E enjte, 01.05.2025, 11:52 AM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Gëzuar Vitin e Ri

E hene, 31.12.2012, 03:47 PM


GËZUAR VITIN E RI

Nga Frank Shkreli

Shqiptarët kudo po bashkohen për të festuar mbarimin e një viti dhe fillimin e Vitit të Ri - por edhe fillimin e shekullit të dytë të Pavarësisë Kombëtare.   Ishte fryma e atdhetarizmit të patriotëve të kombit shqiptar të cilët shpallën pavarësinë 100-vjetë më parë në Vlorë, ajo që mbajti gjallë endërrën kombëtare brez pas brezi.  Është pikërisht këjo frymë që në Vitin e Ri dhe në shekullin e dytë të Pavarësisë Kombëtare do ta mbajë të gjallë atë ëndërrë për brezat e ardhëshëm deri në realizimin e saj.  Dëshiroj që Viti i Ri dhe shekulli i dytë i Pavarësisë së Shqiptarëve të jetë një periudhë lirie më të madhe dhe begatie për të gjithë Shqiptarët, gjithmonë me përgjegjësi dhe integritet moral personal, shoqëror dhe kombëtar.

Vaclav Havel, disidenti anti-komunist çek ka thënë se, ''Në secilin prej nesh ekziston dëshira e zjarrtë për një dinjitet të vërtetë njerëzor, për një integritet moral, si edhe për një sens që tejkalon kufijtë ekzistencial të botës.''   Dëshiroj dhe uroj të gjithë bashkatdhetarët kudo që janë, që Viti i Ri dhe shekulli i ardhëshëm i Shqiptarëve të jetë, për të gjithë ne, një periudhë e rritjes së integritetit dhe përgjegjësisë  civile dhe morale për veten tonë, për shoqërinë ku jetojmë dhe për mbarë kombin.

Festat e fund vitit na kujtojnë se vlerat e përbashkëta që ndajmë me njëri tjetrit si Shqiptarë janë më të rëndësishme se sa ndryshimet midis nesh.   Viti i Ri është një rast për një fillim të ri, për realizimin e objektivave personale dhe kombëtare.   Është një moment për të festuar arritjet e deritanishme  dhe për t’u përgatitur për sfidat e ardhëshme, me mirëkuptim dhe bashkpunim me njëri tjetrin, me energji, inteligjencë dhe kurajo,  të vendosur për të punuar së bashku për një të ardhëme më të mirë për të gjithë Shqiptarët kudo.

Nga zemëra uroj të gjithë bashkombasit kudo që janë - e veçanërisht lexuesit e shkrimeve të mia modeste e nganjëherë ndoshta edhe të mërzitshme - që Viti i Ri t'u sjellë jetë, shëndet dhe punë, por edhe paqë e begati, si dhe realizimin e të gjitha objektivave dhe ëndërrave  të parealizuara për ju dhe për familjet tuaja, si dhe për të gjithë ata për të cilët zemëra u dëshiron mirë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx