E enjte, 03.10.2024, 05:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Kalana & Bacelli: Skënder Rusi, poezia e gjallë

E shtune, 02.11.2013, 06:58 PM


SKËNDER RUSI-POEZIA E GJALLË ,

himn i poezise lirike

CIKEL me  POEZI

Nga Luan Kalana & Agim Bacelli         

Skënder Rusi u lindi si Poet në Vishocicë të Korçës, (mos u çuditëni) u rit si Poet dhe u përjetua si Poet,si nje gjeni i poezise lirike. Ai ishte, është dhe do të jetë veçse një POET-NJERI; krenaria e poezisë lirike shqiptare dhe botërore. Përmasat poetike të Poetit-Njeri janë universale pasi zbritën nga Universi Poetik për tu paraqitur para nesh si njeri.

Nëse dikush s'ka folur deri më sot me një Poezi të Gjallë, le të shkojë tek Skënder Rusi ta takojë.

 Skënder Rusi ka mbaruar studimet e larta për gjuhë-letërsi. Pasi punoi vite te tera si nje mesues i talentuar i letersise ne shkollen tetevjecare e me pas ne te mesmnen bujqesore ne fshatin e tij te lindjes ne Vishocicë,ai shfaq talentin e tij si artsist dhe ne fushen e artit ne teater me grupin e teatrit te fshatit duke u shquar ne rolet krysorene.

Me pas transferohet ne qytetin e Korces,ku jeton edhe tani, duke punuar si drejtues ne kulture,ne Tetrin "A.Z.Cajupi",ne Pallatin e Kultures,i cili behet promotori,skenaristi i aktiviteteve me te medhaja artistike-kulturore ne rrethin e Korces dhe i ansambleve te qytetit.Punon si gazetar vullnetar e pastaj si profesionit duke drejtuar gazetat lokale te qytetit ne vitet e demokracise me idete e tij perparimtare.

    Në vitin 1984 është diplomuar për dramaturgji dhe në vitin 1998 për drejtues biblioteke në Kajro. Që prej vitit 1992 vazhdon të jetë drejtor i bibliotekës “Thimi Mitko”, Korçë. Ka botuar 8 libra me poezi dhe dy nga dramat e tij janë vënë në skenë nga trupa e teatrit “A. Z. Çajupi”. Krijime të tija janë përfshirë nëpër antologjitë e disa vende të Evropës si në Gjermani, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, Greqi etj. Prej 12 vjetësh është kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Bota e Re” në Korçë. Prej 7 vjetësh organizon dhe drejton aktivitetin më të madh kulturor në Korçë: “Netët korçare të poezisë" me poetë të ftuar nga Kosova, Greqia, Maqedonia, Turqia, Bullgaria , Rumania , Italia etj.

Ai eshte gjithnje aktiv ne levizjet letrare duke qene ideatori  dhe drejtuesi tyre,sic ishte kohet e fundit ne sofren letrare te krijuesve te rinj ne Bilisht,gjate promovimit te librit "Devoll Albania,sprove" te kolegut dhe shokut  qe te fimijerise,Luan Kalanas,i ardhur nga SHBA,ku recitoi poezite me te bukura te tij.

Veç trashegimise se pasur letrare qe ai po na i le ne sfondin kombetar letrar,dhe nje talent tjeter te familjes , te birin i tij,shkrimtarin Eris Rusi

Le të flasim nëpërmjet vargjeve poetike brilante te Skender Rusit,qe siç thote poeti yne kombetar Dritero Agolli,Nderi Kombit ,"ai derdh nota ne vargje,ai kendon ne poezi".

 

SINFONIA E TAKAVE

 

Ai ishte një regjistrues i marrë,

S’kishte zemër në gjoks,kishte disqe!

Jetonte brenda në një kitarë,

Atje e desh dhe varrin kur të vdiste!

Ia dha vetë ate forme sobalkes se tij,

Se atje do flinte me Bet’hovenin e madh!

Se atje do ish dhe zoti Paganin,

Edhe zoti Shubert,edhe zoti Moxart!

Kush tha se keta ishin te vdekur!?

Ai fliste me ta,qeshte,peshperiste!

Brenda kitares se tij vetem e shoqja,

E urdheruar ishte te mos fliste!

Ai behej xhind kur ajo lante pjatat,

Kur kercitja e tyre i futej neper disqe!

Ai i ulerinte kur ia degjonte takat,

Pale kur padashur,ndonjehere ,teshtinte!

Por erdhi nje dite dhe ajo iku ne qiell,

Kitara krisi,muret e saj u cane.

Telat e saj rane mbi Bet’hovenin,

Mbi Moxart e Shubert,mbi te gjithe rane.

Tani ai ve veshin ,jo per te degjuar tinguj,

Po per t’u cmallur me zhurmen e pjatave!

Bet’hoveni?E c’eshte Bet’hoveni,

Para simfonise se embel te takave!?

 

EKLIPSIN PRES

 

Unë me ty,si toka me diellin,

Të vij rrotull vazhdimisht,vazhdimisht!

Por asnjëherë s’të jam afruar sadopak,

As jam larguar sadopak,natyrisht!

Astronomia ka ligjin e vet,

Që unë e përfill me aq sa mund!

Të të afrohem më shumë

Kam frikë se më djeg,

Të të largohem-kam frikë se më humb!

E ja,kështu,vetëm rrotull të vij,

Po s’jam i marrë që rri e pres më kot!

E di që një ditë ,ti do të kesh eklips,

E atëhere,nuk do më djegësh dot!

Unë me ty,si toka me diellin,

Të vij rrotull vazhdimisht,vazhdimisht!

Por asnjëherë s’të jam afruar sadopak,

As jam larguar sadopak,natyrisht!

Astronomia ka ligjin e vet,

Që unë e përfill me aq sa mund!

Të të afrohem më shumë

Kam frikë se më djeg,

Të të largohem-kam frikë se më humb!

E ja,kështu,vetëm rrotull të vij,

Po s’jam i marrë që rri e pres më kot!

E di që një ditë ,ti do të kesh eklips,

E atëhere,nuk do më djegësh dot!

 

ATA DY PLEQ

 

Një plak.Një plakë.Dhe një park.

Edhe një stol.Dhe bëhen katër!

Dhe një neon që ndizej,shuhej,

Sikur ta shkelte syrin natën!

Po pas një viti mbetën tre.

Një plak.Një stol.Një park i gjelbër.

Dhe një neon që më nuk ndizej,

Që mbeti si një sy i verbër!

Në vjeshtë,ah,mbetën veç dy.

Një park.Një stol krejt i vetmuar.

Që pret mos kthehen prap’ aty,

Ata dy pleq të dashuruar!…

 

SE TI GJITHMONË SEÇ BËN CA GJËRA

 

Të lashë në Korçë

E të kërkoj në Kajro!

(Ku dihet,mbase dhe ke ardhur!)

Se ti gjithmonë seç bën ca gjëra,

Që çmëndurira t’i kam quajtur!

Të lashë në tokë

E të kërkoj në qiell!

(Ku dihet në ç’yll më ke pritur!)

Se ti gjithmonë seç bën ca gjëra,

Sa të kam quajtur të lajthitur!

Kap një bionde nga flokët mbrapa,

Ia kthej fytyrën për ta puthur!

Se ti gjithmonë seç bën ca gjëra,

Vjen dhe atje ku s’është e mundur!

Se ti gjithmonë seç bën ca gjëra,

Që të tregojnë dhe më të bukur!

Ndaj ca i marrë dhe unë mundet,

Sot gjithë Kajros t’i jem dukur!

 

TEPËR VONË

 

Ti ke një moshë me time bijë,

Me babin tënd, unë, moshatar.

Kush të dha urdhër të më duash

Me hirin tim të ndezësh zjarr?!

Ata thëngjij që ishin shuar

Ti si guxon me dorë i prek?!

Kush të dha urdhër të më ndezësh

Pa patur frikë se unë të djeg?!

Ke ardhur vonë. Tepër vonë.

Kur dimri krejt më ka pushtuar,

Kur vdekja firmën më kërkon

Ndoshta në ferr për të më çuar!

Ti gjysma-hënë je kur zhvishesh

Dhe gjysma tjetër-perëndi!

Me çdo të puthur m’i ul vitet,

Më kthen në moshën që ke ti!

Me këto gjysma, unë poeti,

Mund të ndërtoj tjetër planet.

Në djall pastaj të shkojnë vitet,

Dhe moshat le të shkojnë në dreq!

Po prapëseprapë një frikë ndjej,

Po mora zjarr, si mund ta fik?

Prandaj dhe po vonoj të zgjohem,

Them ndoshta ik.

