Kulturë
Xhevat Muqaku: "Lutje nënës"
E diele, 03.11.2013, 05:03 PM
Gonxhe Letmi- Begisholli, në prehërin e gjyshërve rritën e kërkon
Një vështrim librit "Lutje nënës"- poezi për fëmijë
Nga Xhevat Muqaku
Mollat shijemira të kuqe, me erën e këndshme në fundverë, ftojnë me buzëqeshje dorën, syrin dhe gjuhën që t'i vjelin. Zilja e shkollës dhe /alfabeti nisin mbarë Abetaren për të shfletuar/ Fatosë të klasës së parë qofshi të uruar/. Përmes lojës, topit me ngjyra, vrojtimit të Luanit, Tigrit, Deves edhe zogjëve kundruall Elefantit kokëfortë e të vetmuar, i përcjellë fantazia identifikimin e fëmijëve.
Pas çdo vargu të Gonxhes udhëtojnë mesazhet dhe kujdesi i nënës për fëmiun e saj
E kujdesëshme, Autorja e përmbledhjes " Lutje nënës " fiton besimin dhe betejën ndaj lëndimit të mundëshem të zemrës së fëmiut. Do të shkrihej fare, vetëm e vetëm që të shkruaj- lexoj- përjetoj lumturinë dhe gëzimin fëmijnorë. Uron dhe bekon engjujt e vegjël tek thithin nektarin e rritës, diturisë, haresë, buzëqeshjes në paqe dhe liri. Nuk dëshiron të shoh e as të ndëgjoj, se diku në botë ka fëmijë të ngratë dhe të uritur. Angazhohet, i përkrahë, u jep kurajo dhe i lavdëron ata/ato për lirinë e shprehjes dhe mendimeve të tyre duke ju shtruar pikërisht pyetjen; / se mos Qenin që hipur në makinë, që nga ulësja e prapme nxjerr sy e fytyrë/, uria e ka zënë?
Gonxhja ua ka falur fëmijëve zemrën dhe ëndrren, nëse është kjo pasuri, investim?
Patave të qullura dhe Leo miut, edhe pse të uritur, fëmijët i ofruan /copëra bukësh/, lojë dhe emër/. Adhuron lulet e në veçanti vjollcë- zat që lirojnë aromën e jetës.Dy motrat e bukura dhe të dashura/ rriten tek lozin e argëtohen, tok mësojnë, këndojnë dhe flejnë/ edhe kur gabojnë njëra tjetrën e korrigjojnë/ përtrijnë prindërit tek përgaditën për këthim në tokën arbërore/. Natë e gjatë së bashku me dhimbjen, nxënësen e zellëshme e qorton. Ajo kishte harruar fletorën e punës me detyrat në shtëpi. Rrjedhë e lotëve sikur aktivizon ndjenjën e lirimit nga lëmshi i krijuar, shkrinë akullin në shpirtin e njomë, i kujton valët e liqenit të Dibrës, dhe i premton- belbëzon mësueses së saj: përtacia nuk dotë përsëritet.
Prej kurbetit, me emrin e saj, ajo futet pa u hetuar fare nën lëkurën dhe në shpirtin e fëmijve të saj dhe fëmijve tjerë. E thot haptas, troq, shkurt dhe shqip; lumturia këtu ka aromë dhe shije tjetër prej asaj të vendlindjes. Nuk ka gjë që e zavendëson ndjenjen e zbraztësisë dhe mungesën e më të dashurve të saj. Pa hezituar, shpalon dëshiren që të vizitoj përmes Kosovës së lirë edhe trojet tjera stërgjyshore, që të zotrohet ëmbëlsisht gjuhë e nënës në Vatrat e arsimit të saj. Lutet për nënën dhe fëmiun e saj, të mos i gjëj pensionimi në vend te huaj.
Nëse duhet një dëshmi më shumë se dhurimi i zemrës?
Në mbrëmjen- natën e vitit të ri, babadimri i fton fëmijët me radhë, i pyet nëse jan të sjellëshem dhe të zellëshem në shtëpi, në rrugë dhe në shkollë? Ju shpërndanë dhurata e buzëqeshje, reflekton bekimin për rritje dhe shëndet në dritë, paqë e liri. Poetja i këndon së bashku me fëmijët; Pranverës dhe zogjëve shtegtarë që sjellin: diellin, melodinë, këngën, zgjimin, buzëqeshjen, /blerimin bashk me luleshqerrën nëpër flladin e lehtë/, freskimin dhe pemët që mugullojnë e vallëzojnë nën një puhi.
Mollat shijemira të kuqe, me erën e këndshme në fundverë ftojnë me buzëqeshje dorën, syrin dhe gjuhën që t'i vjelin. Zilja e shkollës dhe /alfabeti nisin mbarë Abetaren për të shfletuar/ Fatosë të klasës së parë qofshi të uruar/. Përmes lojës, topit me ngjyra, vrojtimit të Luanit, Tigrit, Deves edhe zogjëve kundruall Elefantit kokëfortë e të vetmuar, i përcjellë fantazia identifikimin e fëmijëve. Lozonjarja e lindur dhe e rritur në mërgim mëson gjuhën e vendit mikpritës në njërën shkollë karshi gjuhës së nënës që e flet në shtëpi dhe e mëson dhe se ndërron me tjetren në shkollën tjetër /rritem në mërgim, gjuhë e gjakut tim, rrezaton në Abetare/.
