Editorial
Engjëll Berisha: Fjala ka peshë
E diele, 25.11.2012, 06:10 PM
Fjala ka
peshë
Shrkuan:
Kujdes
nga fjala publike. Kujdes kur denonconi politikisht dhe kur lavdëroni pa
meritë. Kujdes se është ngatërruar kush është Heroi, kush është shpëtimtari,
kush është mendimtari e kush është mëkatari. Sot fjala publike shenohet.
Shenohet dhe ruhet. Ruhet dhe rilexohet.
Dikur devalvohet edhe lavdata.
Kujdes,
se, siq po shihet nga faktografia e
arhivave historike edhe ata që nënshkruan aktin e Pavarësisë më 1912, datë e cila ka ngritur në këmbë tërë kombin,
dikush i paska vrarë më vonë. Dikush, shqiptarë pra, i paska denoncuar duke i
vrarë. Dikush i paska quajtur tradhëtarë. Dhe, lexoni Nolin e Madh, kur thotë
për Luigj Gurakuqin : “Nënë moj mbaj zi për djalnë / na e vranë, e na e shanë/
na e vranë e na i thanë tradhëtor” . Tradhëtor i kujt paska qenë Luigji? Nolit
i duket më pakë vrasja, se sa etiketimi “tradhëtor”.
Dhe kur
jemi te akti i vitit 1912, një shenim
këtyre ditëve
Kaq
lehtë, të shpallen njerëzit tradhëtarë të kombit e të vendit?
Se fjala
publike ka peshë, po dëshmohet tani në këtë njëqindvejtor të shtetësisë shqiptare,
kur, sikur u hapen të gjitha arhivat
historike, apo sikur u tha gati gjithçka e pa thënë rreth historisë.
Por, po
ngatërrohemi shumë në konstatime. Shembullin mund ta marrim, si mund të bindemi
kush është mbreti! A duhej të kishim mbret në Shqipëri?! A ishte mbreti i mirë? Disa shenime dalin për
kthesa historike të kohës së mbretit. Disa shenime dalin për diçka si shpëtuese
në kohën e pushtimit të gjermanëve. Kështu na thonin edhe pleqët tanë, “kur
erdhën gjermanët na u lejua të shkruajmë shqip. U hapën shkollat shqipe
thonin”. Dhe unë mallkova për kohë të
gjatë pushtuesin. Por, pushtuesi ka mision, sic ka edhe vrasjen, akt ky që unë
kurrë nuk e justifikoj. Unë e doja Nolin, madje jam peng i shkrimeve të tija
dhe të njejtën kohë e aderoja edhe mbretin. Unë e lexoj dhe e rilexoj Konicën,
të njejtën kohë e hezitoj pushtetin e kohës së Konicës. Shikoni kronikat
historike çka thonë, ose lexoni që të gjitha, ose mos bëhi peng e asnjë kohe,
se hetimet vazhdojnë…
Heu,
pushtues pas pushtuesi. Kaq qind vjet robëria ime.
Dhe sot,
kur në diplomaci po vendoset prapë për fatin e vendit tonë, deklaratat publike
të mediumeve që dalin nga goja publike e strukturave udhëheqëse, janë aq
drastike, dhe aq shqetësuese. Nuk bëhet politikë duke denoncuar njëri tjetrin
me fjalët “tradhëtarë” i kombit. Me fjalët,
“e shiti Kosovën” . Me fjalët “kriminelët qeveritarë”. Nëse, vërtetë
është duke e shitur dikush Kosovën,
atëhere të mos kremtojmë fare dhe të mos na zë mëngjesi duke i besuar ndonjë
subjekti politik. Çfarë kuptimi ka, të kremtohet Liria e dikurshme dhe ajo e
sotme, përballë një rreziku tjetër që qenka duke u bërë.
Ata
deputetë të Parlamentit të Kosovës , që
nënshkruan aktin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës Kosovës, mbahen
si heronjë që historia ua ka dhënë rastin të kenë firmën në draftin e Lirisë.
Këta emra, më vonë do të komentohen nëpër historinë e ardhme sikur se flasim
sot për Ismail Qemalin, për Luigjin, e për të tjerë. Të pakten kështu duhet të
ishte. Por, e njejta kohë, të njejtat mediume, sot nëpër faqet e tyre shkruajnë
se po tradhëtohet Liria e Kosovës.
Më së
vështiri e kemi me familjarët që kanë të vrarë, kanë dëshmorë, e martirë.
Familjarët me të vrarë gjatë luftës,
datat me rëndësi historike i marrin ngushëllim dhe krenari për humbjen e më të dashurve të tyre. Një tjetër
ngushëllim u vjen nga strukturat e shtetit kur vizitohen këtyre ditëve, duke
mos i lënë në harresë. Dhe, të njejten ditë kur kremtojmë, dhe vizitojmë njëri
tjetrin,
Kujdes
nga fjala publike. Kujdes se edhe ne kur flasim publikisht vrasim nga një copë
zemër të dikujt në Kosovë. Prekim në plagë të atyre që po i shërojnë. Ua vrasim
zemrën atyre që dhanë familjen për këtë Kosovë çfare edhe e kemi. Vrasja e pesë
djemve të nënës Bardhe në Korenicë dhe
vrasja e të vetmit djalë, babës Sadri në Rracaj, e shumë e shumë të tjerëve, në
emër të Lirisë, është plagë që nuk ka ditë sado historike të jetë të mund t’ia shërojë. Ajo nënë lirinë e ka
vetëm një mundësi të lirë për të shkuar
deri te varri i djemve. Dhe sot ishte në Memorialin e Martirëve në Meje te
varri i pesë djemve, dhe siq tha,- erdha
për ditën e flamurit se edhe djemt e mi e kanë dashur këtë flamur”. A do të ishte mirë të kthehet në kioskë e të
blente shtypin me titullin “