Editorial
Dibran Demaku: Heroika dhe Jasharajt
E shtune, 17.11.2012, 10:30 AM
Medaljon
për Festen kombëtare
HEROIKA DHE JASHARAJT
Nga Dibran Demaku
Heroika
si feneomen i shoqërisë njerëzore në planetin Tokë, në të cilin frymojmë, që nga fillimi e deri më sot zë një vend të
nderit. Popuj e kombe në të gjithë cepat e planetit tonë, heroikën e kanë ngritur në një medaljon
rrëzëllues me të cilin krenohen gjenertata e gjenerata që nga fillimet e jetës
së shoqërisë njerëzore. Janë të veçantë personat dhe grupet që i shoqëron
heroika në jetë:ata janë trima, njerëz
të fjalës, besnikë në idealet e tyre
njerëzore, fjalëpak e punëshumë e jo
kurrë mburravecë fjalamanë e besëprerë.
Veprat më
të mira letrare në prozë, poezi e dramë
kudo në botë i kushtohen heroikës. Heroikës individuale dhe grupore. Veprat e
ndryshme kinematografike filmore por edhe muzikore etj, heroikën individuale, por edhe grupore e kanë
ngritur në piedestalin më të lartë. Themi kështu sepse shoqëria njerëzore
heroikën individuale dhe grupore duke e ngritur atë deri në piedestalin më të
lartë e ka bërë atë si një Hymn të cilit i këndon pa ndalë derisa të egzistojë
jeta.
Si
ilustrim të kësaj që u tha më lartë të përmendim dy shembuj kokret, njërin nga mitologjia shqiptare, ndërsa tjetrin nga kinomatografia botërore. Shembulli
i Gjergje Elez Alisë, nga mitologjia
shqiptare e që vjen deri tek ne nga rrëfimet e moqme shqiptare Heroikën si
fenomen e ngre në piedestalin më të lartë: Gjergj Elez Alia duke lënguar në
shtrat dhe me nëndë plagë në trup para se përuljen e zgjedh dyluftimin me
Bajlozin e detit, i cili kishte ardhur
që ta robëronte atdheun e tij dhe të nëpërkëmbte edhe nderin e banorëve vendas.
Ai, pra Bajlozi i detit kishte kërkuar
nga Gjergj Elez Alia që të dilte në dyluftim me të ose të ia dorëzonte atdheun
e tij dhe të motrën. Gjergje Elez Alia do të ngritej nga shtrati me nëndë plagë
dhe do të dilte në dyluftim me Bajlozin e detit dhe do të fitonte dyluftimin.
Ndërkaq
tek filmi i njohur i kinematografisë amerikane me titullin ”Troja”, që bënë fjalë për Trojën e antikës, e që sipas historianëve të ndryshëm, ishte fisi Dardan që kishte ndërtuar Trojën
dhe kishte bërë edhe luftën për mbrojtjen e saj, heroika e dyluftimit në mes të dy aktorëve
kryesor të asaj lufte, Akilit dhe Hektorit
do të jetë pika kulminante e krejt filmit.
Heroika
si fenomen madhështor zë një vend të nderit edhe tek kombi shqiptar. Që nga lashtësia e deri në ditët e sotme kombi
shqiptar si pasardhës i Iliro-Dardanëve, por edhe më larg si pasardhës i Pellazgëve, që sipas të gjeturave historike dhe
arkeologjike, Pellazgët ishin banorët e
parë të kontinentit Europian, Heroikën së bashku me Besën i kanë ruajtur si dy
fenomene më të rëndësishme në jetën e tyre.
Vërja e
pushkës tek djepi i të sapo lindurit, apo këndimi i ninullave nga nënat
shqiptare për fëmijët e sapolindur tek i vënë në gjumë në djep, ninulla këto që bëjnë fjalë për dyluftimet e
zanave dhe drangojëve në njerën anë si fenomen i së mirës dhe kuqedrës me shumë
kokë si fenomen i së keqës janë dy simbole të Heroikës që shqiptarët do t`i
përcjellin që nga lindja e deri në fund të jetës.
Heroika
si simbol dhe si fenomen tek kombi shqiptar do të vijë edhe më madhështore, sepse siç dihert nga historia, komi shqiptar është ndër të rrallat kombe në
Europë e mbase edhe më gjerë në botë që gjatë historisë së tij shumëshekullore
ka bërë gjithmonë lutëra mbtrojtëse, pra
e ka mbrojtur gjithmonë atdheun dhe nderin e vet dhe kurrë nuk ka bërë luftëra
pushtuese që do të thotë se kurrë nuk i ka hipur kujtë mbi kokë. Në historinë e
këtij kombi do të gjesh shumë nga Heroika individuale dhe grupore në luftëra të
ndyrshme për mbrojtjen e vendit dhe nderit të vet. Ndërkaq ne në këtë shkrim do
të bëjmë fjalë për HEROIKËN DHE JASHARAJT.
