E premte, 04.10.2024, 03:46 PM (GMT+1)

Kulturë

Vjollca Tiku Pasku: Alfabeti i natës

E marte, 29.10.2013, 09:26 PM


ALFABETI I NATËS

Nga Vjollca Tiku Pasku

Errësira kalon nëpër sytë e mi.Jam në pyll duke ecur dhe për një çast përpëlit qerpikët.Pikëzat e yjeve rregullojnë  pesëkëndorin në kapelen memece të qiellit.Largësia që më ndan me ta është gjumi i ditës së bardhë.Duke ecur, një grimcë lagështie e epidermës së natës,më qëndron në buzë. Puthje  flagrante e errësirës,që pasohet me të tjera.Kodi i mistereve të territ, lind muskujt e buzëqeshjes të gjuhës së kozmozit.Hijet e pemëve bëhen njësh me errësirën. Në sytë e mëdhenj të bufit  si orë nate,zbulohet kërshëria e ndonjë prej aventurave të zogjve më të vegjël.Gjinkalla sintonizon zërin me karkalecin.Gjarpri si një lëkurë rrëkeje rrëshqet nëpër gjethe dhe vërshëllen moskokçarës.Këndojnë  kuaket e gjoleve për të ndezur bukurine e dashurisë.Brumbujt dhe milingonat lëvizin antenat për të marrë sinjale nga hëna.Një pëshpërim drethke më thotë;’tani do të ndodhë mrekullia’Zëra..të magjishme  u hapën në gjithësi.Polifoni e pangjashme me kordat toksore apo frymore të krijuara nga erërat njerëzore. Ngjizje e tonalitetit të zjarrit, qiellit e tokës, zgjatoheshin në një melodi hyjnore,fuqizuar nga gjithësia.Qelqi i artë i hënës u thye nga diagrami i harpës magjike me një amplitud të lartë sinusoidale. Drita e saj u derdh dhe u përpi nga ajri..Ah…shtoj-za-vallet…këndonin dhe vallëzonin duke formuar një kërthizë  toke,si flakë tempulli. Ajri tërhiqej prej vakumit të frymëmarrjes së tyre, dhe shpupuritej prej krahëve valltare virtuozitetin  mijëvjeçar e krijonte valëzime ajrore.Sytë e shtojzavalleve vështronin si vesa e qiellit.Flokët I kishin të gjatë, si zgjatimi vektorial i reve të bardha mbi  mal, veshur me pëlhurë argjendi, me shalle të gjelbërt natyror.Oh ...Bukuri e flakës së virgjër.Bukuri e dritës së pashfaqur e agimit.Bukuri e oqeanit mbledhur në thembrën e horizontit para perëndimit..Jam si në ëndërr..Një copëz dritëhënëze e fshehur u fik në qënien time, duke më dhënë ekstazën e saj.Fluturimi në sytë e mi skanoi gjithë aerodromin e qiellit, gjithë akset e gjerësisë dhe gjatësisë së pyllit, gjithë himnin e natyrës së errët..Ndjeja lumturi…Copëzat e natës u shpërbënë si një duhmë buqete, dhe shtojzavallet ikën rrufe.Agimi menaxhoi grimcat e dritës. Sytë njerëzorë u hapën për të  realizuar ëndrrat e natës. Ajri rimoi frymëmarrjen e ditës.Nuk e di?A do të ishte më mirë të isha një qënie e lumtur e natës, apo një brengë e zhurmës së ditës?



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora