Kulturë
Pirro Loli: Epiri Pasthirrmë Jugu
E hene, 28.10.2013, 06:39 PM
Kam kënaqësinë
të njoftoj miqtë e mi se këto ditë doli nga shtypi libri im i ri
« EPIRI
PASTHIRRMË JUGU »
Libri është
një poemë, ka 110 faqe dhe është botuar nga sh.b.
« PLEJAD »
, Tirtanë ,tetor 2013
Kjo poemë
, e vetmja në krijimtarinë time, nuk ka datë fillimi. Dhe, mesa shoh, nuk do të
ketë as fund.
Ajo është
shkruar fillimisht në mendje, e pse jo, para se të lindja unë;
është lënda e trashë e gjakut, ankthi tragjik i copëtimit barbar të kombit shqiptar.
Nuk dua të
ringjall Eskilin, as gjakun ta laj me gjak, nuk pres të vërsulet një ditë Shën
Gjergji me kalin e bardhë, të gozhdojë me heshtë dragoin fajtor.
Mua,
thjesht më ra radha të shprehem me vargje.
... Por,
Do t’i fryj hirit, të ndez zjarrin e fikur. Atje
Nata
vajton
mbi pyje por,
unë do
kthehem ku dergjen kujtimet e pavarrosura. Atje
ku
hithrat e kujtimeve të hidhura rriten pas derës. Atje
Ku kishat
e moçme dhe muret e shtëpive vezullojnë nga myshku. Atje
Ku nëpër
ugarin e butë digjet portokalli si diell...