Tri herë
u përballën Jasharajt me makinerinë luftarake serbe. Tri herë në më pak se një
dhjetëvjeqari. Dhe nuk lëvizën jashta pragut të shtëpisë. Nuk lëvizën sepse ata
e kishin lidhur një besë:Pragun e shtëpisë që e kishin trashëguar denbabaden
nuk do ta lëshonin për së gjalli.
Në
përballjen e parë me 30 dhjetor 1991, Jasharët kishin dalë fitues ndaj makinerisë
luftarake serbe. Kishin dalë fitues edhe falë vendosmërisë së asaj ane të
Drenicës që si një e vetme kishte rrokur armët ddhe i kishte bashkuar me armët
e Jasharajve. Makineria luftarake serbe ishte larguar me bisht ndër këmbë.
Pas
përballjes së dytë që kishte ndodhur më 22 Janar 1998, në të cilën JASHARAJT e Prekazit të Drenicës
prapë kishin dalë fitues ndaj makinerisë luftarake serbe, njerëz-lumenj të Etnikumit shqiptar i kishin
shkuar në kullë-kala kryezotit të Jasharajve, Shaban Jasharit. Shumë nga ata e kishin
këshilluar që ai dhe familja e tij të largohej për një kohë nga kulla dhe
shtëpitë e tija. Ai i kishte dëgjuar me nge që të gjithë dhe në fund kishte
thënë:-Nuk kam se ku të shkoj nga këtu. Pragun e shtëpisë sime qe e kam
trashëguar nga të parët nuk e lëshoj për së gjalli. Nuk e lëshoj sepse është i
imi. Unë tjetër shtëpi dhe tjetër atdhe nuk kam. Ata që vijë këtu i kanë
shtëpitë dhe atdheun e tyre, larg nga
këtu. Çfarë duan ata këtu?!Ata duhet të ikin nga këtu e të më lënë të qetë, sepse
unë jam në shtëpinë time, në tokën time!.
. . Dhe këto që i thash nuk janë vetëm fjalët e mija!Këto fjalë që ua thash unë
juve, m`i kanë thënë anëtarët e familjes
sime; m`i kanë thënë bijtë e mij Rifati, Hamza e Ademi;m`i ka thënë bashkëshortja ime, nëna e djemëve të mij; m`i kanë thënë nuset e
djemëve të mij: m`i kanë thënë bijtë e bijat e djemëve të mij!. . . Andaj unë
nuk mund të mos i dëgjoj ata!. . .
Ndërkaq
thuhet se Adem Jashari kishte shtuar: Unë që nga rinia ime e herëshme jam në
hasmëri me Serbinë! Dhe kam rënë në hasmëri me të që kur ma ka arrestuar së
pari babanë tim. E atëherë unë isha vetëm një fëmijë dhjetëvjeçar! Jam në
hasmëri me atë Serbi që ma ka shkel tokën e babait dhe gjyshit afro nëntëdhjetë
vite më parë!Dhe pas rrethimi të parë që më bëri në dhjetor të vitit 1991, unë e kam kuptuar se me Serbinë besë nuk
ka!Për Serbinë, për makinerinë e saj
luftarake unë kam vetëm plumba!Dhe do t`i japë plumba derisa ta shporri nga
këtu, derisa ajo të ikën e të na lërë të qetë, në shtëpinë tonë, në tokën tonë, në Kosovën tonë!. . .
A ka
diçka më heroike në jetën e njeriut sesa fjalët e menqura të kryezotit të
Jasharajve-Shaban Jasharit?A ka diçka më heroike në jetën e njeriut sesa fjalët-betim
të Adem Jasharit, të Adem Komandaniti, të Adem Legjendarit?. . .
Dhe
fjalën dhe betimin e dhënë ata e kishin mbajtur: Dhe jo vetëm Shabani e Ademi. Fjalën
e dhënë e kishin mbajtur edhe Hamza, nënë Zahidja, nënë Zarifja, nënë Feridja, nënë Adilja dhe Lulet e Hasharajve: Selvejta, Hidajetja,
Afetja, Valdetja, Igballi, Igballja, Besimi,
Liria, Blerimi, Fatimja, Blerina, Fitimi, Kushtrimi. . .
Ata
kishin rënë duke mbrojtur Pragun dhe Shtepinë. . . Me rënien e tyre ata kishin
mbrojtur: Prekazin, Drenicën, Kosovën, Shqipërinë, Shqiptarinë. . . .
Heroika e
Jasharajve është Medaljoni më rrëzëllues në 100-vjetorin e Pavarësisë së
Shqipërisë! Heroika e tyre e ndryshoi historinë e Kosovës në veçanti dhe atë të
Shqipërisë dhe të trojeve tjera etnike shqiptare në përgjithësi. Dhe ky
Madaljon rrëzëllues i Heroikës së Jasharajve do të bëjë dritë në 100-vjetorin e
Pavarësisë shqiptare, por edhe në qindra
përvjetorë të tjerë në shekujt që vijnë!. . .