Kulturë
Ermira Babamusta: Flet aktori i njohur Artan Telqiu
E merkure, 30.10.2013, 08:22 PM
Aktori i njohur Artan Telqiu flet për jetën dhe filmat e tij
Aktori i talentuar,
produenti dhe skenaristi Artan Telqiu ka patur sukses në teatër dhe film gjatë
karrierës së tij artistike në
Njihet për rolet e tij në “Cross Roads”, “Best
of Friends” dhe “The Belgrade Trilogy”, që i dhanë më shumë sukses si aktor për
publikun amerikan.
“Pavarësisht nga projekti që punoj, përvoja
ndryshon nga njëra tjetra. Kjo është një ndër sendet që më pëlqen më shumë në
këtë fushë. Në çdo projekt takon njerëz që
Artani ka luajtur në disa filma në rolin
kryesor. Gjithashtu u shfaq në “Anti-Bullying” PSA në 2011 një fushatë kundra
dhunës dhe ngacmimit organizuar nga Daniel Azarian, me përkrahje të Perez
Hilton. Si dhe u shfaq në serinë mjaft të sukseshme “Monsters Inside Me” (2011)
që u shfaq në kanalin e njohur televiziv Animal Planet.
Në filmin e regjizorit Orges Bakallit “Made in
Amerika”, aktori Artan Telqiu luan rolin kryesor si “Ilir Bushati” bashkë me
protagonisten Emira Berisha.
“Ilir Bushati është
personazhi që unë luaj në film. Vjen nga një vend me tradita dhe kulturë të
njohura nga unë, gjë që e bën më të lehtë adaptimin e këtij personazhi. Quan
vehten “burr i shtëpisë”, i vetmi që do të sjellë ushqimin në familje. Ai është
burrë i mirë në një vend të huaj, që fati e sjell në situata të këqija,”
shpjegon Artani.
Tani Artan Telqiu po bashkëpunon me Teodor
Petelov në një skenar për një shfaqje me temë ballkanike si dhe punon me
kompaninë teatrale në
Intervistë : Suksesi i aktorit Artan
Telqiu
Bisedoi:
Në çfarë moshe keni filluar karrierën
tuaj të aktrimit?
Artan Teqiu: Isha shumë i ri kur
mësuesja më dha mundësinë të luaj në dramat e shkollës. Përvoja e parë në
teatër ka qënë në moshën 8 vjeçare.
Na tregoni për projeketet e tua më
interesante deri tani në teatër ose në film.
Artan Teqiu: Me që është e
vështirë të zgjedh një projekt të vetëm, detyrohem të përmend më shumë.
Gjithmonë mbas shfaqjes pranonim komplimente
nga publiku. Nuk ka shpërblim më të mire nga ajo. Duhet përmendur se suksesi I
takon edhe regjisorit , pa drejtimin e tij drama nuk do të kishte aq reagim
pozitiv. Faleminderit Z. Diego Villada!!!
Një projekt tjetër është edhe filmi MINE.
Kaluam netë të gjata me ekipin në shtëpinë e regjisorit duke bërë prova të
shumta para filmimit. Regjisori Nick Martino, dëshironte që gjithcka të jetë
origjinale prandaj edhe shumica e skenave u filmuan nëpër këneta e lumenj. U
ngjitëm nëper pemë te rëzuara, veshëm uniforma origjinale të vietnamit, luftuam
me mushkonjat dhe përballuam reshjet e shpeshta.
Nuk duhet lën anash regjisorin e shkëlqyer,
Logan Fulton, i cilli më besoi rolin kryesor në filmin e tij për luftën civile
të Amerikës "A Walk With Death". Ky projekt gjithashtu është filmuar
në ambijent original në ditet e ftohta të New York-ut. Dua te cek se armët dhe
uniformat ishin origjinale. Me regjisorin
Mos e haroj edhe "Hotel
Pennsylvania", e cila ishte një ndër përvojat e mija më të mira! Të
shikosh një grup profesionalësh duke punuar me aq dedikim dhe duke trajtuar të
gjithë njëlloj është diçka që gjithmonë do të mbetën në memorjen time. Përvojat
e tilla të bëjnë njeri më të mirë pa vetëdijen tënde. Regjisori Marc Wilkins
është thjesht i përsosur!!!
Gjithashtu filmi nga
regjisori i shkëlqyer Malik Isasis, "The Elegant Clockwork of the
Universe", ku unë luaj rolin e të dashurit të personazhit kryesor. Jam i
sigurtë që nuk do të jem i vetmi që e them se të punosh me Malikun është
përvojë e paharueshme. Një njeri me shum talente dhe me shpirt të shenjtë, i
cili edhe në ditet më të vështira qëndroi i qetë dhe pozitiv.
Në projektin e fundit për National Geographic
me titull "Inside the American Mob", unë kam rolin e një mafiozi në
Wall Street. Ishte një përvojë e veçantë me një ekip tepër të përsosur. Pres me
padurim transmetimin e pjesës sime. Kisha pas dëshirë të cek të gjitha
projektet pasi secili I ka karakteristikat e veta , por do ta perfundoj me kaq
për të lëne kohë për pyetjet e tjera.
Si ka ndikuar aktrimi në jetën tuaj?
Artan Teqiu: Mund të them që më ka
drejtuar në një rrugë për të shijuar jetën më tepër. Besoj në thënien e
Confucius "Zgjidhe punën që e do, dhe nuk do të punosh asnjë dite në
jetë."
A ndjeni emocione në audicione?
Artan Teqiu: Sigurisht që po.
Sidomos në fillim pasi kisha bërë një pauzë shumë të gjatë drejt aktrimit. Sa
herë që shkoja në audicion më dridhej gjith trupi. Ishte një përvojë e
tmershme. Megjithatë unë mësova të largoj frikën sepse nuk kishte asgjë për tu
trëmbur. Ekipi i filmit të kërkon dhe ka nevojë për ty. Duke pasur parasysh
këtë dhe faktin se nuk duhet të bësh asgjë pos asaj se të tregosh vehten ashtu
sikur je, menjëherë fiton vetëbesimin, dhe kjo është e tëra që nevojitet. Shko
në audicion, prezento vehten, dhe haroi të gjitha mbasi të ket mbaruar.
Kur lexoni skenari dhe bëni përgaditjet
për rolin tuaj, cili është procesi juaj kreativ për të zhvilluar një personazh?
Artan Teqiu: Së pari lexoj
skenarin duke mos pasur asnjë personazh në mëndje. Dua që në fillim të kuptoj
kush, ku dhe kur para se të ndaj dhe analizoj personazhin tim. Pastaj e lexoj
për së dyti por tani me personazhin tim në mëndje. Ngadal filloj të kuptoj atë
dhe të krijoj një vizjon të tij. Mbasi e kryej këtë, formoj një të kaluar të
tij që nuk është në skenar. Kur koha vjen për të filmuar mundohem të aktroj me
personazhin në mendime dhe zemër. Në këto momente mundohem të haroj vehten.
Cilin zhanër të fimlit prefroni më
shumë?
Artan Teqiu: E dua shumë komedinë,
por kohës së fundit filmat noir dhe sci-fi më tërheqin vëmëndjen. Sikur dhe
shumica e aktorëve preferoj të kem rol negativ në film.
Cilat janë kriteret kryesore për të
qenë një aktor i mirë?
Artan Teqiu: Kisha thënë që
asnjëhere të mos dorëzohesh dhe të luftosh për gjëra të mëdhaja. Beso në vehten
edhe kur të tjeret nuk besojnë në ty. Mos ndrysho kurrë! Ushtro të drejtën e
refuzimit të projekteve. Reziko kur instikti të thotë se është momenti i duhur.
Mbi të gjitha çdoherë puno në mënyrë profesionale, bëju korekt, mos refuzo
projetin të cilin ke pranuar ta bësh për ndonjë projekt më të mirë. Shoqërohu
dhe bashkëpuno me njerëz të kesaj fushe.
A keni qenë prezent në ndojë shfaqje
special ose premiera filmash?
Artan Teqiu: Besoj që ftesa të
tilla pranohen mbasi të kesh kaluar vite dhe të kesh njohur njerëz që punojne
në këtë fushë. Nuk ka shumë kohë që isha në premierën e "Dreaming
American" nga i famshmi Lee Percy dhe Praq Rado që u shfaq në kinemanë e
Akademisë të Oskarit. Poashtu edhe në premierën e "The Elegant Clockwork
of the Universe" nga Malik Isasis. Muajin e kaluar më ftuan në premieren e
sezonës së dytë të "The Girl's Guide to Depravity" nga Cinemax, ku
shoqja e ime Rebecca Blumhagen luan rolin kryesor. Kam qenë i ftuar edhe në
shumë premiera të tjera ku fatkeqësisht nuk kam pasur mundësi të shkoj.
Një ndër gjërat që dëshironi të
realizoni këtë vit.
Artan Teqiu: Të prezantohem nga
një agjent me famë.
Na tregoni për personazhin “Ilir
Bushati” që luani në filmin Made in
Artan Teqiu: Ilir Bushati është
një emigrant me personalitet të mirë që bashkë me bashkëshorten e tij ka
emigruar në Amerikë për të filluar një jetë të re. Fatkeqësisht, sendet në jetë
nuk shkojnë gjithmonë ashtu si i planifikojmë.
Si jeni pregaditur për këtë rol?
Artan Teqiu: Nuk kisha nevojë të
hulumtoj shumë për këtë rol sepse njoh kulturën dhe prapavijën e personazhit.
Megjithatë, përsëri duhesha ta kuptoj se nga vjen Iliri, dhe çfarë mundohet të
arin në NY. Duke njohur kulturën dhe preardhjen e tij, u mundova të krijoj një
lidhje më personale me personazhin dhe të reagoj në situatat e skenarit me
Ilirin në mëndje.
Si ishte eksperienca juaj me regjisorin
dhe aktorët e tjerë në film?
Artan Teqiu: Ishte një pervojë e
shkëlqyer. Regjisori Orges Bakalli dinte punën dhe çka dëshironte nga ne. Edhe
pse zotonte dijeni ai përsëri kërkonte mendimin tonë për xhdo skenë që
filmonim. Kinematografi i shkëlqyer Albert Elmazovski gjithmonë më befasonte me
gjërat që arinte ti bën. Ishte një kënaqësi e madhe të punosh me të. Edhe pse
ky ishte filimi I parë, Ermira Berisha tregoi një nivel profesionalizmi që
aktorët me përvoje nuk e tregojnë. Personi që na bashkoi të gjithëve, talenti
Roland Uruçi, ishte shumë origjinal gjatë filmimit. Kjo lehtësoi punën time dhe
të tjerëve. Njerëz si ai rrallë gjinden në këtë fushë. Të mos haroj edhe
antagonistin e filmit Alex Richard, i cili ma bëri shumë të lehtë ta urej në
film. Gjithashtu desha të shpreh faleminderim ndaj producerit Joseph Di Mattia
i cili qëndroi pranë nesh gjatë gjith filmimit me keshillat e tija të vlevshme.
Shpresoj të mos kem haruar dikë, por edhe nëse kam haruar, që të gjithë ishin
të mrekullueshëm! Të gjithë!
Projekti i juaj i fundit mbi luftën
civile “ A Walk With Death” është përhapur shumë në internet. Na flitni për
këtë projekt dhe rolin tuaj në të.
Artan Teqiu: Ky film ishte një
përvojë e shkëlqyer sepse vendi ku xhiruam dukej njëlloj si në luftën civile të
Amerikes. Shumica e njerëzve kishin njohuri të madhe ndaj kësaj lufte. Gati të
gjithë e dinin se si dukej uniforma, si të mbahej pushka,se si mjekët
Çarë jeni duke punuar momentalisht?
Artan Teqiu: Për momentin jam i punësuar në "The Whitelisted Theatre Company" si producer dhe drejtor i zhvillimit. Jemi duke punuar drejt realizimit të një drame tjetër nga Ballkani këtu në NY. Bashkë me Teodor Petelov punoj në procesin e shkrimit të një drame. Gjithashtu punoj drejt një projekti të përbashkët me Christopher Piccione. Jam duke punuar edhe me regjisoren Yelena Sabel në filmin e saj "Sex, Blood, and Fairy Tales". Poashtu bashkëpunoj me vellezërit Brennan në në një film me metrazh të shkurtër me titull “Selected”. Si dhe në një misjon pë të krijuar demo të punës sime si aktor, dhe kuptohet audicjonet e vazhdueshme.