Kulturë
Baki Ymeri: Shqiptari i Bukureshtit me vlera të reja
E merkure, 30.10.2013, 09:03 PM
Shqiptari i Bukureshtit me vlera të reja shqiptare
Në kuadrin e rubrikës “Vlera të pavdekshme shqiptare”, jepet fjala e Asdrenit me rastin e varrimit të Arhimandrit Harallamb Çalamani në Bukuresht: “Ishte ai gjak i flaktë shqiptari që i ushqente me entuziazëm të parët tanë”. Sot, për ne shqiptarët etnikë, një lugat endet nëpër Parlamentin e Rumanisë si deputet i etnisë shqiptare, edhepse s’i përket kësaj, duke përvetësuar paratë publike për kompromitimin e ekzistencës së komunitetit tonë. Kjo situatë poshtëruese nuk mund të komentohet aq kohë sa autoritetet rumune, edhepse e njohin situatën reale, nuk kanë bërë asgjë deri tani, ndërsa autoritet shqiptare janë dëshmuar edhe më të pandjeshme, duke na lënë në mëshirën e fatit, pa kurrfarë intervenimi te autoritetet rumune.
Nga Baki Ymeri
Në faqen e parë të numrit të shtatorit (2013),
jepen fotografitë e kryeministrit rumun Victor Ponta që ka admirim ndaj Kosovës,
ministri i Jashtëm Titus Corl??ean, presidentja Atifete Jahjaga, ministri i
Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli. Në gjuhën
rumune jepet artikulli i deputetit Remus Cernea “Njohja e pavarësisë së Kosovës,
një hap i madh përpara për Qeverinë rumune”. Sipas fjalëve të tij në kuadrin e
një interviste për gazetën Puterea (Fuqia): “Autoritetet e Bukureshtit duhet të
kenë mençurinë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Për më shumë, krahasimi ndërmjet
Kosovës dhe një zone të banuar me hungarezë (Tinutul Secuiesc), është një krahasim
i gabuar”. Parlamentari Cernea ka nënvizuar se Qeveria rumune do të duhej të vijë
me një trajtim të mençur në politikën e jashtme… Kosova është një realitet
gjeopolitik, kurse
Vlen të ripotencojmë faktin se Shqiptari del kohëve
të fundit me përkrahjen e Ministrisë së Diasporës, falë minsitrit Makolli dhe
ekipit të tij. Në vazhdim jepet artikulli “Vetëm trysnia gjermane po e mbush me
mend Serbinë”, huazuar nga Bota sot: “Derisa përfaqësuesit e shtetit të Kosovës,
po bëjnë lëshime të vazhdueshme në raport me negociatat me Serbinë, janë dy
vende mike të Kosovës, Gjermania dhe Britania, ato të cilat po tregohen më rigoroze
ndaj sjelljeve të shtetit serb në raport me Kosovën. Shteti Gjerman, me mbështetjen
e Britanisë së Madhe, ka hartuar një listë prej nëntë kushtesh, të cilat
Pason një artikull tjetër nga e njëjta gazetë: “Ministri
i Diasporës viziton Medvegjën”, fotografi të ndryshme në kolor, artikulli “Makolli
inkurajon krijuesit e diasporës”, artikulli i Daniel Marianit në gjuhën rumune “Të
jesh shqiptar don të thotë të jesh një shpirt i hatashëm”, një artikull në gjuhën
rumune marrë nga Adev?rul (Shqipëria mund të bëhet vendi i 29 i BE), një shkrim
i redaksisë me titullin “Rruga magjike e revistës Shqiptari”. Pason një fotodokumentim
mbi hallet e komunitetit shqiptar të Rumanisë sipas shtypi shqiptar dhe atij
rumun, fotografi me Behxhet Pacollin dhe misionin e tij në botë për njohjen e
Kosovës, një portret kushtuar Reshat Sahitajt në kuadrin e personaliteteve të shquara
shqiptare, pamje nga tryeza e miqësisë së Kosovës me Bukureshtin, artikulli i
Florian Bichirit “Kosova dhe Dhelpra e Ballkanit” me burime nga “Shqiptari” i
vitit 1889. Në vazhdim jepet rumanisht pamfleti i poetit Daniel Marian me
titullin “Një parlamentare e virosuar, bakterizuar dhe e stërpërdorur”. Blhet
fjalë për deputeten antikosovare Oana Manolecu që ia zhvat buxhetin qeveritar
komunitetit shqiptar.
Se kush është ajo, flet edhe shtypi rumun përmes
artikullit “Përfaqësuesi i shqiptarëve në Parlament nuk është shqiptar” (Azi, 28
shkurt 1997). Në kuadrin e rubrikës “Vlera të pavdekshme shqiptare”, jepet në gjuhën
shqipe fjala e Asdrenit me rastin e varrimit të Arhimandrit Harallamb Çalamani
në Bukuresht: “Ishte ai gjak i flaktë shqiptari që i ushqente me entuziazëm të parët
tanë. Shqipëtarët, si brenda edhe jashtë, s’kanë kohë të mentohen për gjëra të larta,
të cilat i lartësojnë si ata vetë, si edhe atdheun që i lindi. Këta të sotmit
nuku u ngjasin aspak atyreve burrave të brezit të shkuar, që me veprat e tyre
patriotike, shkëlqyen si ylli i motshëm në mes të errësirës. Sot Shqipëtarët
hahen e grihen në mes të tyre për punë interesi, smërira personale, duke ia vënë
kazmën themeleve të shtetit tonë të ri. Shqiptarët s’kanë kohë t’i peshojnë mundimet
e çdo idealisti, e t’u japin meritën e duhur.” Pason rubrika me tituull “Shqipëria
ekziston që nga krijimi i botës”, me një fotografi të Presidentit Bujar Nishani
në mesin e shqiptarëve të Kosovës, si dhe me një fotografi qytetarësh rumunë përballë ëmbëltores “La atletul
albanez/Te atleti shqiptar” në Sllatinë të Oltenisë.
“Ministri Makolli priti një delegacion nga
Prej disa vitesh rrjesht, shteti shqiptar dhe opinioni mbarëkombëtar janë njoftuar me situatën e rëndë në të cilën ndodhet komuniteti shqiptar i Rumanisë, në veçanti organizata përfaqësuese e kësaj, Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë (BKSHR). Kjo si pasojë e faktit se etnia shqiptare përfaqësohet në Parlamentin e Rumanisë nga një person që nuk i përket kësaj etnie, nuk njeh as historinë dhe as anëtarët e komunitetit shqiptar, por që përdor subvencionet financiare të Qeverisë vetëm në dobinë e një grupimi të themeluar në mënyrë të dyshimtë nga Oana Manolescu, shtetase rumune me origjinë serbe përnga gjyshi i mamasë së saj (Sërbulescu, alias Sërbu).” Me ç’risi vjen Shqiptari në numrin e tetroit?
Kosova, Shqipëria dhe diaspora shqiptare
Revista inaugurohet me artikullin “Kosova e
nderuar që ka një mik dhe partner si Gjermania”, de facto me fjalimin e
Kryeministrit Edi Rama në OKB. Pason një intervistë e Ina Arapit huazuar nga
Bota sot: “Shqipja ishte e shkruar që para Mesharit”,. Pas ballinës së Shqiptarit
me gazetarin Idriz Morina pason një rubrikë e re me titullin “Nga aktivitetet e
Ministrsisë së Diasporës”. Jepen burime mbi takimet ministrit Makolli me zyrtarë
dhe mërgimtarët tanë në Australi, artikulli Në Stamboll u mbjat paneli “Marrëdhëniet
shqiptare-turke gjatë historisë”, një njohtim me titullin “Konferenca për
investime. Rrjetëzimi i bizneseve të diasporës në Gjermani”, një njoftim tjetër
lidhur me regjistrimin dhe aplikimin për votim për pjestarët e diasporës. Pason
ekspozita “Simfoni në bronz” nga Mal Myrtaj, një njoftim tjetër mbi kampin dimëror
organizuar nga Ministria respektive, me qëllim të zgjerimit të njohurive të nxënësve
shqiptarë nga diaspora, përafrimit me vendlindjen dhe krijimin e kontakteve me
moshatarët e tyre nga data 23 deri më 29 dhjetor 2013. Pason një informatë për
grumbullimin e lëndës arkivore dhe muzeore të diasporës dhe mërgatës shqiptare,
si dhe burime tjera huazuar nga portali Ministrisë së Diasporës.
Revista dinamizohet me ribotimin e artikullit
Gazeta të vjetra shqiptare, jepet një album historik me Përlindjen e Shqipërisë,
faksimil nga një letër dërguar Nikolla Naços më 1893, gazeta e revista të vjetra
si: Drita, Atdheu, Flamuri i Shqipërisë, Albano Macedonia, Lajmëtari i
Shqypenies, Shqipëria e re, Zëri Shqiptar, Dielli, Kosova etj. Dr. Xhelku
Maksuti vjen me artikullin “Shqiptarët e Rumanisë, viktimë e antishqiptares
Oana Manolescu”, me një fragment si: “Një lugat endej dikurë nëpër Europë - lugati
i komunizmit. Sot, për ne shqiptarët etnikë, një lugat endet nëpër Parlamentin
e Rumanisë si deputet i etnisë shqiptare, edhepse s’i përket kësaj, duke i përvetësuar
paratë publike të kontribuesit rumun për kompromitimin e ekzistencës së komunitetit
tonë. Kjo situatë poshtëruese nuk mund të komentohet aq kohë sa autoritetet
rumune, edhepse e njohin situatën reale, nuk kanë bërë asgjë deri tani, ndërsa
ato shqiptare janë dëshmuar edhe më të pandjeshme, duke na lënë në mëshirën e
fatit, pa kurrfarë intervenimi te autoritetet rumune.” Revista mballet me një cikël
poetik të Dumitru Ichim nga Kanada, me një portret mbi Kozeta Zavalanin, me
poezi të Sadie Kryeziu Bajtullahu, me fotografi e ballina revistash shqiptare që
mbeten në memorjen e historisë sonë. (alban.voka@gmail.com)