirëve të Shqipërisë, në emrin e gjithë shqiptarëve. Sa shumë!? O Zot, sa
shumë të vrarë e të përsekutuar. Ajo, falenderoj të gjithë atdhetarët e kombit,
nga të gjitha trojet e hartës etnike. Ajo, nuk la asnjë të çarë të konceptit të
saj, për ta përmbyllur fjalimin e shekullit me shenjën e falenderimit, me
rrespektin për mirënjohje dhe me lavdinë e treguar.
Sa e
qetë, sa e përzemërt. Sa e devotshme, sa melankoli. E tëra ishte një Shqipëri.
Dhe unë,
nxorra nga krijimtaria ime këto vargje:
Dhe
derisa thrriste familjarë të merrnin nderimin e
shtetit me mirënjohje për veprimtari kombëtare, në një çast i plasi
zemra dhe tha “ gjysma e patriotëve, nënshkrues të Deklaratës së Shpalljes së
Pavarësisë të vitit 1912, të vrarë, të burgosur. Kaq shumë”, tha me aq shumë
zemër Jozefina.
Dhe unë,
me emocionet që më rrëmbeu Jozefina, kujtova shkrimet se si qenkan pushkatuar
shumë nga ata që ishin nënshkrues të aktit më sublime të Shpalljes së Pavarësisë. Po Luigjin, që ishte një Ismailqemal, dikush
e quajti “tradhëtar” a? Po Lef Nosin, pse e paska pushkatuar Enveri more. Po për
Hasan Prishtinën, kush e paska firmosur fermanin more?!! Po, ne i
këndojmë edhe Avni Rrustemit këngë, dhe kush e paska denoncuar. Heu kaq shumë
denime. Po kush paska pasur zemër, të jetë zemër shqiptari dhe zbrazë pushkë
mbi këta trima. Po, sa paskan vdekur vetë e sa qenkan vrarë, nga ata që sot
shkruan historia.
Dhe unë,
frymëzohem dhe nxjerrë nga sirtari im vargjet e më hershme:
Nga u nda
Iliriada
Lindje
bizanti i murmë briri i thyer aziat
Perëndim
Roma mbi kristalet e detit mediteran
pas
paganizmit hedon që të dy kishat e reja
një mijë
e pesëqind vjet artin dhe lutjen
me fjalën
shqip e recituan e pikturuan
gjurmët e
fshehura që nuk lejuan vandalët
librin të
rikrijohet I ri në kohën tonë.
dogma
komuniste një gjysmë shekulli
dhe një
gjysme tjetër primitivizmi feudal
dhe
njëmijë e sa vjet të tjera flaka e baruti
pesëqind
vjet obskuri osman
kaqë qind
vjet pasria e shpirtit tim
ma
përktheu testamentin greqisht
me
turqishten pa veta dhe atë serbisht.
Fjalimi i zonjës së rëndë të këtij shekulli,Jozefina
Topallit, ishte fjalimi i shekullit, pa asnjë germë të shkruar, pa asnjë copëz
letre, por nga burimi i pashtërrshëm i zemrës së saj. Dhe kaq për zemër i
kishte fjalët, sa citonte dhe kishte fondus edhe më të gjerë të shfletonte nga
mendja e saj edhe një copë të madhe të enciklopedisë.
Jozefina
në këtë rast është protagonist e ketij shkrimi tim,por protagonist që më
motivoi ti thrras historisë, se ky shekull aq sa e ka për nder lavdinë e të
qenurit një shekull Pavarësi, e ka edhe mëkatin e atyre që e keqpërdoren
shqipen në flamur, e keq përdoren shtetin e shqiptarëve dhe denuan në emrin e
Shqipes. Po kush e ka këtë të drejtë të denojë, të vrasë në emër të kombit
more? Këtë mund ta bëjë, gjyqi, dhe ai gjyqi
krejt i pastër. Gjyq bëri dhe regjmi I enverit, por gjyq criminal ishte
ai.
Sikur
muarëm të drejtë të bëjmë gjyqe edhe në kohë më të vona e të denojmë njerëz në
emërtë të Atdheut. Cilit Atdhe se? A mos e kemi secili nga nje nga një Atdhe
dhe mund të bëjmë çka të duam me te. E shihni tani se si na i nxjerrë koha
mëkatet!?
Jozefina,
dhe historia e jonë, sonte në Parlamentin e Shqipërisë ishin akti më solemn i
këtij përvjetori. Jozefina, ngase ishte
vetë ajo shqiponja që ne mbajmë për emblem, ndërsa historia ajo zonja tjetër e
rëndë që peshon dhimbshëm dhe rëndë mbi ne.