Vargu dhuratë mbi dhuratë
Për festën e saj, nëna, urohet me dashurinë dhe lulet më të bukura në njëren dorë. Me zemër dhe krahët e hapur përqafohet. Gjyshja nga Kosova, përmes bisedës telefonike, shprehë mallin për mbesën- Xhevahiren e saj: /lutet, që të takoj tek pragu i ëmbël i shtëpisë/. Klasa e parë, mësuesja Abetare- libri i saj i gjakut dhe besës, mbushur me shkronja, i mësojnë udhët / shtigjet e jetës edhe vajzës gjumashe që cingërrimën e orës me pritesë si në ëndërr e përgjonte/.
Ngjyrat e ylberit së bashku me shiun dhe lulet, zgjohen me këngën e harabelit dhe zogjëve tjerë kundruall bereqetit e vapës që nën hije pushojnë tërë ditën. Vjelja e pemëve dhe më në fund acari, bardhësia e skijimi notojnë rreth stinëve të vitit ndërsa rreth e qark këtij harku kohorë parakalon buzëqeshja. Shekulli i dritës me shqiponjen dy krenare në valëvitje, nisë rrugëtimin nga Vlora. Valle e mvehtësisë dhe këndimi i himnit kombëtar në kor, reflektohet në zemrat që rrahin fort si këmbanat.
Kukullën sy kaltër, belëhollë, shtat selvi, të bukurën perri, tek buzëqeshë vazhdimisht dhe nuk qanë asnjëher, e përcjellin ditët e javës, shpagetat e ziera, përsheshi i shijshëm dhe / Macja me shikimin e vrarë që iku si e marrë pas miut të saj/. Kudo që luhet e flitet shqip, veçanërisht në Olimpiadën e fëmijëve kurbetçarë: Yllka, Burimi, Arjani, Ermira, Arta, Genci, Donika, Rita, shpërthejnë njëzërit: / të gjithë kemi një emër, shqiptarë na thonë/
Për diçka të ngjashme në vendlindje, ishte angazhuar edhe nëna e saj?
Libri mërzitet duke pushuar i vetmuar në Sirtar. Është miku ynë më i mirë dhe më besnik. Kur lexohet, mundëson takimet jo vetëm me xhaxhin Pilot, i cili me aeroplanin e shpejtë, e merr prej mërgimit dhe e dërgon në Dibrën trime. Tek i rrëfen zemrës shqiptare-/ vetëm nën strehën e etërve unë gjej qetësi/ e dëgjon edhe Gjelin me mikrofon në dorë që zgjat qafën kur ia thot kënges tek fushë e dijes. Arti i lojës me Piano, Kitarë, Flautë, notat në Pentagram, tingujt që i prodhojnë gishtat dhe buzët, i përfytyrojnë familjen e ngushtë/ të gjerë, tek qëndrojnë ngrohtë në harmoni, mall, hall, begati, krenari, në grusht...
Krejt në fund i drejtohet një lutje- kërkesë nënës: në shtëpi shqip dua të më përkëdhelësh e të flasësh me mua, mësueses: në shkollën shqipe dua të mësoj historinë e gjakut, trashëgimin e etnisë sime, shkronjat e Manastirit, sikurse gjyshes dhe gjyshit: edhe në rrugë dua të lozë, të flas e të bërtas shqip.
Duke i
lexuar vargjet e Gonxhes- në librin me poezi për fëmijë " Lutje nënës",
vizatoj në njërën anë të medaljes portretin e fëmiut, atëdheun, mërgimin ndërsa
në anën tjetër nënën- mësuesen, gjyshen dhe gjyshin.
Angazhimi prindorë në shtëpi me fëmijtë e saj, identifikimi me nënën e sajë si dhe përkrahja e fuqishme që kjo i ofron Mësueses, prindërve dhe nxënësve të shkollës shqipe në mërgim, e bëjnë që të përjetoi afër, aty për aty në vepër botën fëminore.
Librin plot mesazhe të Gonxhes e përcjellin me refleksione kuptimplote, Martin Çuni dhe Izet Abdyli.
"Përmbledhja- "Lutje nënës", poezi për fëmijë. Botues: Sh. B. " Beqir Musliu", Gjilan në vitin 2012. Editor: Sabit Rrustemi. Redaktor: Martin Çuni. Recensentë: Neki Lulaj, Izet Abdyli. Lektore: Lumnije Morina. Disajni: Liridon Zekaj. Ilustrimet: Fatmir Caraku. Shtypshkronja: " A-Print" në Prishtinë. Tëhollat nga shitja e librit ju dedikohen fèmijëve bonjak", huazuar nga faqja e dytë.