Them ndoshta ik…

 

VAJZA PREJ QELQI

 

Vajzë e vogël,

Me sy prej qelqi,

Sa herë hyj brenda tyre,

Unë eci zbathur,

Mos thyej ndonjë gjë,

Që,dot,s’e ndreq!

Qelq,

I ke sytë,

Qelq!

Vajzë kryeneçe,

Me buzët prej qelqi,

Sa herë ndeshem me to,

Ti mua më kap rob,

Dhe robërit i trajtoke keq!

Qelq,

I ke buzët,

Qelq!

Vajzë e brishtë,

Me trup prej qelqi,

Duart i kam skelet,

Dridhem kur të prek,

Kam frikë mos më thyesh vërtet!

Qelq,

Je e tëra,

Qelq!

30 qershor 2002

 

Ç’TRISHTIM

 

Ç’trishtim,të jetosh në një qytet-brengë,

Ku shumë gjëra ecin për mbrapsht!

Vajzat e bukura rrinë fshehur nga djemtë,

Të shëmtuarat shëtisin në bulevard(!)

Ç’trishim në këtë qytet që më deh,

Me erën e qelbur të vodkës!

Ku vetja herë-herë më duket,

Si Esenini rrugëve të Moskës!

Ç’trishtim,në këtë qytet të çmendur,

Që më ngjan me një spital të madh!

Njerëzve ju mungojnë veç bizhamat me vija,

Dhe numurat në shpinë apo në krah!

Ç’trishtim në këtë qytet që flet përçart,

Që as në gjumë nuk e heq paruken!

Dua t’ia marr nga koka e t’ia flak,

Por edhe ai s’më le,edhe unë nuk mundem!

Ç’trishtim,në këtë qytet të pushtuar nga vdekja,

Që po më vdes edhe mua pak nga pak!

Më vjen të rrëmbej shpirtin e të zhdukem,

Sa më larg prej tij,sa më larg!…

 

SE SI…

 

Se si po më ikën jeta!Se si!

Pa më pyetur fare,

Sikur të mos jetë imja!

Kam çaste kur edhe vetë nuk e di,

Nëse duhej ose jo,të lindja!

Se si po më ikin ditët!Se si!

Rrokullisen,rrokullisen,si toptha të vegjël!

Unë vrapoj pas tyre,kërkoj t’i arrij,

T’i ndaloj,t’i pyes,ç’do të bëhem nesër!?

Se si po më ikin ëndrrat!Se si!

Edhe në gjumë më kanë hyrë,

Edhe m’i kanë vrarë!

Ato që kanë shpëtuar kanë marrë arratinë,

Duke më lënë mua një të vdekur-të gjallë!

Se si po më ikin dashuritë!Se si!

Një sot.Një nesër.Një tjetër pas një jave!

Marr kokën mes grushtash,

I bie me zemërim,

Sikur të ketë bërë mijra faje!

Se si po më ikin dëshirat!Se si!

Si ata zogjtë shtegëtarë që dimrit i tremben!

Po ç’them edhe unë,

Do të ishte një mrekulli,

Të ishin zogj shtegëtarë që ikin e kthehen!

 

PA DASHJE

 

Pa dashje kam plagosur një grua!

(S’e dija që më desh aq marrëzisht!)

Ajo ishte një yll,nga qielli larguar,

E zbritur në tokë rastësisht!

Pa dashje,kam fyer një grua!

E putha në faqe në një natë pa drita!

Pastaj dhe në ballë një puthje të dytë,

Ia shtypa pak hundën me gisht,edhe ika!

Pa dashje , kam vrarë një grua!

(Eh,gratë u vrakërkan kaq shpejt!)

Ajo iku në qiell,prej nga ish larguar,

Të vuante zhgënjimin e vet!

 

MBI KOKË MË RRI EDHE MË NDRIT

 

Gjithnjë po bëhesh më e krrusur,

Sikur po i afrohesh tokës!

Unë jam atje,në sytë e rrudhur,

Ku është fillimi i gjithë botës!

Gjithnjë po bëhesh më e vockël,

Ku e ke futur gjithë atë shpirt!?

Si hënëz e ngrënë brenda dhomës,

Mbi kokë më rri edhe më ndrit!

Gjithnjë po bëhesh më e lehtë,

Mos ke ndërmend që të largohesh!?

Më bëj një shenjë e ngjitem vetë,

Qiellit t’i them që do vonohesh!

                          SKENDER RUSI

 

Luan Kalana

Agim Bacelli

SNBA,nentor 2013



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora