E shtune, 27.04.2024, 05:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Në folenë e dritës hënë

E marte, 05.11.2013, 07:01 PM


Xhevahir Cirongu

 

Në folenë e dritës hënë

 

Nën hijen e hënës

Ëndrrat vrapuan për te ty vendlindje,

Pastaj, një çast aty ndaluan

E takuan Netën, Rovenën e motrën  Xheni.

Një zog pëllumbi,  nga retë zbriti

Me emrin Riklajdo, vëlla na erdhe,

Dhe drita e hënës  ngjyrë floriri

Në zemrat tona u derdhën lumenjë gëzimi!

Dhe engjëlli me flokë gështenjë

Tunjatjeta na përshëndet çdo ditë,

Në kullë të shpirtit të motrave

Fluturon   Xixëllonja – dritë,

Me ty vëlla, vallzojmë çdo ditë.

Këngën në djep të këndoi  Nerënxa

Dhe puthjet e flladit të erës,

Nina- nina- Niati dhuroi

Së bashku me dritën e hënës.

Pastaj, këngët  e zanava ndaluan,

E puthjet  çelën në gush zambak

Te Riklajdo aty qëndruan..

Sa herë prekim  ballin tënd

Dhe puthjet   lëmë te liqenet e kaftë,

Aroma e vendlindjes – Leskovë

Fushës në  Vranisht  takon

E përqafohet me erën e malit të Thatë.

  folenë e dritës  hënë

Miliona  yje  atje   vezullojnë,

Mbi gjethet e akullta të reve

Së bashku me netët  e janarëve

Në gjokse mburojë jorgani

Të qeta  gëzimet  aty  flenë.

 

Durrës, tetor  2013



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora