Kulturë
Gjon Keka: Kombi shqiptar është në Europë
E shtune, 02.11.2013, 05:57 PM
Kombi shqiptar është në Europë.
Nga Gjon KEKA
Nuk ka gjë
më të keqe, me absurde, më mallkuese se shpallja e një pushtuesi barbar, si “shpëtimtar”
apo”mbrojtës” i një kombi apo populli.Poashtu nuk ka gjë më të pështirë, më neveritëse
se sa tezat se perandoria barbare osmane ishte një perandori “universale”, “administruese”,
një perandori që solli “zhvillim” dhe gjëra të tjera “të mira” për popullin shqiptar
dhe popujt tjerë.Ata që hedhin këso teza, që shpallin këso absurditetesh janë ose
të infektuar, ose mbetje osmane ose injorantë që duan që injoranca të bëhet
gjigande në mesin e popullit tonë.
Për të rrëzuar
si tezën “shpëtimtare” apo”mbrojtëse”, unë do të nënvzioj pesë gjëra të rëndësishme
:
-e para
ajo erdhi si pushtuese barbare përgjatë periudhave 1396-1468, pothuajse 27 herë
dhe u kthye mbrapshtë prej nga erdhi,
-e dyta
pse u vranë dhe u masakruan arbënorët e pafajshëm në trojet e tyre të lashta
europiane nga kjo perandori barbare dhe sulltanët kur ajo paska pas ardh si “mbrojtëse”
dhe “shpëtimtare”, ndërsat dihet botërisht se gjenocidi që ajo bëri ishte e
tmerrshme, e paparë në botë ndonjëherë,
-e treta
pse me dhunë futi ideologjinë e saj islamike, meqë ajo paska qenë “mbrotjëse” dhe
“shpëtimtare”, pse nuk i la arbënorët të praktikojn besimin e tyre, kultet dhe
trashëgimin e përgjithshme shpirtërore të lashtë të arbënit, por i rrënoi të gjitha
dhe ndërtoi minare dhe objekte tjera aziatike,
-e katërta
pse të gjitha gjuhët tjera i lejoj vetëm gjuhën arbënore(shqipe) e ndaloi me
ligj dhe i persekutoj ata që flisnin dhe shkruanin gjuhën e tyre amëtare, dhe
-e pesta
meqë ajo paska qenë “mbrojtëse” apo “shpëtimtare” atëherë, pse Gjergj Kastrioti
u kthye në nëntor 1443 për të çliruar vendin e tij nga zgjedha e rëndë turke, dhe
luftoj gjerë në vdekje duke mos lënë asnjë farë apo elementë të osmanlinjëve
mbi tokën e arbënit.
Ndërsa për
të rrëzuar edhe tezat tjera se kjo perandori barbare nuk ishte universale por
një perandori demoniake e që si shpirt të tërë organit të saj ajo kishte
islamin, pra si mund të jetë ajo universale kur pikmbështetja e saj është djepi
ideologjik që shumë popuj që ajo kishte pushtuar barbarisht nuk ishin të themeluar
dhe nuk kishin pas në esencë asnjëherë ideologjinë islamike që kjo perandori
barbare kishte si qendër të organit të saj.
Duhet
potencuar se po këtë pikmbështetje ideologjike e ka edhe sot Turqia sado që jetojm
në shekullin XXI, ajo ende mbetet mbi themelet e saj ideologjike islamike.Ndërkaq
ishte pikërisht kjo ideologji që ajo merrte frymëzimin egërisht për të gllabëruar,
për të bërë nyje shpiërtërat e këtij kontinentit të lashtë, por ja që si kjo
perandori barbarë ashtu edhe ideologjia e saj u ndalën në tehun e shpatës së Gjergj
Kastriotit i cili nuk lejonte që kjo perandori të mbillte farën e saj në trojet
e arbënit dhe as të zinte vend aty, por as edhe të depërtonte në tërë kontinentin
e lashtë të europës.
Me fjalë tjera
si mund të quhet një perandori “universale”, ”administruese” etj kur faktet
historike flasin me zë të lartë se ajo ishte një perandori barbare me skena të atilla
të gjakut të derdhur nga dora e saj kundër popujve të pafajshëm, respektivisht
të popullit arbënor europian.Kur dihet se të gjithë sulltanët ishin armiq të europës,
të kulturës, të besimit dhe të civilizimit të familjes europiane.Imagjinoni
ushtarët barbarë osman të cilët nga torturat dhe masakrat që kishin bëri
gjymtyrët e njerëzve të pafajshëm burra, gra e fëmijë të masakruar në rrugë njëri
mbi tjetërit përgjatë tërë rrugës së gjakosur nga kjo dorë mizore dhe demonike
e pushtuesit.A nuk janë këto skena të kanibalëve osmanlinj ndaj popullit të lashtë
arbënor.
Si mund të
quhet një perandori e till, ”universale “, ”administruese” kur ajo preku në dinjitetin
e kombit tonë, në qenjen e tij, në identitetin e tij, në zemrën e tij dhe qëllimi
i saj së bashku me aleatët e saj sllav përgjatë historisë ishte zhdukja nga
faqja e dheut e kombit arbënor.
Pra siç edhe
mësojm nga historia dhe faktet e saj kokëforta se turqit kanë ardhur të gjithë si
hordhitë e egra në vitin 1355 nga Azia në kontinentin e lashtë europian
fillimisht për asnjë qëllim tjetër se sa ajo e ambicieve pushtuese barbaare, e
lakmisë së tyre për shkatërrim, plaçkitje dhe vrasje dhe mbjelljen e ideologjisë
së saj, kulturës së saj dhe mentalitetit të saj primitiv.Pra thënë më saktë historia
e turqve përbëhet nga një zinxhir i sulmeve, vjedhjeve banditeske në mënyrë të vazhdueshme
dhe luftëra gjakatare kundër popujve të pafajshëm të kontinentin europian.Por, në
kthim e saj mbrapsht duke u kthyer ajo përmes Shqipërisë tregoi karakterin e
saj të vërtetë, epshin e saj për grabitje dhe vrasje mënyra më e tmerrshme.Çdo
mizori e përfytyrueshme ishte kryer ndaj popullit të pafajshëm dhe të pambrojtur
shqiptar nga osmanet barbarë sa që as kafshët e egra nuk do të ishin më barbare.Kështu
flet historia, e verteta, faktet dokumentet dhe kronikat historike, ky ishte
realiteti edhe nëse ne nuk duam të flasim, kjo është e vërteta që duhet të na
prekë ndërgjegjet secilit për veprimet e tanishme dhe lëvizjet jolegjitime që po
bëhen në marrëdhëniet me turqit dhe politikën ë tyre nga disa, mbetje, individë,
grupe dhe klane ideologjiko-politike.Poashtu duhet potencuar këtu se në disa
dokumente historike flitet se pas vdekjes së strategut dhe mbrojtësit të të kombit
tonë dhe civilizimit të përgjithshëm europian, Gjergj Kastrioti(1468) osmanët
barbarë prunë nga azia e vogel mbi 4200 familje aziatike.Atëherë është e mundur
që në territorin tonë të ketë mbetje të saj që i shërbejn politikës turke.Prandaj
duhet nënvizuar një gjë se pavarësia e mendimit të arbnve nuk përshtatet me
planet e tyre politike, ideologjike dhe qëllimet demonike, por një gjë është e
ditur se diaa individ dhe grupe ideologjiko-politike në Kosovë dhe Shqipëri etj,
jo vetëm që nuk e kanë ndërmend ta ringjallin traditën e Pirros Gjergj
Kastriotit dhe kujtimin e të lashtëve tanë, por ata punojn natë e ditë kundër kësaj
tradite këtyre kujtimeve të lashta të kombit tonë arbënor europian.Por duhet
ditur se një e keqe mposhtet përball ruajtjes me tërë qenjen e identitetit, rilindjes
së atdheut dhe shpirtit të thellë kombëtar.
Ndërsa për
fund po i përgjigjem disa gojkëqinjëve, kërcënuesve dhe mohueseve e mbetjeve
osmane me këto fjalë që ta kuptojn një gjë mirë e mirë një herë e përgjithmonë.
Të jemi të
qartë, ju si duket e keni kokën dhe mendjen tuj në turqi apo azi, dhe mentalitetin
osmano-islamik, por kombi shqiptarë është në Europë, në mesin e këtij
kontinenti të lashtë, dhe ju nuk mund të akceptoni këtë realitet përderisa
mbani kokën atje, ju nuk mund të shihni nga shpella e atjeshme dritën e këtushme
të këtij kontinenti të lashtë, ju jeni larg në errësirën në të cilën jetoj edhe
themeluesi i ideologjisë barbare tuaj, sulltanët tuaj.Prandaj ju ende nuk e
keni parë dritën, ju mungon dritëshikimi dhe përderisa ju nuk keni dal nga
shpella ju nuk do të kuptoni kurrë botën që ecë, që zhvillohet, që sheh, pastaj
kombet që ruajn dhe mbajnë të gjallë idealin e paraardhësve, kulturën dhe
civilizimin e përbashkët të familjes sonë europiane.Ju jeni ngatërrestarët e
botës, jeni terrori i botës, jeni marrëzia e të gjitha shekujve që ka prodhurar
bota, pra jeni kampion për të keqen ndërsa të mirën kurrë nuk e keni dashur, e
keni urryer, edhe nëse ka qenë shpesh para syve tuj ju e keni dëbuar nuk keni
dashur ta shihni, pra thjesht ju jeni dhe do të mbeteni shkretëtira e madhe e
botës, pluhuri që pengon shikimin e botës, thatësira e përjetshme e moralit dhe
shpirtit tuj.